Zgjedhjet 2025, ambasadori OSBE-së: Administrata zgjedhore t'i shërbejë interesit publik, jo atij politik

Zgjedhjet 2025, ambasadori OSBE-së: Administrata zgjedhore t'i shërbejë interesit publik, jo atij politik

1733837148_m.JPG

Depolitizimi i administratës zgjedhore dhe nevoja për administratorë zgjedhorë profesionistë ishin në qendër të konferencës që Prezenca e OSBE-së organizoi, sot, së bashku me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Komisionin e Venecias dhe Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

Ambasadori i prezencës së OSBE-së në Shqipëri Michel Tarran tha se administrata zgjedhore t'i shërbejë interesit publik, jo atij politik.

Ai përsëriti angazhimin e Prezencës së OSBE-së për të mbështetur përpjekjet reformuese të Shqipërisë. 

“Një administratë zgjedhore e kualifikuar dhe e paanshme garanton që çdo votë të numërohet në mënyrë të drejtë dhe transparente. Me caktimin e ditës së zgjedhjeve për më 11 maj 2025, është koha për të mbështetur KQZ-në për zgjedhjet e ardhshme përmes një administrimi sa më profesional.

Sipas kornizës ligjore aktuale, procesi i emërimit të komisionerëve të administratës zgjedhore të nivelit të ulët është ekskluzivitet i partive politike. Megjithëse ky është një nga modelet e shumta që janë të zbatueshme në të gjithë zonën e OSBE-së, ajo që është kritike veçanërisht në mungesë të ndryshimeve ligjore të rekomanduara  është t'i jepet përparësi meritës, përvojës dhe objektivitetit në përzgjedhjen e tyre.

Ne besojmë se kompetenca, pavarësia dhe paanshmëria duhet ta udhëheqin këtë proces për të siguruar që administrata zgjedhore t'i shërbejë interesit publik dhe jo atij politik. Për të arritur këtë, është e rëndësishme që i gjithë personeli i përfshirë në administratën zgjedhore t'i nënshtrohet një programi të unifikuar dhe gjithëpërfshirës trajnimi dhe certifikimi të ofruar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Viti i ardhshëm shënon gjithashtu një moment historik për Shqipërinë: votimin nga jashtë vendit. Ky është një hap i rëndësishëm përpara për të siguruar që qytetarët shqiptarë me të drejtë vote, pavarësisht ku jetojnë, të mund të votojnë. Ky zhvillim i ri sjell edhe sfida që administrata zgjedhore duhet të jetë e gatshme t'i adresojë”, tha ai.


Lajmi kryesor:

Zgjedhjet 2025/ Komisioni i Venecias: Punoni të jenë të lira, OSBE: Depolitizoni administratën zgjedhore! Celibashi: Do të sillte mosnjohje rezultati


S.B/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Ndikimi i Trump në Shqipëri, Galdini: Presidenca e tij do u dalë shtrenjtë politikanëve tanë! SPAK do trokasë në dyert e tyre

Ndikimi i Trump në Shqipëri, Galdini: Presidenca e tij do u dalë shtrenjtë politikanëve tanë! SPAK do trokasë në dyert e tyre