Komisionerja për Zgjerim e Bashkimit Evropian, Marta Kos, u pyet në Tiranë edhe për zgjedhjet e 11 majit. Ajo dha një vlerësim pozitiv për to, pavarësisht raportit kritik të ODIHR.

“Zgjedhjet ishin të lira e të ndershme, është mirë kur marrim kritika për tu përmirësuar”, tha Kos. 

Kjo deklaratë shkaktoi reagime të forta në radhët opozitare në drejtim të komisioneres për zgjerimin në Bashkimin Evropian. Nga Selia e PD-së, Gazment Bardhi e quajti zyrtaren e Brukselit, një zëdhënëse të qeverisë së korruptuar.

"Zonja Kos, të më gjej një rast të ngjashëm si ky: ky kryeministri shkon bën pazare me turqit, dhe 3 muaj më pas jua jep atyre tenderin, dhe unë do them që këto ndodhin edhe në Evropë. U be zëdhënëse e një qeveria të korruptuar, të lidhur me kartelet", tha Bardhi. 

PD i konsideroi skandaloze pohimet e Komisioneres për zgjerim, duke kujtuar se raportin e ODIHR për 11 majit dhe konkluzionet se PS e shkriu shtetin njësh me partinë.

"Ky pohim është një prej tyre që të skandalizon. Këtë pohim s’ka guxuar ta thotë as vetë Rama. Nga kjo deklaratë do turpërohej edhe vetë Rama se është deklaratë që turpëron këdo që guxon ta thotë. Kos ka detyrimin të jetë e vërtetë me qytetarët shqiptarë, të njohë autoritetin e OGIHR që nuk e thonë në raport atë që thotë Kos. Ky është raporti final dhe unë e sfidoj zyrtaren e Brukselit të na gjejë germën ku thuhet pohimi që bëri sot krah kryeministrit më të korruptuar në Europë. Raporti i ODIHR thotë se zgjedhjet nuk garantuan barazinë e palëve pjesëmarrëse, qytetarët dhe punonjësit u intimuiduan, thotë që u zhduk vija ndarëse mes shtetit dhe partisë në pushtet. E përkthyer shqip, në respektim të standardeve europiane të zgjedhjeve, ajo që ODIHR ka thënë se zgjedhjet nuk ishin as të lira dhe as të ndershme.

Shqiptarët presin që zyrtarët e Brukselit të bëhen zëdhënës të standardeve dhe vlerave europiane, për fat të keq me qëndrim e saj, kos u bë u bë zëdhëdhënëse e një qeverie të korruptuar dhe të lidhur me kartelet e drogës. Të deformosh realitetin, të mohosh atë që ODIHR e ka thënë e zeza mbi të bardhë, të dalësh në konkluzione të ndryshme nga ato që kanë dalë europarlamentarët që ishin vëzhgues, nënkupton që jo vetëm nuk ke respekt për veten, por që nuk ke asnjë fije respekti ndaj ndjeshmërisë së qytetarëve shqiptarë. Ne emër të PD ndjej keqardhje që Kos u bë zëdhënëse e qeverisë së korruptuar dhe të lidhur me kartelet e drogës. Se çfarë e detyron të dalë jashtë vlerave europine, ju ftoj të pyesni Kos. Shqiptarët janë mësuar me deklarata të deformuara. Shqiptarët mbajnë mend Vlahutin që ndërsa Shqipëria kanabizohej, Romana Vlahutin shpallte Tahirin kampion të luftës ndaj drogës. Unë e di çfarë e detyron Kos që të shndërrohet në zëdhënëse të së pavërtetës, do bëjmë gjithçka që ta mësojnë shqiptarët dhe europoianët, por për sot po ndalem këtu", tha Bardhi.

Bardhi tha se i dinte motivet që e shtynin zyrtaren e lartë evropiane të dilte krah qeverisë, por do t’jua tregonte shqiptareve dhe evropianëve një ditë tjetër. Ndërkohë, Kos u sulmua edhe nga Flamur Noka, i cili shkroi se ajo ka dalë nga binarët e BE-së. "Mos u bëni Bozë", shkroi Noka. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:13
Xhaferri sulmon Kos: Në 11 Maj e vetmja garë e barabartë ishte ajo mes bandave të drogës dhe bandës së qeverisë se cila blen më shumë vota! 

1763745837_7700fc9d8c5a4c508b61473dad7462b01024x682.jpg

Si shumë të tjerë demokratë, edhe deputeti Besart Xhaferri sulmoi Komisioneren për Zgjerimin e Bashkimit Europian, Marta Kos, e cila ishte sot në Tiranë në kuadër të Samitit të Planit të Rritjes.

Postimi i plotë i deputetit Besart Xhaferri: 

Marta Kos, Komisionerja për Zgjerimin e Ballkanit Perëndimore, sot u kthye në avokate të kreut të një shteti, që prej 5 vitesh firmos leje për kulla e resorte ku kartelet e drogës nga mbarë Evropa pastrojnë para.

Marta Kosit, duhet ti thotë dikush se Prokurori i Brukselit Julien Moinil, që ka ekspozuar fuqizimin e  karteleve të drogës për shkak të lehtësirave që qeveria Rama u ka krijuar për të pastruar para është kërcënuar me jetë nga një bandë shqiptare që kishte paguar 1 milionë euro për kokën e tij.

Marta Kos, duhet ta dije se po bën avokatin e një politikani që ndan pushtet me kartele me droge që operojnë nga Amerika Latine në Bruksel.

Marta Kos para se të na flasë për zgjedhjet e 11 Majit ti referohet raportit final të OSBE ODIHR që ekspozoi një masakër zgjedhorë të paprecedentë në Evropë, ku gara reale ishte mes bandave të drogës dhe bandave të qeverisë se cila siguron më shumë vota.

Ora 18:00
'Zgjedhjet ishin të lira dhe të ndershme', Bylykbashi sulmon Kos: Raporti i ODIHR nuk mund të hollohet me ujë siç bëri sot Komisionerja

1763744528_80001673625745xbylykbashi399.png

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, ka sulmuar komisioneren e BE për Zgjerimin Marta Kos e cila deklaroi se “zgjedhjet ishin të lira dhe të ndershme”.

Bylykbashi e ka cilësuar deklaratën e Kos si të pavërtetë dhe që sipas tij përbën një shtrembërim të papranueshëm të Raportit Përfundimtar të ODIHR.

Ai shton se çdo deklaratë që përpiqet ta zbukurojë apo ta hollojë këtë të vërtetë, duhet çuar menjëherë në vend.

Reagimi i deputetit Oerd Bhlykbashi:

Komisionerja e Zgjerimit zj. Marta Kos deklaroi se zgjedhjet e 11 majit 2025 “kanë qenë të lira e të ndershme”. Çfarë është më e rëndë është që ajo e dha si konkluzion të saj në emër të BE, jo si citim të ODIHR.

ODIHR në Raportin Përfundimtar ka deklaruar që në fjalinë e parë që “konkurentët nuk patën fushë loje të barabartë”.

Brenda paragrafit të parë, ODIHR thotë se “Partia në pushtet përfitoi nga përdorimi gjerësisht i burimeve administrative gjatë fushatës , duke krijuar avantazh të padrejtë për shkak të qenies në pushtet”.

Në asnjë rresht të raportit final, për asnjë moment, ODIHR nuk thotë që zgjedhjet ishin të lira e të ndershme, siç thotë zj, Kos.

Ajo që ODIHR tha prerazi ësjtë se është prishur ndarja mes shtetit dhe partisë në pushtet. Kjo është shkelje e një parimi themelor, që sjell një fushë loje të pabarabarta, pra zgjedhje janë të pandershme.

Zgjedhësit patën presion, thotë ODIHR. Pra zgjedhjet nuk ishin as të lira.

Kreu i delegacionit të Parlamentit Europian në kuadër të Misionit Ndërkombëtar të Vëzhgimit të Zgjedhjeve, eurodeputeti Gahler, nënvizoi qartë se krimi i organizuar pengoi rotacionin politik.

Sa kohë nuk ka një raport tjetër dhe Komisioni Europian nuk kishte misionin e vet të vëzhgimit, pyetja ime është: E ka lexuar raportin e ODIHR dhe nese po, ku e lexoi Komisionerja e Zgjerimit, zj. Kos shprehjen se “zgjedhjet ishin të lira e të ndershme”?!

Zj. Kos, si Komisionere Zgjerimi nuk ka kompetencë të zgjerojë dhe as të tresë Raportin Përfundimtar të ODIHR. Duhet patjetër ta tërheqë menjëherë atë deklaratë. Herë tjetër mjafton vetëm të citojë raportin e ODIHR.

Ora 16:23
Pas Bardhit, edhe Noka sulmon Eurokomisioneren: Zonja Kos mos u bëj Bozë!

1763738769_58503979014395801615036149150558780743635937n.jpg

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka sulmuar Komisioneren për Zgjerimin të BE-së, Marta Kos, duke e akuzuar se po “ambalazhon” një kryeministër të përfshirë në afera korruptive dhe narkoshtetërore me ngjyrat e BE-së, duke mos marrë parasysh raportet e OSBE-ODIHR për zgjedhjet.

Ai i kërkon komisioneres Kos të mos lejojë devijimin nga standardet europiane, duke theksuar se Shqipëria duhet të përputhet me Evropën, jo të paraqitet si një Europë e kontrolluar nga Rama.

Reagimi i plotë i Marta Kos: 

Zonja Kos mos u bëj Bozë!

Jemi mësuar të shohim burokratë shëtitës të sponsorizuar nga Soros, që shkrihen së qeshuri me batutat e Kinostudios që përdor Rama.

Kemi parë Romanën, që sa qe në #Shqipëri nuk e ndjeu kurrë erën e barit që mbollën Rama dhe Tahiri.

Tani na ra për hise të shikojmë zonjën që "fut në formacion" të vetmin narkoshtetar të kontinentit, kryefirmëtar i aferave më të mëdha korruptive në Europë, i sponsorizuar nga kartelet dhe krimi i organizuar.

Komisionerja për Zgjerimin nuk e paska lexuar raportin e OSBE-ODIHR për zgjedhjet e përgjithshme në Shqipërinë e kontrolluar nga Edi Rama.

Çfarë e detyron zonjën komisionere ta ambalazhojë një narkoshtetar me ngjyrat e BE-së?!

Zonja Kos, e pyetët kryeministrin ç'u bë me fondet europiane IPARD? Po pse, hajduti i IPARD-it do i kullandrisë paratë e taksapaguesëve europianë?! Ai që i bëri "rrush e kumbulla" për ministrat e tij?!

Marta Kos, ne e duam Shqipërinë si gjithë Europa, dhe jo Europën si gjithë Shqipëria.

Keni dalë nga binarët e BE-së. Mos u bëni Bozë!

Ora 14:47
Pezullimi i Ballukut/ Bardhi: Pazaret në Turqi për Tunelin e Llogarasë i bëri Rama, Kos të më gjejë një tjetër rast si ky në BE

Partia Demokratike përmes Gazment Bardhit tha se pazaret në Turqi për tunelin e Llogarasë, u bënë me praninë e Edi Ramës. Ai sfidoi komisioneren e BE-së për Zgjerim, Marta Kos, të gjejë një rast tjetër si ky në Evropë. Bardhi nga selia blu tha se Rama është kthyer avokat i Ballukut.

“Rama nuk e shkarkon, por del si avokat i Ballukut dhe sulmon gjyqtar e prokurorë, duke shpallur veten mbi ligjin. Ajo që bëri Rama, është mesazhi i tij që shpallet i pavarur, pra i bie që Rama mendon se pushteti ekzekutiv është i pavarur nga detyrimi për të zbatuar ligjin. Vendimi i Ramës për të mos shkarkuar Ballukun është çmimi që shqiptarët po paguajnë që për shkak të një kryeministri që prej datës 31 tetor nuk e ka më veten në dorë. Rama konfirmoi se është një pupac i Ballukut, e pandehur nga SPAK për dy tenderë që shkojnë 210 mln euro. Ju takojnë, ne, të gjithë bashkë që të ngrohemi ndaj këtij sistemi të korruptuar që ka ndërtuar Rama dhe të bëhemi bashkë në foltoren e së hënës ora para kryeministrisë.

Sfidoj Kos të gjejë një rast të ngjashëm si ky, të gjejë një kryeministër të BE që 3 muaj para se të shpallet gara për një projekt 210 mln euro, shkon kryeministri dhe zv,.kryeministri, takojnë kompaninë private, bëjnë pazare se si do ndajnë përfitime nga ky projekt dhe 3 muaj më vonë hapin garën dhe ja japin kompanisë që kanë paracaktuar. Në Europë s’ka rast të tillë, sepse Europa, qeveritë europiane udhëhiqen nga parimet dhe vlerat e vërteta europiane”, tha Bardhi.