Pas dekretimit të datës 6 mars për mbajtjen e zgjedhjeve të pjesshme lokale partitë kanë nisur të diskutojnë emrat e kandidatëve të mundshëm. Në Dibër, ndonëse ende nuk ka një vendim zyrtar, mësohet se PS do të kandidojë kryetarin aktual të komanduar Shkëlqim Murrja.
Edhe në Durrës socialistët do të kandidojnë Emirjana Sako e cila kryen prej dy vitesh funksionin e kryetares, si e komanduar.
Ndërkohë kampi blu për shkak të përplasjeve Basha-Berisha për drejtimin e PD do të hyjë në zgjedhje e përçarë. PD zyrtare e drejtuar nga Lulzim Basha do të kandidojë në Durrës Luan Hotin, aktualisht kryetar i degës nga ana tjetër. Ndërsa burime pranë grupit të Berishës thanë se do të kandidojnë, Ardian Mukën.
Ndërkohë për Bashkinë e Shkodrës, socialistët do të futen në garë me kandidaten Majlinda Angoni, e cila prej dy vitesh mban detyrën e Prefektës. Ndërsa ende nuk dihet nëse do të rikandidojë Voltana Ademi, e pozicionuar krah Berishës.
Në Lushnjë socialistët pritet të kandidojnë kryetaren aktuale Eriselda Sefën, e cila u komandua në post pas arrestimit për korrupsion të Fatos Tushes. Ndërsa ende nuk dihen kandidatët e PD-së.
Më Presidenti Ilir Meta dekretoi 6 marsin si datën për mbajtjen e zgjedhjeve të pjesshme lokale në 6 bashki, përkatësisht në Durrës, Shkodër, Rrogozhinë, Lushnje, Vorë dhe Dibër.
SI.E./M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A bënë zgjedhjen e duhur demokratët duke rikthyer në krye Sali Berishën?
-
Po
15.5%
-
Jo
79.9%
-
Nuk e di
4.5%
Vota total: 1081
Lajme të tjera
-
PS insiston: Opozita të sjellë zyrtarisht kandidatin për President! Nëse vijohet kështu në raundin e 4 i japim vendit kreun e ri të shtetit
22 Maj, 10:15
-
Procesi i Zgjedhjes së Presidenti dëshmon se demokracia parlamentare funksionon
21 Maj, 18:54
-
PS ofroi kompromis për ndryshimin e rezolutës për Srebrenicën, kërkoi të përfshihej dënimi i bashkëpunimit të Berishës me Millosheviçin, ‘Rithemelimi’ e refuzoi
21 Maj, 16:52
-
Zgjedhja e presidentit, PS: Opozita e propozon me firmat e saj kandidatin për President
20 Maj, 13:00
-
Preç Zogaj: Një President politik euroatlantist nga radhët e PD-së
20 Maj, 11:37
-
'Presidenti' kthehet në pikën zero, palët akuzojnë njëra-tjetrën për prishje të konsensusit! Alibeaj: Kandidatin tonë ta firmosin socialistët! PS: S’ishte kjo dakordësia
20 Maj, 09:55
-
Presidenti i ri, Nurellari në Report Tv: Emrat e opozitës konsensualë, të distancuar nga konflikti politik! Topi në fushën e PS-së
19 Maj, 18:56
-
Pamjet e mrekullueshme të pranverës në Elbasan, Kukës dhe në Klos, turizmi malor i papromovuar dhe pa rrugë
18 Maj, 08:57
-
Drejtuesit politik të PS në Qarqe, Ulsi Manja merr Lezhën, Balluku shkon në Dibër
17 Maj, 20:24
-
Kritikat e Ramës për SPAK, Petro Koçi në Report Tv: PS nuk mund të heshtë për krimet më të mëdha! Pse nuk hetohet Berisha për Kompleksin 'Partizani'?!
17 Maj, 20:14
-
Klos/ 29-vjeçari rrezikon jetën, apelon për ndihmë në Report Tv: Më ndihmoni për transplant të veshkave
17 Maj, 09:57
-
VIDEO/ Ja si Berisha shtrembëron deklaratat e Ramës dhe mashtron qytetarët për negociatat me BE
16 Maj, 21:45