Vendoret/ Meta-Berisha nënshkruajnë marrëveshjen: Kandidatë të përbashkët, Partia e Lirisë merr krerët e Këshillave kudo ku është vendimtare (DOKUMENTI)

Një marrëveshje me 6 pika, thelbi i së cilës është dalja me kandidatë të përbashkët në zgjedhjet e ardhshme vendore më 14 maj, është zyrtarizimi i rrugëtimit të përbashkët mes Sali Berishës dhe Ilir Metës në përballjen e radhës politike me Edi Ramën.

Marrëveshja u firmos në hotel "Tirana", një 'tokë neutrale' dhe parashikon që kandidatët e përbashkët do të dalin nga primare, Partia e Lirisë të ketë kryetarët e Këshillave Bashkiakë kudo ku është vendimtare në përcaktimin e shumicës. Të dyja palët do të mbështesin referendumin, një premtim i Ilir Metës që pas rikthimit në politikë me 25 korrik, teksa Berisha dhe Meta angazhohen për realizmin e transparencës së plotë për menaxhimin dhe përdorimin e të gjitha fondeve publike, si edhe të gjitha vendimeve të Këshillave Bashkiake dhe të Bashkive që lidhen me to.

Sali Berisha foli i pari, si drejtues i koalicionit, duke e konsideruar nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje si hapin e parë drejt fitores së sigurt të opozitës në Tiranë dhe Shqipëri.

"Ky moment çel rrugën, për t’u dhënë qytetarëve të Tiranës, qytetarin e parë, që ata meritojnë, që pasqyron vlerat, shpirtin, virtytet dhe moralin e tyre, dhe një lloj për të gjitha qytetet e Shqipërisë", tha ai. 

Me një shtrëngim duarsh Sali Berisha dhe Ilir Meta lanë pas divorcin e së shkuarës dhe iu rikthyen bashkëjetesës politike. Tashmë të pozicionuar kundër Edi Ramës, Berisha e Meta marrëveshjen e firmosur mes tyre e konsideruan si fillimi i rrugës për të fituar pjesën më të madhe të bashkive.

Mirëpo, përballë optimizmit për të ardhmen, Berisha e Meta u përballën me pyetjen sesa e moralshme është kjo marrëveshje e re mes tyre, kur e shkuara shënjohet nga akuza të forta ndaj njëri-tjetrit për tragjedinë e Gërdecit dhe për darkën e ngjalave.

Dy aleatët lanë pa përgjigje edhe nëse do të mbajnë përsipër përgjegjësitë e humbjes, në rast se 14 maji nuk do të sjellë fitoren e koalicionit të drejtuar prej tyre. Dyshja Berisha e Meta konfirmuan se do të përqendrojnë energjitë kryesore në Tiranën e drejtuar nga Erion Veliaj, teksa vlerësuan edhe kandidatë si Belind Këlliçi 

Ilir Meta dhe Sali Berisha pikat e fundit në marrëveshje i dakordësuan dje në një takim në Selinë e PD.  Pas takimit, Meta dhe Berishën dolën në deklarata të veçanta për mediat, ku u vu re një lloj nervoziteti i shtuar i dy liderëve të opozitës. Meta kërcënoi kryeministrin e Edi Rama dhe Lulzim Bashën, ndërsa Berisha paralajmëroi protesta duke filluar nga 12 nëntori për të rrëzuar reagimin dhe se Ramës do i japin përgjigjen e merituar.

(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë)

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:51
Kreshnik Spahiu ironizon marrëveshjen Berisha-Meta: Të dy së bashku kundër gjithë planetit! Do rrëzojnë qeveritë amerikane e britanike

1666866656_WhatsAppImage20221027at12.27.10.jpeg

Analisti Kreshnik Spahiu ka ironizuar marrëveshjen e Sali Berishës dhe Ilir Metës për zgjedhjet vendore. Spahiu shkruan se Meta dhe Berisha janë bërë bashkë “kundër gjithë planetit”, teksa sjell në vëmendje edhe shpalljen non grata të Berishës nga SHBA dhe Britania.

"NDODH: Firmoset marrëveshja historike për rrëzimin:

– e qeverisë amerikane

– e qeverisë britanike

– e partive europiane

– në fund edhe qeverinë Rama

– Të dy së bashku kundër gjithë planetit", shkruan Spahiu.

Ora 13:08
FOTO/ Marrëveshja Berisha-Meta, Noka ‘festë’ me Vasilin, ‘xhelozon’ Bylykbashi

Deputetët Flamur Noka dhe Petrit Vasili kanë ‘festuar’ nënshkrimin e marrëveshjes mes Partisë së Lirisë dhe PD-së së Sali Berishës. Në foto Noka dhe Vasili duken të gëzuar teksa i japin dorën njëri tjetrit, e nga ana tjetër deputeti Oerd Bylykbashi ‘xhelozon’ në anë të Nokës.

Ora 13:06
I harruat akuzat ‘bombë’ ndaj njëri-tjetrit?! Berisha: I thoshte deputeti Basha, harrojini! Meta: Marrëveshja është më e mira

 

Kjo marrëveshje mes Berishës dhe Metës vjen pas akuzave shumë të forta që ata i kanë bërë njëri-tjetrit në të gjithë historinë e tyre politike. Por si e komentojnë këtë kryetari i Partisë së Lirisë dhe kreu i ‘Rithemelimit’.

“Besoj se përmbajtja e marrëveshjes është ajo që i intereson qytetarëve dhe kjo marrëveshje është dhënie fuqi atyre përmes referendumit, përmes primareve dhe përmes shndërrimit të këshillave bashkiakë në parlamente vendore. Rikthen Shqipërinë në pluralizmin politik dhe në shtet të së drejtës”, tha Meta.

“Se çfarë thoshte deputeti Basha, i mori me vete të gjitha ato që thoshte. Miqësisht do t’ju sugjeroja të mos i nxirrni nga arkiva ato tanimë, kjo nuk do t’ju shërbejë. Kjo është marrëveshja e shkallmimit të regjimit të Ramës dhe groposjes politikisht të një njeriu që shok për negativitete ka vetëm veten, që kur është qeveris Tirana për herë të parë nga shqiptarë deri më sot. Duhet ta shihni këtë me shpresë dhe besim të madh, si marrëveshjen e ndryshimeve që presin shqiptarët.  Në politikë nuk ka interesa personale por interesa politike të përgjithshme. Mendoj se interesi i përgjithshëm i kësaj marrëveshjeje është i jashtëzakonshëm”, tha Berisha.

Ora 12:57
Do jetë kryetar i Këshillit Bashkiak? Meta: Lajm i dalë nga korridoret e kryeministrisë

 

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka mohuar lajmin se i ka propozuar Sali Berishës, emrin e tij si kandidat për kryetarin e Këshillit Bashkiak.

"Seç del nga korridoret e fugës nuk është përgjegjësi e jona, por koha  e bunker bashkive ka perënduar njëherë  e përgjithmonë", tha Meta. 

Ora 12:54
Belind Këlliçi kandidat? Berisha: E përgëzoj, presim rezultatin e primareve! Meta: Njëri kandidat më i mirë se tjetri

 

Teksa Belind Këlliçi ka shprehur ambicien për të kandiduar në primaret e PD-së për të qenë kandidat për kryetar të Këshillit Bashkiak të Tiranës, Sali Berisha e përgëzon dhe thotë se do të presë rezultatin e primareve.

“Kandidati do të dalë nga primaret dhe ne këtu ramë dakord se ky koalicion mbështet plotësisht primaret. Unë përgëzoj të gjithë ata që vendosin të provohen në një garë të pashembullt ndonjëherë në historinë e këtij vendit, që synon t’i hapë fund kryetarokracisë. Z. Këllicci ka shprehur dëshirën dhe unë e përgëzoj plotësisht, sikundër përgëzoj secilin personalitet të partisë ose shoqërisë civile që vendos të provohet në garën për qytetar të parë të Tiranës apo funksione të tjera”, tha Berisha.

Ndërsa kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta tha se “Për ne nuk ka rëndësi asnjë emër për asnjë lloj funksioni. Për ne ka rëndësi procesi të jetë sa më i mirë dhe konstruktiv. Ky proces i hapur do të përzgjedhë kandidatët më të mirë, pavarësisht se shoh që njëri është më i mirë se tjetri”.

Meta u pyet edhe për prishjen e koalicionit me Berishën në vititn 2013.

“Lidhur me këtë marrëveshjen e 2013-s, ish LSI përfshrië edhe Ilir Metën nuk kanë prishur asnjë marrëveshje. Në momentin kur i ka ardhur  fundit asaj marrëveshje  është mbyllur. Sa i takon të gjitha vendimeve ish LSI-së dua t’ju siguroj se të gjitha kanë qenë në interes të integrimit të vendit në kushtet dhe rrethanat e ndryshme që janë marrë. Që prej themelimit të saj, kur qeveria e Fatos Nanos u bë pengesë për integrimin”, tha Meta.

Ora 12:49
Marrëveshja me Partinë e Lirisë, Berisha: Kur firmos unë ka vetëm fitore, me Bashën vetëm humbje

 

Të pyetur nga Report Tv nëse do të mbajnë përgjegjësi nëse humbin në zgjedhjet vendore, ish-kryeministri Sali Berisha tha se humbje ka pasur vetëm me Luzlim Bashën, ndërsa me marrëveshjet që nënshkruan ai sigurohen vetëm fitore.

“Me Bashën vetëm humbje ka pas. Me Berishën marr kanë qenë vetëm fitore. Kaq kisha unë”, tha Berisha.

“Biles edhe me kandidat Bashën kemi fituar”, tha Meta për gazetaren Danjela Maloku.

Kjo është një ndeshje e vërtetë, pa kompromis, është ekzistenciale për qytetarët tanë. Janë të tmerrshme, është ekzistenciale për të ndaluar këtë rënie të lirë të shtetit të së drejtës. Është e qartë se kush është i tmerruar nga kjo marrëveshje dhe ka shumë të drejtë se ndeshja tani është e vërtetë dhe është një ndeshje jo vetëm për sot, por edhe për të ardhmen e Shqipërisë referendumi është mjeti më i fuqishëm që do ketë çdo qytetar i këtij vendi për të marrë në kontroll të ardhmen  e familjes tij dhe vendit tonë”, tha Meta.

Ora 12:41
Meta: Fitojmë në Tiranë dhe në shumicën dërrmuese të bashkive! Falënderoj doktorin për mbështetjen ndaj referendumeve

 

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta shprehu bindjes se opozita do të jetë fituese në Tiranë dhe në shumicën dërrmuese të bashkive në vend. Ai falënderoi Berishën për mbështetjen që i referendumeve.

“E konsideroj me bindje të plotë historike. Marrëveshja më parimore që i shërben demokracisë dhe rivendosjes së pluralizmit politik dhe llogaridhënies. I vendos të dyja partitë në drejtim të garantimit të demokracisë direkte për qytetarët shqiptarë. Referendumet, primaret, transparenca do të bëjnë të mundur që të kemi një herë e përgjithmonë një Sovran që i ka trë gjitha mjetet për të dënuar të gjithë ata që abuzojnë.

Angazhimi ynë madhor si parti për sa i takon ushtrimit të së drejtës kushtetuese të referendumeve ka marrë sot një mbështetje shumë të madhe. Për këtë falënderoj edhe një herë Doktor Berishën dhe Partinë Demokratike.

Do të marrin fund një herë e përgjithmonë ‘bunker bashkitë’, simbol i nëpërkëmbjes së qytetarit dhe shtypjes së tij. Edhe një herë tjetër dua të shpreh bindjes se kjo është një marrëveshje që do të garantojë dhënien e fuqisë së munguar deri tani qytetarëve. Shpreh bindjen  më të plotë në fitoren e padiskutueshme të opozitës, në Tiranë dhe në shumicën dërrmuese të bashkive në vend. Vite pushtet absolut kanë qenë kaq shumë që qytetarët e Shqipërisë të kuptojnë se s’kanë ç‘presin më nga Edi Rama”, tha Meta.

Ora 12:36
Firmosja e marrëveshjes për '14 Majin', Berisha: I kam garantuar Metës se mbështesim referendumin! Mjet për të kthyer demokracinë në Shqipëri

 

Pasi nënshkruan marrëveshjen për zgjedhjet e 14 majit, Sali Berisha është shprehur se mbështet fuqimisht nismën e referendumit të propozuar nga Ilir Meta duke thënë se do të kthejë demokracinë në vend.

“Të marrë fund kryetaro-kracia dhe qytetarët e Tiranës të zgjedhën të parët me praktikat më demokratike që ekzistojnë sot. Metës i kam garantuar se PD do të mbështesë nismën referendare. Referendumi dhe demokracia direkte është dhe mbetet mjeti më kryesor për të shëruar e për të kthyer demokracinë në Shqipëri se është në agoni të plotë. Shpreh kënaqësi për arritjet e kësaj marrëveshje pasi do të shënojë fillimin e fundit të regjimit të Edi Ramës”, tha Berisha.

Ora 12:34
Marrëveshja me Metën për ‘vendoret’, Berisha: Sigurojmë fitoren e sigurt në Tiranë dhe gjithë Shqipërinë, Erion Veliajn e çojmë te plehrat e Sharrës

 

Pas nënshkrimit të marrëveshjes me kreun e Partisë së Lirisë për zgjedhjet vendore, Sali Berisha tha se ky bashkëpunim do i çojnë në fitoren e sigurt jo vetëm në Tiranë, por në të gjithë Shqipërinë.

“Ky moment shënon marrëveshjen për fitoren e sigurtë të opozitës në Tiranë dhe Shqipëri. Ky moment çel rrugën, për t’u dhënë qytetarëve të Tiranës, qytetarin e parë, që ata meritojnë, që pasqyron vlerat, shpirtin, virtytet dhe moralin e tyre, dhe një lloj për ët gjitha qytetet e Shqipërisë.

Për t’i dhënë Tiranës dhe qyteteve të vendit, parlamentet e vërteta të qytetarëve, përfaqësuesit dinjitozë të qytetarëve, për t’i dhënë Tiranës, një parlament të fuqishëm, të kryesuar nga qytetarë dhe politikanë të sprovuar në mbrojtje të interesave të qytetarëve të Tiranës.

Por, me fjalë të tjera, për të arkivuar në mënyrë figurative, në plehrat e Sharrës, figurën më obskure që ka drejtuar Bashkinë e Tiranës që nga shpallja kryeqytet, deri më sot, Erion Velinë, i cili në çdo shtet ligjor, me çdo ligj, i takon të jetë në qeli dhe jo në garë elektorale.

Me vjedhjet e tij monstruoze, me mashtrimet që u ka bërë qytetarëve të Tiranës dhe shndërrimin e Tiranës në një nga 10 qytetet më të pista të botë, të klasifikuar së fundmi nëpërmjet ndërtimeve me katet pa leje, me dendësinë e popullatës, me shndërrimin e kryeqytetit në qytetin me pozicionin e 250-të në shërbimin shëndetësor, Erion Velia ka qindra motive të shkojë aty ku e ka vendin.

Jam i bindur se qytetarët e Tiranës do flasin për të gjitha këto dhe do godasin direkt edhe protezhenë e Erion Veliajt, Edi Ramën", tha Berisha. 

Ora 12:26
Zgjedhjet vendore, Report Tv zbardh marrëveshjen mes Metës dhe Berishës (DOKUMENTI)

Report Tv ka zbardhur marrëveshjen mes Sali Berishës dhe Ilir Metës për zgjedhjet vendore.

(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë)

Ora 12:24
Zgjedhjet vendore, Berisha dhe Meta nënshkruajnë marrëveshjen (VIDEO)

 

Ish-kryeministri Sali Berisha dhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta nënshkruan marrëveshjen e bashkëpunimit për zgjedhjet vendore.

Ora 12:16
Pak para nënshkrimit të marrëveshjes për zgjedhjet vendore, Berisha dhe Meta takim ‘kokë më kokë’

 

Ish-kryeministri Sali Berisha dhe kreu i Partisë së lirisë, Ilir Meta janë kanë mbërritur në një hotel në Tiranë, ku do të nënshkruajnë edhe marrëveshjen për zgjedhjet vendore. Meta dhe Berisha po zhvillojnë një takim ‘kokë më kokë’.

SI.E./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 28/10/2022 01:07

    Ne te vertete Likja me Salen nuk jane ndare asnje here nga njeri-tjetri.Ka patur raste qe Likja ka nderuar aleat vetem per perfitim politik e financiar,por zemrat e shpirti i takojne njeri-tjetrit.Jane si ata kengetaret e botes qe edhe pse nxjerrin ndonje kenge,apo album single,nuk shkeputen nga grupet muzikore ku bejne pjese.Presim qendrimin e grupit Basha tani.

    Përgjigju
  • Tirona: 27/10/2022 17:14

    Lali Eri e derdh Belind Kellicin as 30% vota nuk i merr opozita! Nejse me rendesi eshte qe tirona po behet Nju Yorku i Ballkanit aq sa shume shpejt do tja kaloje edhe Athinës!

    Përgjigju
  • Vini: 27/10/2022 16:35

    Po keta lan Nam. Perendi e madhe! 100 here jane share me njeri tjetrin,tani bejne marrveshje hera e 8 qe bejne marrveshje. Si nuk ju vjen turp o fis Q..a. Ju lumte ska ketu as Prokuri as Gjykate. Beni u qifsha rropt dhe iken Populli nga syte kembet. Me keta vemjet do rrime ketu…

    Përgjigju
  • Andi: 27/10/2022 15:49

    PD + P i L=NON GRATA, PD + PL=P i D,e kuptoni si do fitojnë keta

    Përgjigju
  • Oti: 27/10/2022 15:29

    mullah saliu + mullah likja = imam RUSHITI shkurt shiti

    Përgjigju
  • Genti: 27/10/2022 14:42

    Duket aleanca e non-gradave, duke pasur mundesine te shkeputen nga e kaluara e tyre e piset, Berisha dhe Meta perseri kerkojne qe tja pijne gjakun popullit ne vend te kandidojne Doktor Ilir Alimehmetin nje qytetar model qe te pakten do kishte pak gare ne Tirane nxjerrin kete Krriçin Belind. Hahaha do talli trapin Erjon Velia me kete Belindin.

    Përgjigju
  • Eva: 27/10/2022 13:46

    I kane bere hesapet pa hanxhine! Ata qe duhet t'i votojne dhe t'u vjedhin votat i kane nisur si thes patatesh me kamione ne Angli!

    Përgjigju
    • Range Rover: 27/10/2022 15:22

      Do ekstradohen deri ne maj per zgjedhjet lokale

  • valon: 27/10/2022 13:35

    PD + PL = NON GRATA, kete lidhje vetem shpellaret dhe tironcit me pus do ta votojne.

    Përgjigju
  • HAJDAR REXHEP BULE LEKA [ KEPI ]: 27/10/2022 13:04

    O çfar store Blendi Këriçi kandidat. Erjon Veliaj fiton me rezultat të thedh e vazhdon politika me hipolita si Öike Floriri e Salhe Bajga. Po sikur dhe të fitoi Salheu Amerika ka thën që nuk e njeh Salhe Bajgën edhe Evropa nuk e do ça do bëj Salhe bajga vetëm apo si Enveri dhe bar do ham e dorën imperjalizmit Amerikan nuk ja shtrim. Po Sal hajdut, krimineli sha bar se ka miljonat e vjedhura. Shikoni xen sy peshkaqenin ku i bën üushimet me buçen e tij në vëndet më të shtrenjta pa kap pun me dor.

    Përgjigju
  • Gjergj: 27/10/2022 12:51

    Koalicioni "NA MORTÈ TÈ LIGAT AMERIKA", sa tè kemi Krajat dhe majat nè gjirin tonè. Lum Shqipèria pèr kèta pèllumba paqeje. Kèta janè si ai slogani i shalègjatit para disa vitesh, pèrtej tè majtès dhe sè djathtès. Nè fakt, nuk kanè asgjè tè pèrbashkèt me partitè politike nè kuptimin e fjalès. Èshtè thjeshtè pèrpjekja pèr ti ikur drejtèsisè, duke pèrdorur skenèn politike si parzmore.

    Përgjigju
  • XXX: 27/10/2022 12:42

    Po pregatiten hienat ta shqyejne torten. Aleanca e plerave.

    Përgjigju
  • tiransi: 27/10/2022 12:36

    ALEANCA E DY QELBESIRAVE,,DO MARRE VETEM VOTAT E QELBESIRAVE ,,JO TE POPULLIT TE TIRANES...

    Përgjigju
  • Tony: 27/10/2022 12:32

    Pa merak fare se ju e kini fitoren te sigurt ne dynja tjeter

    Përgjigju
  • Une: 27/10/2022 12:32

    Ku jane anti-komunistet dhe ish te perndjekurit sot? Apo do hajne turpin me buke sic kane bere gjithmone? Nuk u ngopen duke vjedhur e grabitur. Kjo eshte marreveshja me groteske.

    Përgjigju
  • Opionisti: 27/10/2022 12:27

    Shikosh ku do ta therasi spak te dy ne arestime .Tani do fitoje edi rama bashine te gjithe shqiprise do te ndalohete mitingu 12 nentore tek sheshi

    Përgjigju
  • Ehuuu: 27/10/2022 12:26

    Keta po ja kalojne dhe enverit, 30 e ca vjet vetem ne pushtet

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    19 Dhjetor, 08:16

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit

Konsultimi publik, Manastirliu: Kemi vendosur bllokimin e TikTok, 90% e prindërve pro

Konsultimi publik, Manastirliu: Kemi vendosur bllokimin e TikTok, 90% e prindërve pro