Shpallja e zgjedhjeve të parakohshme në Britani s'i lanë të takoheshin, Cameron i telefonon presidentit Begaj

Shpallja e zgjedhjeve të parakohshme në Britani s'i lanë të takoheshin, Cameron i telefonon presidentit Begaj

Lord Cameron

Sekretari i Jashtëm i Britanisë së Madhe, James Cameron zhvilloi një bisedë telefonike me presidentin shqiptar Bajram Begaj ditën e sotme.

Cameron ishte për një vizitë zyrtare në Tiranë ku u takua me kryeministrin Rama dhe sipas axhendës do takohej më pas edhe me Begajn, por Lord Cameron u detyrua të shkojë me shpejtësi në Londër për një mbledhje qeverie, ku kryeministri Sunak lajmëroi datën e zgjedhjeve të përgjithshme më datë 4 korrik.

Megjithatë Cameron sipas Zyrës së Jashtëm të Komonuelthit, ka zhvilluar një telefonatë me presidentin shqiptar ku kanë folur për rolin e Shqipërisë si aleate e NATO-s dhe mbështetjen për Ukrainën.

 

Edhe presidenti Begaj përmes një postimi në rrjetin social X shkruan se gjatë bisedës telefonike ishte diskutuar për forimin e mëtejshëm të lidhjeve mes dy shteteve si dy aleatë të NATO-s

“Mirënjohës për mbështetjen e fuqishme të MB-së në mbrojtje, siguri kibernetike, polici dhe reformën gjyqësore, krahas përpjekjeve tona të përbashkëta për të luftuar krimin dhe korrupsionin” tha Cameron.

Gjithashtu falenderoi Britaninë për rritjen e numrit të trupave të Mbretësisë së Bashkuar pjesëmarrëse në KFOR.


Lajmi kryesor:

David Cameron në Tiranë: Vazhdoni reformat, ju mbështesim në trajnimin e gjyqtarëve! Punë e mirë kundër emigracionit! Rama: Britania do financojë hekurudhën Durrës-Prishtinë


G.K/S.G/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria humb me Italinë, a ka shanse të kalojë grupin në Euro 2024?



×

Lajmi i fundit

Imazhet që u bllokuan nga UEFA, tifozi i Kombëtares u fut në fushë dhe ndërpreu Itali 2-1 Shqipëri

Imazhet që u bllokuan nga UEFA, tifozi i Kombëtares u fut në fushë dhe ndërpreu Itali 2-1 Shqipëri