Zgjedhjet në Francë nxorën fituese të majtën/ Burimi për Report Tv: Lojë Western me 3 vagabondë! Macron nuk do pranojë dorëheqjen e Attal
Genc Burimi për Report Tv
Raundi i dytë i zgjedhjeve të Asamblesë Kushtetuese në Francë pa fitues të majtën e Frontit të Ri Popullor. Analisti Genc Burimi foli direkt nga Parisi për Report Tv këtë mbrëmje duke theksuar për Nertil Agalliun se rezultati i sotëm nuk solli asnjë surprizë.
'Nuk ishte surprizë e kam thënë që shanset ishin 50 me 50. Ose Marine Le Pen do fitonte në mënyrë absolute ose do humbiste në mënyrë absolute.'
Më tej ai shton se po hyhet në një diçka të panjohur për Francën.
'Në Francë hyhet në një tunel të panjohur qeveri teknike. Nuk mendohej se do merrte kaq pak vota krahasim me votimin e kaluar. Por po të pjesëtosh numrin e votave që ka marrë Le Pen ka marrë aq sa në raundin e parë dhe në qershor në europiane. Konfirmohet që Franca është e ndarë në 3 blloqe, blloku i ekstremit të majtë, i ekstremit të djathtë dhe i qendrës së Macron. Nuk ka surprizë.'
Sakaq, ai thekson se Macron nuk do pranojë dorëheqjen e kryeministrit Gabriel Attal.
'Do lërë atë që ka në fuqi. Do lërë Gabriel Attal. Është i detyruar të jap dorëheqjen pastaj presidenti ose e refuzon ose e pranon dhe krijon qeveri të re. Por nuk do e pranojë. E majat nuk ka shumicë. Nuk ka asnjë shumicë. Blloku i majtë më e mira mund të marri 200 deputetë. Ky bllok u krijua për të barrierë bllokim Le Pen. Ky bllok nuk mund të qeverisë bashkë,. Hollande nuk mund të qeverisë me komunistët. Mund ta bashkohen me Macron. Por ekstremi i majtë mund të hakmerret dhe të bashkohet me ekstremin e djathtë dhe të krijojë qeveri. Është një lojë Western. Ka 3 vagabondë. Njëri mund të rrijë vetëm, të 2 bëhen bashkë dhe e rrëzojnë.'
Së fundmi Burimi hedh poshtë çdo ide për zgjedhje të reja pasi nuk e lejon kushtetuta.
'Asnjë gjasë për zgjedhje të reja nuk e lejon kushtetuta. Kjo Francë për 12 muaj është e detyruar të eksperimentojë diçka. Macron me eksperimentin e tij dështoi.'
G.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Siguria në plazhe këtë verë në krahasim me vitin e kaluar është?
-
Më e mirë
41.5%
-
Njësoj
37.2%
-
Më e keqe
21.3%
Vota total: 94
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Euro 2024/ 120 minuta dhe penallti, Franca kalon Portugalinë dhe gjen Spanjën në gjysmëfinale
5 Korrik, 23:29
-
Francë, të dielën raundi i dytë i votimeve
5 Korrik, 20:32
-
Portugali-Francë/ Martinez u gjen pika të dobta 'gjelave': Kanë hapësira mes linjave! Ronaldo e Pepe priten sërish titullarë
4 Korrik, 14:47
-
E premtja e madhe e futbollit, përcaktohet rruga drejt finales në Euro 2024! Anglia e Holanda të avantazhuara
3 Korrik, 11:25
-
Francë, partitë e majta dhe të qendrës thirrje për aleancë të përbashkët kundër të djathtës ekstreme
1 Korrik, 22:45
-
Euro 2024/ Vendos autogoli i minutës së 85-të, Franca mposht 1-0 Belgjikën dhe kalon në çerekfinale! 'Djajtë' janë jashtë Evropianit
1 Korrik, 19:51
-
Fitorja e Le Pen në Francë/ Burimi i kthehet Meçes: Nuk dua të dëgjoj emrin e Hitlerit, iki nga emisioni
1 Korrik, 19:51
-
'Ndërkombëtarët janë zhgënjyer me Ramën, po shohin tek PD', Burimi 'përplaset' me Meçen: Më tej se kaq nuk ka ku shkon fantazia
1 Korrik, 19:15
-
Sot supersfida e 1/8 në Euro 2024, Franca favorite! Belgjika do hak por ka më shumë fitore në përballjet direkte
1 Korrik, 14:00
-
Rruga drejt finales së Evropianit, gati përplasjet mes 'titanëve'! Datat dhe oraret e 1/8
27 Qershor, 11:04
-
Euro 2024/ Austria 'shkul Tulipanët', fiton 3-2 me Holandën dhe kalon në 1/8 si e para e Grupit D! Franca vetëm 1-1 ndaj Polonisë, e dyta në renditje
25 Qershor, 19:58
-
Franca mund të përballet me dhunë nga shkaku i zgjedhjeve, paralajmëron ministri i Brendshëm Darmanin
24 Qershor, 09:10