Kryebashkiaku i bashkisë Kamëz, Xhelal Mziu ka komentuar zgjedhjet e 30 qershorit në atë bashki, aty ku deri më tani rezulton fitues kandidati i PS, Rakip Suli.
Megjithatë, ai deklaron se Bashkia Kamëz ka pjesmarjen më të ulët të votuesve në zgjedhjet e 30 qershorit 2019 në rang vendi.
“Bashkia Kamëz ka rezultatin më të shkëlqyer në shkallë vendi për të abondonuar votimet një partiake në zgjedhjet e 30 qershorit 2019. Rezultatet e monitoruar në terren tregojnë për një rezultat final se në Bashkinë Kamëz është votuar me 8731 votues.”-shkruan Mziu në rjetet sociale.
Nga ana tjetër, ai ka deklaruar se partia e tij ka materiale ligjore provë, të cilat do ti dërgojnë në gjykatë, e pse jo deri në Strasburg. Sipas tij, kjo vetëm e vetëm që procesi zgjedhor të shpallet ’nul’.
“Kemi gati të gjitha materialet ligjore për të denoncuar manipulime të shumta të kryera gjatë datës 30 qershor 2019 në Bashkinë Kamëz.
Do t’I drejtohem me të gjitha instrumentat ligjorë OSBE-së,gjykatave përkatëse për çështje zgjedhore,Institucioneve prestigjoze Ndërkombëtare në Shqipëri pse jo dhe deri në Strasburg për të bërë “Nul” një proces zgjedhor “Farsë” të realizuar në Kamëz dhe kudo në Shqipëri.”-deklaron Mziu.
Deklarata e plotë:
Bashkia Kamëz me pjesmarjen më të ulët të votuesve në zgjedhjet e 30 qershorit 2019 në rang vendi
Bashkia Kamëz ka rezultatin më të shkëlqyer në shkallë vendi për të abondonuar votimet një partiake në zgjedhjet e 30 qershorit 2019.
Rezultatet e monitoruar në terren tregojnë për një rezultat final se në Bashkinë Kamëz është votuar me 8731 votues.
Ky rezultat është tërësisht I saktë për të deklaruar më tej se kutitë e votimit janë dorëzuar nga Qëndrat e Votimit (Q.V) në Komisionin Administrimit të Zgjedhjeve Zonale(KZAZ), me 3 orë vonesë.
Edhe pse ka konstatime të cilat do të deklarohen rast pas rasti për votime për më shumë se një herë I njëjti votues, apo eksport të votuesve nga një zonë votimi në një tjetër apo dhënie para në dorë në këmbim të votave si dhe shpërndarje të ushqimeve të shportave personave me nevojë vunerabël, përbëjnë që përqindja e votuesve të Partisë Socialiste varion nga 5-6% të 100.000 (njëqind mijë) votuesve që janë në listat e votimit.
Edhe pse jemi në pritje të shpalljes së rezultatit përfundimtar nga KQZ-ja sipas të gjitha monitorimeve në terren, emër për emër të votuesve në Kamëz mbetet % më e ulët e pjesëmarjes nga ana e Socialistëve në kët votime “Monopartiake”.
Kemi gati të gjitha materialet ligjore për të denoncuar manipulime të shumta të kryera gjatë datës 30 qershor 2019 në Bashkinë Kamëz.
Do t’I drejtohem me të gjitha instrumentat ligjorë OSBE-së,gjykatave përkatëse për çështje zgjedhore,Institucioneve prestigjoze Ndërkombëtare në Shqipëri pse jo dhe deri në Strasburg për të bërë “Nul” një proces zgjedhor “Farsë” të realizuar në Kamëz dhe kudo në Shqipëri.
Lajmi kryesor: