Zgjedhjet, OSBE: S’na intereson 
rezultati, vëzhgojmë e raportojmë

Zgjedhjet, OSBE: S’na intereson <br />rezultati, vëzhgojmë e raportojmë
TIRANE - Misioni i OSBE-ODIHR ka filluar zyrtarisht nga puna për monitorimin e zgjedhjeve lokale të 21 qershorit. Nëpërmjet një konference për shtyp kryesuesja e misionin për të tretën herë, ambasadorja Odrei Glover tha se do monitorohen të gjitha aspektet teknike dhe jo vetëm.
 
Ekipi i vëzhguesve përveç deklaratës për mediat ju përgjigj edhe pyetjeve të shumta të gazetarëve, por duke evituar përgjigjet në aspektin politik. Glover nënvizoi se pjesë e raportit do të jetë gjithë procesi parapërgatitor, respektimi i kuotave gjinore, zbatimi i ligjit, mbulimi mediatik, etj. Glover ritheksoi se për misionin me rëndësi nuk ka rezultati por procesi para dhe pas zgjedhor.
 
“Ne jemi këtu që të vëzhgojmë zgjedhjet para , gjatë dhe pas ditët së zgjedhjeve. Ata që ndodhin para dhe pas zgjedhjeve janë më të rëndësishme se ajo që ndodh në ditën e zgjedhjeve. Misioni ynë parashikoi që të ketë një mision në këto zgjedhje dhe ai tashmë është vendosur.  Këto janë zgjedhjet e 12 që OSBE/ OHDIR po vëzhgon në Shqipëri, që prej vitit 1996. Dhe kemi bashkëpunuar me shumë institucione, si Ministria e Jashtme dhe Policia e Shtetit, të cilët i falënderojmë për bashkëpunimin. Do ketë një ekip kryesorë, i cili tashmë ka mbërritur në Tiranë dhe që përbëhet nga 13 ekspertë që vijnë nga 9 shtete të BE-së. Ata do të kenë funksione të veçanta dhe të përcaktuara në këto zgjedhje, do jenë vëzhgues. Të hënën do të vijnë edhe 18 vëzhgues afatgjatë të cilët do të shpërndahen në të gjithë vendin. Ne kemi ardhur këtu pa ide dhe pa një axhendë të përcaktuar. Ne do t’i vlerësojmë zgjedhjet në përputhje me axhendën e përcaktuar nga OSBE/ODIHR. Ne do monitorojmë edhe aspekte të tjera që kanë të bëjnë me procesin zgjedhor. Zbatimi i ligjeve është po aq i rëndësishëm saç janë dhe vetë ligjet dhe kjo varet nga vullneti i pushtetit për zbatimin e tyre. Roli ynë është vëzhgimi i zgjedhjeve, i procesit dhe raportimi, jo ndërhyrja sepse nuk jemi politikanë. Ne nuk jemi të interesuar për rezultatin e zgjedhjeve por për ecurinë. Interesi ynë është që votat të numërohen dhe të bëhen publike në mënyrë transparente”, -tha Glover.
 
Në lidhje me dekriminalizimin dhe nëse ka kandidatë problematik me drejtësinë, Glover tha se nuk ka asnjë koment, por se edhe kjo cështje do të jetë pjesë e raporteve.
 
“Sapo kemi arritur dhe nuk kemi mundësinë të japim komente të detajuara në lidhje me këtë çështje. Por, natyrisht ne i shikojmë të gjitha përfshirë edhe këtë. Kjo është e rëndësishme dhe do të raportojmë edhe për këtë gjë”, tha kryesuesja e grupit vëzhgues.
 
Përsa i përket raporteve me Partinë Demokratike, zonja Glover tha se ato kanë qenë të mira dhe nuk ka arsye pse të mos vazhdojnë të tilla, pavarësisht kritikave që i kanë ardhur nga ish kryetari i PD Berisha, kur ajo ka qenë në misione të tjera vëzhguese në vendin tonë.
 
Ambasadorja Gluver, sqaroi opinionin se nuk do të ketë më mision tjetër monitorimi , siç ndodhi në zgjedhjet e kaluara, ku erdhi një misioni i Këshillit të Evropës i drejtuar nga deputeti austriak Grosruk.
 
Misioni do të publikojë disa raporte paraprake për zgjedhjet lokale si për organizimin e zgjedhjeve, për të vijuar me raportin përfundimtar 8 javë pas mbylljes së votimit.
 
Glover shpjegon angazhimin e vëzhguesve në zgjedhjet lokale në Shqipëri
Më tej ajo është ndalur në disa aspekte ku do të përqendrohen ekspertët në këto zgjedhje duke theksuar se secili prej tyre përbën një rëndësi të veçantë në këto zgjedhje.
 
“Ne do të përqendrohemi në disa aspekte: Zbatimin e legjislacionit të ri, përfaqësimin e kandidateve femra, procedurat gjatë ditës së zgjedhjeve sidomos ato që kanë të bëjnë me numërimin dhe nxjerrjen e rezultateve, Fushatën Zgjedhore, ndonjë presion të mundshëm ndaj zgjedhësve apo vjedhjen e votave, mbulimi apo pasqyrimi i zgjedhjeve në media zgjidhja e mosmarrëveshjeve zgjedhore nga administrata zgjedhore dhe nga gjykatat”, tha Glover.
 
Në lidhje me numrin e vëzhguesve të OSBE/ODIHR që pritet të mbërrijnë në Tiranë, ambasadorja Glover u shpreh se do të jetë në krye të 24 vëzhguesve afatgjatë dhe afër 250 vëzhguesve afatshkurtër.
 
“Do ketë një ekip kryesor, i cili tashmë ka mbërritur në Tiranë dhe që përbëhet nga 13 ekspertë që vijnë nga 9 shtete të BE-së. Ata do të kenë funksione të veçanta dhe të përcaktuara në këto zgjedhje, do jenë vëzhgues. Të hënën do të vijnë edhe 18 vëzhgues afatgjatë të cilët do të shpërndahen në të gjithë vendin. Ne kemi ardhur këtu pa ide dhe pa një axhendë të përcaktuar. Ne do t’i vlerësojmë zgjedhjet në përputhje me axhendën e përcaktuar nga OSBE/ODIHR. Ne do monitorojmë edhe aspekte të tjera që kanë të bëjnë me procesin zgjedhor. Do të jenë 24 vëzhgues afatgjatë dhe 250 vëzhgues afatshkurtër në total të cilët do të angazhohen në këto zgjedhje. Ne bëjmë një vlerësim për të gjithë procesin zgjedhor në përputhje me angazhimet e OSBE, në përputhje edhe me legjislacionin vendas. Ne përfshijmë rekomandime për atë që duhen përmirësuar më pas janë institucione të tjerë që vendosin se ç’duhen bërë me rekomandimet që vijnë nga vëzhgimi i zgjedhjeve”,- tha ajo

Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com) 

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Bilanci’ politik i 2024, Valteri: Berisha ka monopolizuar PD! Kulluri: Ndiqet nga militantët! Hoxha: Viti i SPAK

‘Bilanci’ politik i 2024, Valteri: Berisha ka monopolizuar PD! Kulluri: Ndiqet nga militantët! Hoxha: Viti i SPAK