Pas deklaratës së kryedemokratit Lulzim Basha në Report Tv se PD do të zhvillojë zgjedhje primare për kandidatët e zgjedhjeve lokale, Astrit Patozi thotë se kjo deklaratë është qesharake. Patozi thotë se Basha e nisi me primare dhe më pas përfundoi në zgjedhje pa asnjë standart. “Është qesharake, se Basha ka kohën kundër këtij pretendimi. E nisi me primaret, që PD do imitonte zgjedhjet amerikane. Jo vetëm që se bëri por zgjedhjet që përfunduan në farsë ishin zgjedhje pa asnjë standart dhe përfundoi në një kongres që nuk rakordoheshin votat. Kaloi më pas në sistemin britanik, por këto përralla janë të pabesueshme, sepse PD është kapur 2 herë në manipulim votash, vetë i zoti i punës, dhe një parti që e konsideron formalitet votën nuk mund të pretendojë të ruajë votën. Duke mos demonstruar asgjë modern dhe perëndimore s’mund të premtosh që do të ndrisësh kur të vish në pushtet.”-tha Patozi.
Basha tha se kandidatët për kryetar bashkie do të dalin pas disa zgjedhjeve që do të zhvillohen brenda partisë mënyrë që kandidatët të zgjidhen nga vetë anëtarët e PD. “Po konsultohemi edhe me partitë simotra, që të bëjmë disa primare, në mënyrë që kandidatët për kryetar bashkie të dalin si rezultat i votës së anëtarëve të Partisë Demokratike.”-tha Basha një muaj më parë në studion e “5 pyetje nga Babaramo”.
Lajmi kryesor: