Reforma Zgjedhore/ Hajdari: Nxisim opozitën jashtë të jetë në mbledhje! PD për Report Tv: Nuk kemi asnjë ftesë

TIRANË- Reforma zgjedhore do të jetë në fokusin e Komisionit të Posaçëm, i cili pritet të mblidhet javën e ardhshme, për të diskutuar rreth punës së Këshillit Politik, pas kalimit të afatit 15 mars. Bashkëkryetarja e Komisionit të Reformës Zgjedhore, Rudina Hajdari tregon se kur synohet të përfundojë realizimi i kësaj reforme, një nga kushtet edhe të BE-së.

“Afati i realizimit të reformës zgjedhore është në qershor. Duke qenë se konferenca ndër qeveritare do të jetë për në fund të vitit 2020, me patjetër duhet ta mbarojmë para verës. Nuk ka një afat me datë por që ka afat që duhet të bëhet brenda këtij viti. Ne duhet ta marrim si prioritet dhe ta përfundojmë sa më shpejt që të jetë e mundur”, tha Hajdari. 

Hajdari flet edhe për bashkëpunimin e tryezës së këshillit politik, ku bën pjesë edhe opozita jashtë parlamentare. Sipas saj, problem kryesor i kësaj tryeze është mungesa e vullnetit për të bërë ndryshime në kodin zgjedhor. Ndërsa opozitës jashtë parlamentare i bën thirrje të marrë pjesë në takime.

“Ne kemi bërë një punë goxha të madhe dhe voluminoze deri tani. E vetmja gjë që ka munguar është vullneti politik, dhe nëse ulemi në tryezë dhe tregojmë para shqiptarëve që kemi vullnet për ta përfunduar reformën zgjedhore do tregojmë se jemi të bashkuar për interesin kombëtar të shqiptarëve. Këshilli politik nuk është takuar gjatë kësaj periudhe. Nuk jemi takuar për arsye objektive, të covid-19. Sot që flasim, po mundohemi të kemi një takim me ta në javët në vijim. Nuk kemi marrë konfirmim për opozitën jashtëparlamentare të marrë pjesë në këto takime. I nxisim të marrin pjesë në këto takime se është vërtet e rëndësishme që të japin in-putin e tyre deri më tani për të shprehur vullnetin politik”, u shpreh bashkëkryetarja e Komisionit të 'Zgjedhores'.

Por PD mohon të jetë diskutuar afati i ri për reformën zgjedhore dhe mundësia e një takimi të ardhshëm i anëtare të Këshillit Politik. Burime nga opozita jashtë parlamentare konfirmuan për report tv, se mes Këshillit Politik nuk ka pasur diskutim që lidhet me afatin e realizimit të ndryshimeve në kodin zgjedhor qoftë për datën e takimit të anëtareve ose mënyrën si do të zhvillohet mbledhja.

“Opozita jashtëparlamentit nuk ka asnjë dijeni për diskutimet që janë bërë deri më tani dhe as për cfarë do diskutohet në vijim. Nuk kemi pasur komunikim gjatë kësaj periudhe ndonëse kemi punuar”, thuhet në qëndrimin e PD për Report Tv.

Ndërkohë Komisioni i Reformës Zgjedhore do të zhvillojë online mbledhjen e parë më 6 maj pas situatës së krijuar nga koronavirus. Damian Gjiknuri nëpërmjet një statusi në facebook, thotë se në këtë mbledhje do të informohen anëtarët e komisionit për punën e bërë deri më tani.

“Pa humbur kohë, në kuadër të Këshillit Politik, pres që bashkë me opozitën jashtë parlamentare të rifillojmë sa më shpejt punën për të arritur dakordësi mbi çështjet e mbetura pezull në zbatim të rekomandimeve të OSBE/ODIHR”, shprehet Gjiknuri.

Përfundimi i Reformës Zgjedhore është një nga kushtet që të nisin konkretisht negociatat mes Shqipërisë dhe delegacionit të Bashkimit Evropian. Kjo u theksua edhe në momentin kur Këshilli Evropian miratoi hapjen e negociatave.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Muka: 30/04/2020 05:46

    Qe te mbyllni bucett notion te Gaithersburg merat qe Kane marre Ndihma dhe sa

    Përgjigju
  • Ben Tironci: 29/04/2020 16:11

    Nuk ftes PD se i qelb nga era e Lanes se SHQUPIT

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Aeroporti i Kukësit, Albcontrol studim fizibiliteti për infrastrukturën e trafikut ajror

Aeroporti i Kukësit, Albcontrol studim fizibiliteti për infrastrukturën e trafikut ajror