'Zhgënjen' Korça, askush nuk ruan distancën e sigurisë, gjobiten me 10 mijë lekë 10 këmbësorë që shkelën oraret

Qytetarët korçarë në masë kanë respektuar oraret përgjatë të cilave kufizohet lëvizja e tyre, ndërkohë orët e lejuara të lëvizjes i shfrytëzojnë  kryesisht për blerje ushqimesh apo barnash. Por duket se ka dhe nga ata që orët e "liridaljes" i keqshfrytëzojnë. Grupe prej 3 apo 4 personash pa respektuar distancën nga njëri-tjetri i shfrytëzojnë këto orare për të shëtitur në rrugët e qytetit. Mesa duket ende nuk e kanë kuptuar një pjesë e vogël e qytetarëve se nuk është koha për shëtitje por për të plotësuar nevojat bazike gjatë këtyre fasha orarësh. Edhe pse një numër i vogël i atyre që e shpërdorojnë këtë orar rreziku mbetet i madh. Ndërkohë uniformat blu monitorojnë situatën dhe këshillojnë sërish qytetarët të respektojnë distancën dhe të shmangin këto lëvizje të panevojshme për të mbrojtur jetën e gjithsecilit prej nesh. 

Në këto kushte, policia e qarkut të Korçës ka shtuar postblloqet në pikat kyçe të qytetit por dhe në gjithë qarkun. Vetëm në qytetin e Korçës ditën e sotme janë gjobitur me nga 10 mijë lekë  10 këmbësorë të cilët nuk kanë respektuar masat kufizuese në lidhje me fashat orare të ndalim të qarkullimit. Ndërkohë burime për Report Tv bëjnë me dije se po sot janë dhe 4 automjete të ndaluara në Korçë për qarkullim pa autorizimin përkatës.


Lajmi kryesor:

COVID-19/ Shqiptarët respektojnë oraret, por ZERO ndërgjegjësim për distancën! Ecje në grup, pa maska e doreza (VIDEO)


G.M./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Notoi në lumin Sena për garën e Lojërave Olimpike, atletja ndan eksperiencën: Pashë gjëra që as dua t’i mendoj

Paris 2024/ Notoi në lumin Sena për garën e Lojërave Olimpike, atletja ndan eksperiencën: Pashë gjëra që as dua t’i mendoj