Pak pas mesnate rreth orës 01:15 në terminalin 3 të aeroportin ndërkombëtar të Fiumicionos shpërthyen flakët të cilat dyshohet se u shkaktuan nga një shkëndijë elektrike në një prej bar-kafeve brenda aeroportit. Sipas mediave italiane 400 metra katror brenda sipërfaqes së aeroportit u dogjën.
Pas alarmit për zjarrin mbërritën forcat zjarrëfikëse, policia dhe ambulanca duke bërë t mundur evakuimin e personelit, përfshi edhe udhëtarët tranzit. Si pasojë e tymit, 3 persona mbetën të asfiksuar dhe u transportuan drejt spitalit, por jashtë rrezikut për jetën.
Deri në një vendim të dytë, aeroporti i Fiumicionos do të qëndrojë i mbyllur deri në orën 14:00 të ditës së sotme.