Një zjarr ka rënë në një sipërfaqe pyjore në fshatin Iballë të Fushë-Arrëzit.

Nga pamjet e siguruara nga Report Tv shihet se zjarri ka djegur një sipërfaqe të konsiderueshme.

Për shkak të terrenit të thepisur është kërkuar ndërhyrja e një helikopteri.

Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit.

Lajm në përditësim..