Pavarësisht uljes së temperaturave, zjarret vazhdojnë të jenë të pranishme  në vendin tonë.

Zjarri i cili ka rënë që prej ditës së djeshme në Torovicë të Lezhës edhe këtë të hënë është riaktivizuar disa herë. 

Flakët po përhapen me shpejtësi të ndihmuara edhe nga era e fortë.

Mësohet se një banesë është djegur, por fatmirësisht nuk ka të lënduar.

Në vendin e ngjarjes janë nisur dy zjarrfikëse dhe policia.

[gallery]23123[/gallery]


Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com