Tre vatra zjarri aktive janë aktualisht në të gjithë vendin në malin e Dajtit, Ballenjë dhe Qafën e Herlmës, ndërsa 6 janë nën mbikëqyrje.
Vëmendja kryesore mbetet në Dajt, ku vijon ndërhyrja me 20 forca të ushtrisë dhe zjarrfikësve. Pavarësisht terrenit të vështirë, nuk ka rrezik për zonat e banuara.
Në Dibër vijojnë aktive vatrat në Ballenjë dhe Qafën e Helmës, pa rrezik për zonat e banuara. Kryesisht zjarri është në territor të thepisur dhe shkëmbor, me 9 efektivë në terren.
Një vatër e re aktive është raportuar në malin e Luzatit në Tepelenë, ku po ndërhyjnë strukturat zjarrfikëse vendore.
Në Pukë, situata ka shënuar përmirësim të ndjeshëm. Zjarri Gjegjan, Gojan i Vogël dhe Gojan i Madh është shuar plotësisht. Zona vijon në monitorim për ndonjë situatë të papritur të rindezjes së zjarrit.
Në qarqet e tjera, pjesa më e madhe e vatrave janë shuar ose po mbahen nën mbikëqyrje. Nuk ka rrezik për zonat e banuara.
Për menaxhimin e situatës janë angazhuar në total 370 forca operacionale dhe 22 automjete zjarrfikëse. Forcat e Armatosura kanë mbështetur operacionet me 70 efektivë, 1 automjet zjarrfikës, 1 ekskavator të rëndë me zinxhir dhe 3 helikopterë.
Pavarësisht menaxhimit dhe angazhimit të strukturave të mbrojtjes civile për të minimizuar dëmet nga zjarret, veçanërisht në zonat e banuara, mijëra hektarë pyje raportohen të djegura nga zjarret e kësaj vere.
Lajm në përditësim…









Komente
Komento