Shkëndija elektrike në droselin e neonit ndriçues brenda ashensorit është shkaku i zjarrit në ashensorin që i mori jetën nënës së re Drilona Duriçi 2 muaj më parë në zonën e Teleferikut, në Tiranë.
Prokuroria e Tiranës bën me dije se ka administruar si prova material raportin e ekspertizës teknike të shkakut të zjarrit nga shkëndija në drosel e cila më pas flakët i ka përçuar në depozitën e vajit të pistonit të ashensorit.
Më tej, sqaron Prokuroria këto flakë kanë sjellë për pasojë asfiksinë e Drilonës për shkak të tymit dhe nxehtësisë së krijuar brenda kabinës së ashensorit.
Më 21 janar, Drilona Duriçi humbi jetën teksa ngjitej me ashensor për në katin e 4-të të pallatit ku ajo banonte së bashku me djalin e mitur.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com