Zv.ambasadorja amerikane në Tiranë: SHBA, në mbështetje të reformës në Drejtësi. Të vijojë hetimi për Tahirin dhe Shullazin!

TIRANË-Zëvendës Ambasadorja Amerikane në Shqipëri, Leyla Moses-Ones, në fjalimin e saj në ceremoninë  e diplomimit të kandidatëve të magjistratëve, ka folur për efektet e reformës në drejtësi.

Moses-Ones tha se SHBA do të vijojë të jetë në mbështetje të atyre zyrtarëve të ndershëm të cilët do të kontribuojnë për një sistem efektiv drejtësie. Ajo ka thënë se duhet të vijojnë hetimet për ish-ministrin Saimir Tahiri dhe Emiljano Shullazi

Shumë prokurorë e gjyqtarë kanë ardhur para jush. Ata mbajnë po ashtu premtimin për paanshmëri dhe besim tek publiku. Shërbyen disa me nderim, por shumë nga ata diskretituan sistemin. Ata dështuan në misionin e tyre të sundimit të ligjit. Të korruptuarit do të largohen. Ata do të jenë e shkuara dhe ju e ardhmja. Mbani premtimin. Diçka që nuk do të ndryshojë është mbështetja e SHBA për sundimin e ligjit. Do të jemi kundër prokurorëve dhe ghyqtarëve dhe prokurorëve që bëhen të pasur përmes korrupsionit. Për të favorizuar të fortët apo për të shmangur ligjin ndaj vetë atyre. SHBA do të ndihmojnë shërbyesit publik të ndershëm. Deputetë e kuvendit të punojnë bashkë për emërimin e këtyre magjistratëve. Mbështesim ngritjen e SPAK dhe BKH. Duhet të vijojë hetimi ndaj Tahirit dhe Shullazit! SHBA e mbështet investigimin ndaj tyre

Leyla Moses-One, zv.ambasadore e SHBA në Tiranë

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë