Zyrtare/ Erdenis Gurishta rikthehet te Vllaznia

Zyrtare/ Erdenis Gurishta rikthehet te Vllaznia

Erdenis Gurishta

SHKODËR - Vllaznia e ka marrë seriozisht ndërtimin e skuadrës për sezonin e ri. Pas katër firmave të para, sot ka ardhur një tjetër firmë me peshë. Ish-kapiteni i kësaj skuadre, Erdenis Gurishta do të jetë sërish futbollist i Vllaznisë.

Mbrojtësi ka hedhur firmën në kontratë dhe është prezantuar pak minuta më parë nga ana e klubit kuqeblu. Ai rikthehet pas një sezoni shkëputje teksa në sezonin e fundit ka qenë pjesë e ekipit bullgar CSKA Sofia 1948.

Ai do të gjejë në skuadër shumë prej bashkëlojtarëve me të cilët ka arritur të fitojë edhe dy Kupa të Shqipërisë dhe po ashtu edhe trajnerin Thomas Brdariç me të cilin ka punuar për gati dy sezone.

Erdenis Gurishta në këtë mënyrë është blerja e pestë e Vllaznisë, pas atyre të Amir Kahrimanoviç, Ardit Deliut, Melos Bajramit dhe Klinti Qatos.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni urdhrin për heqjen e pushimeve verore për policët?



×

Lajmi i fundit

Ylli Pata: Dinastitë e Lalzit: 'Vanity Fair' e elitës cipëplasur që 'rrëzoi' komunizmin

Ylli Pata: Dinastitë e Lalzit: 'Vanity Fair' e elitës cipëplasur që 'rrëzoi' komunizmin