Minutë pas minute
-
Kronikë
17:02
Merrnin deri në 7500 euro për të ndikuar te drejtësia, GJKKO dënon me 3 vite burg ish-shefin e krimeve në Tiranë dhe me nga 1 vit e gjysmë dy persona të tjerë
Gjykata e Posaçme ka dënuar me 6 vite në total 3 prej të akuzuarve të grupit prej 6 personash, që dyshohet se merrnin ryshfet kundrejt premtimeve se mund të ushtronin ndikim të funksionarët e drejtësisë për të ndryshuar masat e sigurisë.
-
Opinion
-
Kronikë
-
Bota
-
Ekonomi
-
Bota
-
Politikë
16:32
Spiropali takim me Kongresmenin Self, iniciues i projektligjit për Luginën e Preshevës: Shqipëria e përkushtuar për mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve kudo që ata ndodhen
Elisa Spiropali ka takuar në SHBA kongresmenin Keith Self, iniciues i “Projektligjit për Vlerësimin e Diskriminimit në Luginën e Preshevës".
-
Opinion
-
Kronikë
-
Kronikë
16:18
Vranë babë e bir në 2012-ën, Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin me burg përjetë për Ardjan dhe Florenc Çapjan
Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi vendimin e Apelit të GJKKO për dënimin me burg përjetë pët Florenc Çapjan dhe xhaxhanë e tij, Ardian Çapja, që është kreu i grupit kriminal të njohur të Çapjave të Elbasanit.
-
Bota
16:10
Agjentët e kapën kur po shkonte në shkollë, 10-vjeçarja lirohet pas një muaji nga paraburgimi i ICE
Një vajzë 10-vjeçare nga Minesota, Elizabeth Zuna Caisaguano, u lirua bashkë me nënën e saj nga ndalimi i ICE në Teksas pas një muaji. Ajo dhe nëna e saj u ndaluan gjatë rrugës për në shkollë, pavarësisht se familja nga Ekuadori ka një çështje aktive për azil dhe kishte ndjekur procedurat ligjore.
-
Kronikë
16:13
‘Pse më sheh’- Henrik Hoxhaj ‘zbërthen’ zanafillën e sherrit me Ismet Boriçin: Doja ta vrisja për hakmarrje! I gjuajtëm nga Renaulti, por Skerdit i ngeci arma
Henrik Hoxhaj, i pandehur si pjesë e dosjes “Plumbi i artë”, ka dëshmuar sërish ditën e sotme në Gjykatën e Posaçme, ku ka zbuluar disa detaje të... -
Sport
-
Kronikë
16:01
E mori rrjedha e përroit pas aksidentit në Klos, ministri Vengu: U gjet një kartë identiteti, nuk do ndalim operacionin për gjetjen e 30-vjeçarit (VIDEO)
Kërkimet për 30-vjeçarin Jurgen Karaj janë zhvilluar pa ndërprerje për 26 ditë rresht në shtratin e lumit dhe zonat përreth, por ende nuk ka ndonjë shenjë që të çojë në gjetjen e tij.
-
Kronikë
-
Bota
-
Kronikë
-
Bota
-
Kosova & Rajoni
15:41
Radio Europa e Lirë: Pse Osmani po paralajmëron ndjekje ligjore ndaj gazetarit të FAZ-it?
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, po konsultohet me avokatë në Gjermani për t'i përdorur të gjitha mjetet ligjore me qëllim që të “mbrojë integritetin” e Presidencës dhe shtetit, pas një përplasjeje virtuale me një gazetar të së përditshmes, Frankfurter Allgemeine Zeitung (FAZ).
-
Sport
-
Politikë
-
Kronikë
-
Kronikë
15:15
Abuzime me tenderët, Apeli i GJKKO lë në fuqi masat për zyrtaret e AKSHI-t, 3 biznesmenët dhe zv.drejtorin e Policisë së Tiranës
Apeli i GJKKO-së ka lënë në fuqi masat për dy zyrtaret e AKSHI-t, 3 biznesmenët dhe zv.drejtorin e Policisë së Tiranës, Erion Ismaili, pas hetimeve për abuzime me tenderët.
-
Politikë
-
Sport
-
Kultura
15:01
Gradishta, dëshmi me zë dhe foto të kampit të internimit! Tre artistë në gjurmët e kampit famëkeq të regjimit në Lushnjë
“Gradishta / Tempus Captum” është një instalacion artistik që ndërthur fotografinë dhe tingullin, për t’iu kushtuar një vendi me histori të rëndë: Gradishtës, kampit famëkeq të internimit nga regjimi i Enver Hoxhës.
-
Kronikë
15:11
Dyshohet se e mori rrjedha e lumit Vjosë, Polumbarët e RENEA-s dhe Policia vijojnë kërkimet për gjetjen e trupit të 65-vjeçarit Ylli Dine
Polumbarët e RENEA-s dhe shërbimet e Policisë vijojnë kërkimet në lumin e Vjosës, për gjetjen e trupit të 65-vjeçarit Ylli Dine, pas dyshimeve se ai është mbytur në Lumin Vjosë.
-
Politikë
-
Bota
-
Sport
-
Politikë
14:29
Qeveria hapi TikTok-un, por filtrat ende nuk janë vendosur: Plan kombëtar ndërgjegjësimi
Në Gjykatën Kushtetuese, ku sot u shqyrtua padia për mbylljen e rrjetit 1 vit më parë, përfaqësuesi i kryeministrisë konfirmoi se palët kanë dialoguar për vendosjen e disa filtrave, mes të cilave edhe disa shprehje problematike në gjuhën shqipe, detaje të cilat do të shpallen gjatë këtij muaji.
-
Kronikë
14:23
Vëzhgimi i Report Tv/ Tirana nën ‘pushtetin’ e parkimeve dyshe, shoferët nuk i tremben as burgut! Eksperti: Bllokimi i korsive të autobusëve të trajtohet si kundravajtje penale
Nëse parkon makinën dysh dhe ke bllokuar qarkullimin e mjeteve të emergjencës, policisë dhe institucioneve të rëndësishme, rrezikon deri në 1 vit burg, dhe jo thjesht një gjobë të policisë rrugore.
-
Kronikë
-
Politikë
-
Politikë
14:08
‘Betejë e panevojshme’, analisti Rexhaj për Report TV: Kërkesa e gjyqtarëve për rritje page, ndërhyrje në kompetencat e Qeverisë dhe Kuvendit
Gjatë një interviste me emisionin Sot Live në Shqipëri në Report TV Rexhaj theksoi se gjyqësori nuk mund të marrë vendime që prekin drejtpërdrejt arkën e shtetit, sidomos kur bëhet fjalë për përfitime për veten.
-
Sociale
13:54
'Kanceri, sfidë e përbashkët e shoqërisë'! Ministrja Sala: Të avancojmë për transformimin në fushën e onkologjisë
Ministrja Evis Sala u shpreh se duhet avancuar hap pas hapi, në mënyrë që Shqipëria të realizojë transformimin që ka nevojë në fushën e onkologjisë.Sipas Salës, kanceri është sfidë e përbashkët e shoqërisë dhe kërkon qasje multidimensionale e të mirëkoordinuar.
-
Bota
-
Kronikë
-
Politikë
-
Kronikë
-
Sport
13:38
Milano-Cortina 2026/ Treqind roje sigurie, 11 avionë dhe tre aeroplanë mallrash! Zëvendëspresidenti i SHBA J.D. Vance mbërrin në Itali
Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Sekretari i Shtetit, Rubio, do të marrin pjesë në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike Dimërore.
-
Kronikë
-
Bota
-
Bota
-
Bota
13:18
Analiza e CNN: Pse stuhia Epstein është fatale për Britaninë e Madhe, por jo për Trump?
Analiza e CNN thotë se dosja Epstein po prodhon pasoja të rënda politike në Britani dhe Europë, ku liderë si Keir Starmer rrezikojnë pushtetin, ndërsa në SHBA president Donald Trump mbetet politikisht i paprekur falë forcës së tij institucionale dhe kontrollit politik.
-
Bota
13:05
Kush ishte familja shqiptare që u shua në Itali! Vajza e vogël shkruante poezi dhe ëndërronte të bëhej parukiere, djali punonte elektricist
Vajza e vogël e familjes shqiptare shkruante poezi, të cilat këtë mëngjes, shpjegon Gioia Giuliani, drejtoreshë e shkollës së mesme në Camigliano, shoqet dhe shokët e saj të klasës po i mbledhin.
-
Bota
-
Lifestyle
-
Sport
-
Politikë
