Takimi me Ramën, Blinken: Kënaqësi të festojmë 100 vjetorin e marrëdhënieve SHBA-Shqipëri! Mezi presim 100 vitet e ardhshme
16 Shkurt 2022, 08:48
Sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken ka ndarë pamjet nga takimi i djeshëm që zhvilloi me kryeministrin Edi Rama. Me anë të një postimi në ‘Tëitter’, Blinken shkruan se ishte kënaqësi që priti Ramën, takim ky i cili vjen në kuadër të 100 vjetorit të marrëdhënieve mes SHBA dhe Shqipërisë.

Bursat europiane rriten, pasi Rusia tërheq disa trupa që ishin afër Ukrainës
16 Shkurt 2022, 07:29
Aksionet europiane dhe aksionet amerikane u rritën ndërsa çmimi i naftës ra pas lajmeve se njësitë nga rrethet ushtarake jugore dhe perëndimore të Rusisë po ktheheshin në bazë pas përfundimit të stërvitjeve.

New York/E humbur që prej 2019-tës, vogëlushja 4- vjeçare gjendet e gjallë! Prindërit e kishin fshehur në bodrumin e shtëpisë
16 Shkurt 2022, 01:22
Një vogëlushe 4-vjeçare e cila ishte rrëmbyer nga prindërit e saj në korrik të 2019 pasi kishin humbur kujdestarinë, u gjet gjallë në shtëpinë e tyre e fshehur në një dhomë të improvizuar poshtë shkallëve.

Rama takim me Blinken në SHBA: Krenar që jemi aleatët tuaj! Sekretari i Shtetit: Të parët që na ndihmuat me afganët, në Këshillin e Sigurimit kemi çështje që do punojmë së bashku
15 Shkurt 2022, 21:20
Urime për anëtarësimin e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit të OKB, por edhe falënderime për mikpritjen e shtetasve afganë i përcolli Sekretari Amerikan i shtetit, Antony Blinken kryeministrit Edi Rama, gjatë takimit 45-minutësh kokë më kokë, në Departamentin e Shtetit.

Pas takimit me Blinken në SHBA, Rama: Folëm për rajonin! Jemi krah me SHBA-në për Ukrainën
15 Shkurt 2022, 20:28
Pas takimit me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Anthony Blinken, për rreth 45 minuta, kryeministri Edi Rama ka zbardhur edhe detaje nga çështjet kryesore që diskutuan 'kokë më kokë' në Washington. I pyetur nëse do të ketë një Ukrainën, Rama tha se kjo nuk është një çështë që i takon Shqipërisë, por shtoi se në këtë proces do të jemi krah për krah me SHBA-në.

Më 17 shkurt Pavarësia e Kosovës, Biden letër Osmanit: Në 14 vite keni bërë përparim të jashtëzakonshëm
15 Shkurt 2022, 19:26
Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, i ka shkruar një letër urimi për Ditën e Pavarësisë së Kosovës Presidentes, Vjosa Osmani. Në letër Biden thotë se Kosova ka bërë përparim të jashtëzakonshëm gjatë këtyre 14 viteve dhe e ka falënderuar Osmanin që e ka ndarë Medaljen Presidenciale post-mortem për djalin e tij, Beau.

Sulm kibernetik ndaj faqeve kryesore në internet të qeverisë ukrainase dhe të bankave
15 Shkurt 2022, 19:21
Mbetet ende e paqartë se kush janë sulmuesit në rrjet, por ky sulm vjen në një kohë tensionesh mes Ukrainës dhe Rusisë.

Protestat kundër masave anti-COVID, kryeministri kanadez: Bllokimet janë të paligjshme, shkoni në shtëpi
15 Shkurt 2022, 15:55
Protestat e "Autokolonës së Lirisë" u filluan nga shoferët kanadezë të kamionave, të cilët kundërshtonin urdhëresat e qeverisë për t'u vaksinuar ose karantinuar. Demonstratat kanë tërhequr tashmë protestues të zemëruar për kufizimet e tjera për pandeminë, si dhe për politikat e administratës së Trudeau.

Ballkani sërish në rrezik, nga lufta mund ta shpëtojë vetëm vendosmëria e SHBA-së
15 Shkurt 2022, 14:40
Shtetet e Bashkuara sapo kanë autorizuar shitjen tek Kroacia të disa helikopterëve ushtarakë. Rusia u kundërpërgjigj menjëherë, duke i ofruar armë Serbisë.

Kriza/ Rusia njofton tërheqjen e disa trupave ushtarake, reagon Ukraina: Kur ta shohim e besojmë! NATO mosbesuese! Biden-Johnson: Ka shpresë për zgjidhje diplomatike
15 Shkurt 2022, 09:23
Një tërheqje të trupave të saj është njoftuar sot nga Rusia, teksa SHBA kishte deklaruar se është planifikuar një sulm për nesër, më 16 shkurt. Moska e ka quajtur ditën e sotme si historike pasi sipas tyre kështu vërtetohet dështimi i propagandës së luftës nga perëndimi.