Zaloshnja: Fishekët e Yuri Kim, kapsolla deri më sot
7 Dhjetor 2021, 14:50
Pasi Sekretari i Shtetit Blinken e shpalli Berishën persona non grata, Ambasadorja Yuri Kim, tek shkallët e ShQUP-it, u bëri thirrje anëtarëve/votuesve të PD-së që “të mos hanin bar” për hir të Berishës. Një referencë kjo ndaj thënies së dikurshme të Enver Hoxhës “Ne edhe bar hamë, por nuk u përulemi imperialistëve amerikanë”.

Hillary Clinton i jep çmim Kryeministrit Rama: E admiroj punën e tij, hapi dyert e Shqipërisë për ata në rrezik! Falë tij 1000 afganë, shumica gra, shpëtuan
7 Dhjetor 2021, 13:55
Për rolin e Shqipërisë për shpëtimin e refugjatëve afganë, duke ofruar për ta strehim, arsimim, shërbime mjekësore, e mbështetje psikosociale, Kryeministri Rama është nderuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me çmimin e solidaritetit nga Organizata “Vital Voices Global Partnership”, e drejtuar ish-Sekretarja e Shtetit në SHBA, Hillary Clinton.

Për pyetjet, të cilat askush nga turma nuk dëshiron t’i dëgjojë
7 Dhjetor 2021, 13:10
Në 17 shkurt të vitit 2017 i dërgova një email kryetarit të Partisë Demokratike, në të cilin i shkëshilloja marrjen e vendimit për djegien e mandateve të deputetëve.

SHBA paralajmëron Rusinë: Do dërgojmë trupa në Europën Lindore nëse pushton Ukrainën
7 Dhjetor 2021, 09:34
SHBA ka paralajmëruar se do të dërgojë përforcime në Europën Lindore në rast se Rusia do të tentojë të pushtojë Ukrainën. Në prag të bisedimeve mes Joe Biden dhe Vladimir Putin, SHBA bëri të qartë po ashtu se do të vendosen edhe sanksione të rënda ekonomike.

Escobar, 2 ditë para Kuvendit të Berishës vjen në Tiranë, ambasada e SHBA: Konfirmon luftën kundër të korruptuarve dhe minuesve të demokracisë
7 Dhjetor 2021, 09:25
2 ditë para se Sali Berisha të mbledhë në stadium mbështetësit e tij për Kuvendin e PD-së, të thirrur prej tij, do të mbërrijë në Tiranë i dërguari i SHBA për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. Përveç Kryeministrit dhe ministres së Jashtme ai do të takojë në kryeqytet edhe kryetarin e opozitës Lulzim Basha.

Bashkëpunimi i dy fronteve ne krizë të Jinping dhe Putin për të ‘vulosur’ fundin e diplomacisë interveniste të Biden
7 Dhjetor 2021, 02:57
Krizat aktuale të Ukraniës dhe Tajvanit janë duke u rritur njëkohësisht me këto kriza edhe aleanca e paprecendetë por e parashikueshme e presidentit rus Vladimir Putin dhe atij kinez Xi jinping.

Kina kritikon bojkotin diplomatik të Lojërave Olimpike të Pekinit, pasi asnjë ftesë nuk iu dërgua zyrtarëve amerikanë
7 Dhjetor 2021, 00:50
Vendimi i administratës Biden për të bojkotuar Lojërat Olimpike Dimërore 2022 në Pekin është një manipulim politik që nuk ka ndikim në suksesin e ngjarjes, tha zëdhënësi i Ambasadës Kineze në SHBA, Liu Pengyu në një deklaratë për Sputnik.

Parlamenti Kosovës 1 minutë heshtje për humbjen e senatorin amerikan, deputetët serbë nuk nderojnë Bob Dole
6 Dhjetor 2021, 22:59
Kuvendi i Kosovës e nisi seancën plenare ditën e sotme me një minutë heshtje në nderim të senatorit amerikane Bob Dole, mikut të madh të shqiptarëve. Por ajo çfarë u vu re sot në Kuvend ishte fakti që kësaj lutjeje nuk iu bashkuan deputetët e Listës Serbe, të cilët zgjodhën të qëndronin ulur.

SHBA bojkoton Lojërat Olimpike të Pekinit, asnjë zyrtar amerikan nuk do të marrë pjesë
6 Dhjetor 2021, 22:01
Shtetet e Bashkuara thanë të hënën se nuk do të dërgojnë zyrtarë qeveritarë në Lojërat Olimpike Dimërore të vitit 2022 në Pekin, pasi Kina u zotua se do t’i "kundërpërgjigjej" çdo bojkoti të tillë diplomatik.

Koloneli në Report Tv: Nëse do ketë luftë në Ukrainë, gati t’i bashkohemi SHBA-së kundër Rusisë
6 Dhjetor 2021, 21:33
Tensionet mes Rusisë dhe Ukrainës kanë qenë temë diskutimi në emisionin ‘Studio Live’ në Report TV, Koloneli Ardian Lulaj tha se në rast se Rusia pushton Ukrainën, Shqipëria do të jetë gati t’i bashkohet ShBA dhe Natos kundër Rusisë.