6 Dhjetori i Doktorit, një këngë në redaksinë e 'Bashkimit' dhe 6 Dhjetori im!

6 Dhjetori i Doktorit, një këngë në redaksinë e 'Bashkimit' dhe 6 Dhjetori im!

“Kur politika shkëputet plotësisht nga morali, atëhere cdo gjë është e mundur”. Nuk është ndonjë urtësi nga lashtësia. Dhe as nga gjithësia e sotme. Është një postulat i mbi 30 viteve më parë, nga Akademiku ynë i fundit Rilindas, Rexhep Qosja ! E kam të fiksuar herët në memorie. Që kur filluan dallgët e para shkumërëna të Pluralizmit Politik në Shqipërinë tonë. Dhe nuk u vjetërua asnjëherë.

Isha ende në orët e fundit të gazetës së dashur “Bashkimi”, kur disa kolegë po hidheshin me hir a pahir nëpër mediat PD-së e në gazeta të tjera opozitare. Dhe nuk më shkoi mendja kurrë se një ditë do e rrëmbenin tinëzisht jo si pronë të babait dhe do na hidhnin në rrugë ca bashibozukë të pështirë të Partisë së Punës.

 Mirëpo, gati cdo ditë, shpesh paradite e pasdite, ngjiste e zbriste shkallët dy a tri një burrë shtatlartë, i hedhur, energjik, gjithnjë me një cantë në dorë, me vështrim të papërqëndruar e me baluket e ndara përpjetë mbi ballë dhe që përshëndeste nga larg e nga afër me krahun e djathtë ngritur  e të shtrirë plotësisht. Kur e pashë në  korridorin e Redaksisë së telikosur nga sherret vulgare, nga mendimet e kundërtë me tone të larta kundër karaktereve të fëlliqura deri në mesnatë, të jem i sinqertë, u ndjeva mirë : Ishte Doktor Berisha ! Kështu e kam thirrur vazhdimisht

Madje edhe shkrimin e parë Doktori e ka botuar te gazeta ime “Bashkimi”, ku bënte jatak ditën e natën ! Miqtë e tij kishin qenë gati tërë jetën “shefa” e më të besuarit e regjimit.

Rekomandimet dhe gjuha e nepërkës helmatisëse te Doktori, për mua personalisht, hapën ngadalë hendekun e padëshiruar…”Ai është komunist, nuk lëviz nga istikami”, ishte përgjigjur në një takim partiak në Tiranë. Dhe harroi shpejt veten, shokët e miqtë e vërtetë, të veshur e ngjeshur me rrobat e “armët” e Partisë së Punës. Më vonë, për disa pispilingë dinakë, të pabesë e të pispillosur morëm vesh nga shkresat zyrtare se ishin me spaleta e grada xixëlluese të ish Sigurimit të Shtetit  (!). Dhe për mua kuturisnin si urithë se isha mbrojtës i Enverit, nuk bëhesha dot demokrat(më saktë: pëdëist). Por tani vonë jam zilepsur : Ata paskan qenë kampionë të vërtetë në mbrojtje të PP-së e Enverit, madje me grada jo dosido, bashkë me ndonjë lapërdhar të pacipë nga ish“Zëri i Popullit” !

Por një meritë nuk mund t’ia mohoj Doktorit : Këta bicimsëzë i mbajti shumë pranë dhe i ruajti deri në fund me fanatizëm…Askujt nuk ia tregova faktin që unë e kisha njohur qysh në 1983 (Korrik), në katin e dytë të Spitalit nr.1 në Tiranë, kur isha Korrespondent Profesionist me rezidencë në Sarandë. Brenda vetes nuk ndihesha keq, jo thjesht se ishte Kryetar i Partisë së parë opozitare, por mbi të gjitha si mjek kardiolog i mirënjohur. Ardhur nga malësia e Tropojës nëpër shkallët e diturisë e të shkollimit në Kryeqytet .

Jo vetëm që nuk lëvizi asnjëherë familjarisht nga Tirana, por arriti të shkonte për specializim edhe në Paris !

Vonë, në një mbrëmje ta paqtë dhjetori, pasi kisha parë me sytë e mi për herë të fundit një shkrim në shtypshkronjë, po zbrisja për të shkuar në shtëpi shkallët e katit të tretë. I lodhur e i kënaqur, po ktheja në rit të përnatshëm sidomos dy vargjet e këngës së mocme:”Moj kok’ e qenit, moj qëne,/ Nuk dite për veten tënde…”. Kolegu dhe miku im i mirë, Llazar Vero (sot nëpër humbëtirat e mërgimit të detyruar) hapte menjëherë derën e zyrës në katin e dytë dhe ia kthente bukur e me gjongul këngës. Si një përcjellje origjinale në atë qetësi mbrëmësore. Kur po dilja nga dera kryesore e Redaksisë duke vazhduar këngën, te shkallët e para përplasem befas me Doktorin që i kapërcente jo një nga një:”Më fal zotni Mërtiri, më fal !”, u përshëndetëm dhe ai hyri brenda.

Edhe ky prag 6 Dhjetori flet shumë. Dikush i preu drutë shkurt “është provë force ndaj gjykatës”. Pa pyetur për pesë risqet kryesore që lidhen me aleatët, kostot e aktivitetit politik para ndërkombëtarëve, etj. Lind pyetja: janë risqe apo brisqe? Brisqe rroje apo ... Biçak i ndryshkur? Brisk berberi apo biçak çobani ?

Ndërsa një kandidate nën sqetullat e doktorit politikan, na prishi gjakun e na bëri “gjysmë njeriu”, kur u çorr e ia futi si kau pelës: “Kam qenë dhe qitëse, të kenë kujdes edhe ata që janë kundërshtarët e mi”. O Zot, ku i kanë psonisur vallë këto kungulleshka? Dhe Saliu doktor, mban iso e flet “në emër të kombit”, si politikan akshami: “Pas Enver Hoxhës është armiku më i egër i kombit shqiptar”. Uauu! Dhe nuk pushon: “Rama ka futur thika pas shpine ndaj Kosovës” ...

Edhe për 6 Dhjetorin u duk ashiqare. Dhe nuk e kishte hallin për të krasitur drurët a për të prerë lulet, ose për të shartuar e gdhendur dy gishtat lart, për nder të Samitit Evropian në Tiranë. Se politikanëve të tranzicionit shqiptar u ka prerë thika “në mish të botës”! Më thoni qoftë dhe një të vetëm që e pagoi shtrenjtë ’97-ën, ’98-ën, Gërdecin e 28 qytetarëve të djegur e të pjekur për së gjalli, etj. Paskan lindur “me këmishë”! Se për veten e familjen e tyre ka mbi 30 vite që u shkon jeta si thika në gjalpë. Ndërsa njerëzia ka duruar e duron thikën e varfërisë gjer në kockë.

Doni të shikoni nesër 6 Dhjetorin tim të bukur, atje mbi Vjosë? Doni të dëgjoni cicërimat e fundit të ca zogjve shtegtarë? Doni të dëgjoni frymëmarrjen gulçuese e plot ankth të nënës time, që ngjitej bashkë me hënën si sorkadhe? Doni të prekni nga afër buzëqeshjen engjëllore dhe gëzimin e motrës së madhe fatzezë? Nuk më gëzuan dot as gjyshi e gjyshja dhe as 2 xhaxhallarët. Tre kishin mbyllur sytë përgjithmonë, gjyshi nga torturat dhe plumbat e nazistëve gjermanë dhe njëri xhaxha ishte as i vdekur dhe as i gjallë në tokën e Miçiganit ... Nesër e kam ditë të shenjtë! Mjaft liderë të handakosur dhe protestues të inatosur tashmë unë i njoh nga afër. Kur ma bëjnë gogol 6 Dhjetorin, më vjen për të qeshur e për të qarë. “Po na tromaksin kalamajtë, me ultimatumet nëpër ekrane”, më thoshte dje një mëhallali tiranas. Zhurmë edhe nga kundërshtarët e tyre politikë. Përveç ditëlindjes, ty të shtuam në kalendar dy ngjarje: Samiti Europian dhe protesta paradoksale për mbrojtjen e vilave e të gjëmave pa fund e krye”...

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Alo: 05/12/2022 04:18

    Shume mire shoku "Bashkimi". Te pa shoku Edvin dhe tsh je ne krie listes se servileve. Ne e dinim qe "Bashkimi" qe gazete pa pronar. Por paska qene "imi" thote. Sala me sigurim po e po, ama spaske dite gje zotrote qe shoku Edvin qe i biri i byrose politike dhe zografiste per sigurimin. Ah qerrata eshte njeriu. Servil mbetet gjithe jeten.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë