-
Anija me 816 ton mbetje, prokuroria merr mostra për analizimin nëse ishin toksike apo jo! Pritet të dërgohen për ekspertizë jashtë vendit
Lidhur me hetimet që po kryhen për transportin jashtë vendit tonë të 816 ton mbetje nga prodhimi i çelikut në kombinatin e Elbasanit në pronësi të kompanisë Kurum, bëhet me dije se grupi hetimor që merret me këtë çështje ka marrë mostra të mbetjeve në mjediset e kombinatit në Elbasan, por edhe nga ato që konsiderohen mbeturina të ngarkesës në portin detar të Durrësit në kalatën lindore
3 Shtator 2024, 17:06 -
Kontrata u firmos pak ditë para skandalit me mbetjet toksike të Kurum, gjermanët e EMS ‘braktisin’ portin lindor në Durrës! Do të menaxhohet nga kroatët
Në një kohë kur skandali për mbetjet toksike, ka marrë përmasa të mëdha, dhe hetimet akoma nuk kanë nxjerrë përgjegjësit, mësohet se kompania gjermane EMS, që menaxhon portin lindor të Durrësit, e ka shitur koncesionin për 13 milionë euro tek një kompani kroate. Në gusht MIE e bëri përgjegjëse “EMS” për lejimin e ngarkesës së dyshuar toksike, me destinacion Tajlandën
3 Shtator 2024, 15:47 -
Shehaj: Rama përzë gjermanët, fut në xhep koncensionin e Durrësit
Agron Shehaj, kryetar i partisë ‘Mundësia’ ka bërë një denoncim në lidhje me kompaninë koncesionare gjermane në Portin e Durrësit, në një kohë që ende në vend zien skandali me transportin e rreth 800 ton mbetjeve toksike drejt Tajlandës
3 Shtator 2024, 15:30 -
-
Skandali i mbetjeve toksike të Kurum, Basha: Do e çojmë në SPAK
Lulzim Basha, ka folur për skandalin e mbetjeve toksike. Në konferencën për mediat, Basha tha se juristët e këtij grupimi politik po shohin mundësinë e dërgimit të çështjes së KURUM nga Prokuroria aktuale që po e ndjek, tek SPAK.Ai tha se ajo që ka dalë është maja e ajsbergut për qindra ton helme q
3 Shtator 2024, 12:27 -
Skandali i mbetjeve toksike të KURUM, a e dinte kompania 'Maersk' çfarë kishin kontejnerët? BAN kërkon hetim, edhe 'Candor' fiku për shumë ditë GPS
Media investiguese e lajmeve industriale “ManifoldTimes” në Singapor dhe organizata BAN zbulojnë se të dyja mjetet lundruese e kanë fikur sinjalin për më shumë se çfarë duhet. Madje ekuipazhi ka mbajtur kontakte me Shqipërinë. Çfarë ndodhi gjatë këtij “errësimi”? Kompania “Maersk” i quan “lajme të pasakta”: Ngarkesat u kthyen
3 Shtator 2024, 09:08 -
Trafiku i “Kurum” në duart e motrave Pemati! Gjovana e Olizana, mbretëreshat e trafikut të mbetjeve toksike, në skenë turku Serdar Can Hakliol dhe linja Kroaci-Durrës
Në 4 korrik 2024 dy anijet “Compton” dhe “Candor”, të ngarkuara me 102 kontenierë me mbetje të rrezikshme toksike, u nisën nga porti i Durrësit për në Tajlandë. Operacioni i ngarkimit të tyre drejtohej nga dy gra të reja rreth të dyzetave, Gjovana dhe Olizana.
2 Shtator 2024, 15:50 -
Skandali me mbetjet e Kurum/ Deputetja e PD-së, Zheni Gjergji: Kompania ka qenë target i sulmeve tona, nuk e di çka ndodhur para 2013
Deputetja e Partisë Demokratike, Zheni Gjergji foli në lidhje direkte, me ‘Studio Live’ në Report Tv për skandalin me mbetjet të Kompanisë Kurum.
2 Shtator 2024, 19:02 -
Çfarë duhet ta trandi realisht Shqipërinë?!
Pothuaj po “shuhet” krejtësisht skandali i mbetjeve toksike. Media në orët e para të Shtatorit më shumë duket e interesuar për takimin “e Dajtit” sesa për fatin e punëtorëve të “Kurum”. Ca më shumë koha e përshfaqi kompaninë me shumë lidhje dhe me shumë faktorë
31 Gusht 2024, 21:36 -
Mero Baze: PD betejë ligjore t'i rikthejë portin “Kurum”-it
Ka një ekzaltim në shtypin e Berishës meqë SPAK po heton një kontratë koncesionare të portit të kontejnerëve në Durrës, që më 2017, qeveria ja hoqi Kurum-it, për shkak se kishte shkelur kontratën dhe e fitoi një kompani malteze.
31 Gusht 2024, 21:05 -
Skandali me mbetjet jo i vetmi! Si u favorizua Kurum nga Berisha, shumëfishoi fitimet me koncensione deri në grahmën e fundit të qeverisë! Mori rafinerinë e Cërrikut, e shiti për skrap në 1 muaj
Kompania Kurum, e cila fshihet pas mbetjeve të shumëdebatuara toksike drejt Tajlandës, është favorizuar nga qeveria Berisha, kohë kur ka shumëfishuar fitimet. Kurum mori 4 HEC-e dhe menaxhimin e Portit të Durrësit. Berisha i dha 67 hektarë në Durrës Kurumit për park industrial, por dështoi. Me koncesione deri në javët e fundit të qeverisë së djathtë, Kurum mori edhe rafinerinë në Cërrik të cilën e shiti për skrap në 1 muaj.
31 Gusht 2024, 12:13 -
Mbetjet toksike të KURUM dhe 'Sokolajt', PD kërkon interpelancë urgjente me kryeministrin Rama në Parlament! Tre pikat dhe akuzat
Kryetari i grupit, Gazment Bardhi, njoftoi sot se dorëzoi kërkesën në Kuvend dhe kërkon llogari nga ekzekutivi. Publikon ehde shifrën 1600 tonë të ngarkesës që po kthehet nga Kina dhe Singapori: Aktivitet i mirëfillte kriminal dhe cenim i sigurisë kombëtare!
30 Gusht 2024, 12:45 -
Balluku tha se Porti i Durrësit s’ka përgjegjësi për skandalin e mbetjeve toksike, PD: Të dorëhiqet, SPAK të nisë hetimet
Kalimi i lëndëve të dyshuara të rrezikshme nga KURUM në drejtim të Tajlandës, për Partinë Demokratike është përgjegjësi e Ministrisë së Infrastrukturës drejtuar nga Belinda Balluku dhe institucioneve në varësi.
29 Gusht 2024, 16:13 -
Mbetjet toksike, Singapori: Dy anijet e ‘Maersk’ zbarkuan në portet tona më 18 dhe 24 Gusht, i kthyem mbrapsht! S'u njoftuam, Azia është kthyer në vend-depozitim
Zbardhet i plotë itinerari i anijeve me 102 kontejnerë dhe mbi 800 tonë mbetje toksike nga furra e çelikut të KURUM dhe që tregtohej nga kompania ‘Sokolaj” drejt Tajlandës. “Thestraitstimes” raporton se “Compton” dhe “Condor” përdorën portin “Pasir Panjang” për tranzit dhe u ngarkuan në dy anije të tjera, me destinacion kthimin në origjinë.
29 Gusht 2024, 13:39 -
Mero Baze: Berisha bën më shumë betejë per të mbrojtur 'Kurum', se sa për të zbuluar skandalin
Debati politik mes qeverisë dhe opozitës rreth mbetjeve të rrezikshme transportuar nga Porti i Durrësit ka hyrë në një boshllëk, për shkak të kompanisë ”Kurum”, të cilën opozita dhe konkretisht Berisha e shmang nga debati.
28 Gusht 2024, 20:15 -
DOKUMENTI/ Drejtori i fushatës së Gazment Bardhit administrator në kompaninë 'Kurum', ja pse opozita s'e përmend kompaninë e mbetjeve
Pse opozita nuk e përmend emrin e Kurum? Sepse interesat e saj, me sa duket janë interesat e kompanisë Kurum. Drejtori i Shtabit Elektoral të Gazmend Bardhit në Elbasan gjatë zgjedhjeve të 2021, Lorenc Hastopalli, rezulton të jetë administrator i kompanisë “Energy Resources” ose ish “Kurum Energy”.
28 Gusht 2024, 18:53 -
Bardhi i përgjigjet Ballukut për mbetjet toksike: Porti i Durrësit han pa porta, ‘Torta Belinda’ kërkon ta lërë fajin jetim!
Reagon kreu i grupit të PD, thekson se çështjen e skandalit do e nënshtrojnë edhe në kontroll parlamentar. Akuzon qeverinë si përgjegjëse: Afera e mbetjeve jo pa mbështetjen e autoriteteve shtetërore!
28 Gusht 2024, 13:27 -
Skandali me mbetjet toksike të Kurum, qeveria: Porti i Durrësit s’ka lidhje me procesin, ngarkesa u procesua nga koncesionari! Kompania turke e detyruar të japë shpjegime
Pas skandalit me mbetjet toksike të Kurum, qeveria përjashton nga përgjegjësia Portin e Durrësit. Zv.kryeministrja Balluku tha se Porti i Durrësit s’ka lidhje me procesin, por përgjegjësinë ia la kompanisë koncesionare, duke thënë se ajo ngarkoi ngarkesën me mbetjet toksike. Balluku s’e përmendi me emër, por EMS Shipping and Trading Gmbh është kompania që menaxhon Portin e Durrësit përmes një koncesioni që nga viti 2013.
28 Gusht 2024, 12:25 -
Skandali me mbetjet toksike, organizata amerikane BAN: Transporti i ‘hirit helmues’ nga Durrësi, maja e një skandali më të madh! Dërgesa të kësaj natyre bëhen rregullisht
Çështja e eksportit të një sasie mbetjesh industriale nga porti i Durrësit, që dyshohet se përmbajnë lëndë të dëmshme helmuese, është kthyer në një histori dyshimesh të shumta, me shumë të panjohura. Një hetim i dyfishtë është duke u kryer nga prokuroria e Durrësit në Shqipëri dhe nga zyra e Bashkimit Evropian kundër Mashtrimeve, OLAF.
27 Gusht 2024, 19:18 -
KURUM lë 500 punëtorë në rrugë 'për vështirësi ekonomike', por fitimi vetëm vitin e kaluar ishte 4.4 mld lekë
Lojë të përsëritur për të bërë presion me shkarkim punëtorësh për shkak se është kapur në shkelje të ligjit cilësohen veprimet e KURUM që nxori në rrugë 500 punonjës gjoja për shkak të vështirësive financiare. Nga verifikimi i Report Tv rezulton se vetëm vitin 2023 fitimi i KURUM ishte 44 miliard lekë të vjetra.
27 Gusht 2024, 17:20
