-
Një aksident është regjistruar në aksin Librazhd-Përrenjas në fshatin Pishkash. Një makinë është përplasur me një trajler, siç shihet edhe në foton që Report Tv sjell.
18 Prill 2023, 15:13 -
-
14 Maji/ Votim elektronik në 3 bashki, testohet procesi edhe në Elbasan! Celibashi: 100% i sigurt, fshehtësia e garantuar! Nuk preket nga sulmet kibernetike
18 Prill 2023, 12:14Më 14 Maj votimi elektronik do të aplikohet në 3 bashki në vend, në Elbasan, Kamëz dhe Vorë. Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi ka parë sot nga afër procesin e testimit të votimit elektronik në qytetin e Elbasanit, nga ku ka evidentuar se është 100% i sigurt dhe garanton fshehtësinë e votës.
-
Gazment Bardhi në Elbasan: Votoni PD! Luçiano Boçi është kandidat i Ilir Metës
18 Prill 2023, 11:58Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi e cilësoi Luçiano Boçin si kandidat të Ilir Metës. Gjatë një takimi në Elbasan, Bardhi tha se të gjithë demokratët e mbajnë mend se sa herë i kanë dhënë pushtet të pa merituar Ilir Metës, u ka kthyer kurrizin.
-
DOKUMENTI/ U arrestua se ishte tapë në timon, pasuesi i Boçit në Kuvend nuk e fsheh ngjarjen në formularin e dekriminalizimit: Jam nën hetim
18 Prill 2023, 09:54Qani Xhafa, deputeti që zëvendëson Luçiano Boçin në parlament ka pranuar në formularin e dekriminalizimit se është nën hetim nga policia për drejtim në mënyrë të parregullt të makinës. Në dokumentin që ka dorëzuar në KQZ, deklaron se hetimi po vijon.
-
VIDEO/Kandidatët e Berishës dhe Metës ‘shfrenojnë’ fantazinë! Boçi: 3000 vende të reja pune dhe një ‘Disney Park’ në Elbasan
17 Prill 2023, 18:39Kandidatët e koalicionit Berisha-Meta duket se po e “shfrenojnë imagjinatën” në premtimet e tyre elektorale.
-
Berisha-Meta s'duan t'ia dinë, fushatë me simbolet e Partisë Demokratike në Gramsh
17 Prill 2023, 18:00Sali Berisha dhe Ilir Meta u bënë sot bashkë në Gramsh dhe prezantuan kandidatin për kryebashkiak, Hasim Çekrezi. Në fjalën e tij për mediat, Meta tha se në këto katër vite Gramshi është keqqeverisur dhe se më 14 maj do të rikthejnë kontrollin në bashki. Sipas Metës, ‘Rilindja’ ka shpërdoruar taksat e qytetarëve, ndërsa tha se programi i tyre është shpopullimi i vendit.
-
-
Merr flakë kati i dytë i një banese në Elbasan, shkak ishte shkëndija elektrike
16 Prill 2023, 07:34Kati i dytë i një banese dykatëshe është përfshirë nga flakët në mesnatë në fshatin Mjekës të bashkisë Elbasan.
-
PS çel fushatën në Gramsh, Gjiknuri: Saliu dhe Iliri përfaqësojnë të shkuarën! Mbështetja për PS, është votë për projektet e mëdha që ne kemi
15 Prill 2023, 17:11Sekretari i Përgjithshëm i PS Damian Gjiknuri bashkë me kandidatin Besian Ajazi çelën fushatën zgjedhore në qytetin e Gramshit. Numri dy i socialistëve deklaroi se qytetarët e kanë bërë tashmë zgjedhjen e tyre, dhe do të kërkojnë më 14 maj që Gramshi dhe Shqipëria të vijojnë të ecin përpara.
-
Gjykata e Elbasanit vendos të mos ekstradohet, rusja e akuzuar për spiunazh do të qëndrojë në Shqipëri! Avokati: Vendim i drejtë
14 Prill 2023, 13:00Svetlana Timofeeva nuk do të ekstradohet në Rusi. Vendimi është marrë ditën e sotme nga Gjykata e Elbasanit e cila ka vendosur që të mos pranojë kërkesën për ekstradim të Rusisë me argumentin se i rrezikohet jeta.
-
-
Kërcënuan me jetë biznesmenin që fitoi tenderin për lëndë drusore, lihen në burg 2 prej të arrestuarve! Arrest shtëpie për 62 vjeçarin
13 Prill 2023, 15:29Gjykata e Elbasanit ka lënë në burg 2 prej 3 të arrestuarve për kërcënimin me jetë të biznesmenit Eral Myftaraj,të cilit i kanë kërkuar që të tërhiqej nga gara për tenderin për furnizimin me lëndë drusore nëpër shkolla që kapte vlerën 853 mijë euro. Në burg janë lënë Alger Alcani, 27 vjeç dhe Edmir Boçi, 37 vjeç. Ndërsa për të arrestuarin tjetër, Shaqir Alcanin, 62 vjeç, është caktuar masa e arrestit shtëpiak
-
Mashtronin të huajt përmes Call Center, arrestohet administratori në Elbasan! Nën hetim edhe 4 operatorë
13 Prill 2023, 11:041 në pranga dhe 4 nënë hetim ka qenë bilanci një operacioni policor për mashtrimin nëpërmjet call centerave. Në pranga ra administratori i Call Center-it, Mirsad Nokiçi 26-vjeç si dhe nisi hetimi për 4 operatorët.
-
Gjiknuri dhe Llatja prezantojnë programin ‘Elbasani 2030’: Vizioni për të ecur përpara! Vendi s’ka nevojë për Berishën, Metën e pinjollin e tyre
13 Prill 2023, 10:48Sekretari i Përgjithshëm i PS Damian Gjiknuri bashkë me kryebashkiakun Gledian Llatja prezantuan programin “Elbasani 2030” në një bashkëbisedim me qytetarët e Elbasanit. Numri dy i socialistëve u shpreh se Elbasani 2030, nuk është thjesht një numër, por një vizion për zhvillimin e qytetit.
-
Aksidenti në Elbasan, makina përplas të miturën përballë derës së shkollës
12 Prill 2023, 11:36Një aksident ka ndodhur në Elbasan në afërsi të shkollës së Gjuhëve të Huaja, ku është përplasur një e mitur
-
Akuzohet për spiunazh, shtyhet seanca në Gjykatën e Elbasanit për rusin! Prokurori kërkoi kohë për t’u njohur me aktet e dosjes
12 Prill 2023, 10:27Në Gjykatën e Elbasanit u shty seanca për shtetasin rus, Mikhail Zorin i cili akuzohet në vendin tonë për spiunazh
-
I shërbente Erjon Alibejt, GJKKO dënon me 3 vite e 6 muaj burg ish-efektivin, Leonard Palushi! Akuzohet për korrupsion pasiv
11 Prill 2023, 14:09I akuzuar për prishje provash kundrejt shpërblimeve të afruar nga Erjon Alibej, Gjykata Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, dënoi me 3 vite e 6 muaj, burg ish oficerin e policisë të Elbasanit, Leonard Palushin. Ai gjithashtu nuk do të ushtrojë asnjë funksion publik për 5 vite, sikurse i është konfiskuar makina që dyshohet se e përfitoi si shpërblim nga Alibej në këmbim të shërbimeve ndaj tij.
-
Çudirat e futbollit shqiptar, trajneri largohet pa asnjë humbje dhe në krye të renditjes
11 Prill 2023, 13:54Gentian Stojku nuk është më trajneri i AF Elbasanit në Kategorinë e Dytë grupi B.
-
Aksident në aksin Librazhd-Përrenjas, trajleri përmbyset në mes të rrugës (FOTO)
11 Prill 2023, 08:59Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin Librazhd- Përrenjas. Shoferi i një trajleri ka humbur kontrollin dhe për pasojë mjeti është përmbysur në mes të rrugës. Fatmirësisht nuk ka pasur asnjë person të lënduar.