-
Tre javë nga mbajtja e zgjedhjeve lokale ne Shqipëri, Komiteti Shqiptar i Helsinkit konstaton disa problematika ne mbarëvajtjen e procesit zgjedhor. Avokati Erdion Maçolli pohon se në disa qendra votimi nuk janë publikuar listat zgjedhore, duke privuar qytetaret të marrin informacionin se ku janë votues, ndërsa ne disa qendra listat e afishuara janë dëmtuar e për pasoje qytetarët e kane te pamundur te identifikojnë emrat.
24 Prill 2023, 14:22 -
-
1 kg tritol poshtë makinës së biznesmenit në Elbasan, Apeli konfirmon dënimin me 25 vite burg Astrit Sinanajt! Çfarë u zbulua gjatë procesit
24 Prill 2023, 09:56Gjykata e Apelit ka konfirmuar sot dënimin e dhënë nga Gjykata e Elbasanit me 25 vite burg për Astrit Sinanajn, i cili i tentoi të vrasë biznesmenin Fuad Verzivollin më 6 maj 2017 në Elbasan duke i vendosur poshtë makinës 1 kg tritol C4, që fatmirësisht nuk shpërtheu.
-
-
Rruga Elbasan-Përrenjas njollë e zezë aksidentesh, barrierat e dëmtuara nuk riparohen nga ARRSH! Banorët: Të merren masa sa më shpejt
23 Prill 2023, 14:04Shumë rrugë të vendit edhe pse janë nacionale, nuk ofrojnë asnjë siguri për shoferët. Një prej tyre është edhe ajo Elbasan-Përrenjas, ku në shumë segmente barrierat janë dëmtuar nga aksidentet dhe nuk janë riparuar nga ARRSH-ja.
-
-
-
-
-
Rama kërcen me socialistët në Elbasan: Më 14 maj të largojmë ‘zorrën qorre’ dhe Xhiken, janë turpi i botës (Berisha dhe Meta)
23 Prill 2023, 11:31Kryeministri Edi Rama është ndalur ditën e sotme në Elbasan, nga ku ka prezantuar kandidatin e PS, Gledian Llatjën. Rama bëri thirrje që më 14 maj të votojnë socialistët dhe jo ‘zorrën qorre’, referuar këtu ish-kryeministrit Sali Berisha. Rama tha se ai është një turp botëror, i shpallur non grata.
-
U plagos mbrëmë në Elbasan, policia arreston 26-vjeçarin! Tentoi të fshehë ngjarjen: Jam dëmtuar në palestër
23 Prill 2023, 09:31Kei Piu, 26-vjeçari i cili mbeti i plagosur mbrëmjen e djeshme në Elbasan pas një sherri me të rinj në një lokal, është arrestuar pasi ka tentuar të fshehë ngjarjen. Mësohet se Piu nuk ka parnuar të bashkëpunojë me grupin hetimor për zbardhjen e ngjarjes. Ai nuk ka dhënë dëshminë e plotë para uniformave blu, duke detyruar zyrtarët e grupit hetimor të ngrenë ndaj tij akuzën për ‘veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës.
-
-
Sherr mes të rinjve në Elbasan, plagoset 26 vjeçari! 3 vite më parë i ishte bërë atentat me armë zjarri
22 Prill 2023, 20:42Një sherr mes të rinjve ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Elbasanit. Mësohet se të rinjtë janë konfliktuar në një lokal në Elbasan.
-
-
Elbasan, FNSH dhe policia postblloqe në disa pika të qytetit, kontroll mjeteve luksoze (VIDEO)
21 Prill 2023, 21:33Policia dhe FNSH-ja po kryen kontrolle blic në disa pika të qytetit të Elbasanit, kryesisht makinave të luksit.
-
FOTOLAJM/ Fitër Bajrami bën bashkë PS dhe PD në Elbasan, Gjiknuri dhe Llatja shtërngojnë duart me deputetët demokratë
21 Prill 2023, 19:02Mesazhet e paqes këtë Fiter Bajram kanë ardhur dhe nga politika. Gjatë pritjes së Myftinisë në Elbasan, Sekretari i Përgjithshëm i PS shtrëngoi duart me përfaqësuesit e Partisë Demokratike, dy deputetët Zheni Gjergji dhe Qani Xhafa bashkë me kryetarin e PD Eugen Isaj dhe kandidatin për këshill bashkiak.
-
Gjiknuri takim me banorë në Elbasan: Luçiano Boçi fsheh martesën Berisha-Meta se i vjen turp
21 Prill 2023, 17:51Sekretari i Përgjithshëm i PS bashkë me kryetarin e Bashkisë Gledian Llatja zhvilluan një bashkëbisedim me banorët e lagjes Haxhias. Gjiknuri, që është dhe drejtues politik i qarkut nënvizoi se kandidati i ofruar nga PS, Llatja ka si qëllim të vijojë me punët e mira për qytetin e Elbasanit.
-
I shpallur në kërkim prej vitit 2021 për shpërndarje droge dhe municion luftarak, arrestohet i riu në Elbasan (EMRI)
21 Prill 2023, 10:38Një 30 vjeçar i shpallur në kërkim është arrestuar ditën e sotme nga policia e Elbasanit. I riu Daniel Bullari ishte shpallur në kërkim nga policia për shitje lëndësh narkotike dhe mbajtje të municionit luftarak.
-
Kremtohet Fitër Bajrami në Elbasan, besimtarët falen në sheshin ‘Gensher’
21 Prill 2023, 09:00 -
Shiste diploma të shkollës së mesme për 3 mijë euro, zbulohet skandali në Peqin! Mësuesi i Fizkulturës bënte rolin e sekserit
20 Prill 2023, 22:31Një tjetër skandal në lidhje me dëftesën e pjekurisë, që mund të merret kundrejt pagesës pa bërë asnjë ditë mësim wshtw zbuluar nw Peqin. Adrian Cani mësues fizkulture në shkollën 9-vjeçare “Adem Bedalli “ në Peqin , bën pazare për shitje diplome të shkollës së mesme kundrejt 3 mijë eurove