-
Dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin ndërsa janë lënduar 2 persona. Deri më tani rrethanat e aksidentit janë të paqarta.
24 Janar, 09:43 -
-
-
Shitje droge në paraburgimin e Elbasanit, zbërthehet skema e futjes së lëndës narkotike brenda qelive! Arrestohen 3 persona, njëri prej të cilëve polic (EMRAT+VIDEO)
23 Janar, 11:57Një operacion me tre të arrestuar është realizuar në paraburgimin e Elbasanit, ku u zbulua një skemë e mirëorganizuar e futjes së drogës në qeli. Nga hetimet u zbulua se një punonjës policie bashkëpunonte me një të paraburgosur dhe të afërmen e tij për kryerjen e kësaj veprimtarie kriminale. I paraburgosuri ishte arrestuar në vitin 2021 për shfrytëzim prostitucioni ndaj një shtetaseje të mitur.
-
'Rilindja' e gjimnazit ‘Dhaskal Todri’ në Elbasan, Rama: Do ketë klasa moderne për rreth 600 nxënës dhe salla pune për mësuesit (VIDEO)
22 Janar, 08:13Edi Rama shprehet se ky investim, do t'u japë rreth 600 nxënësve një shkollë krejt të re me klasa moderne, laboratorë dhe terrene sportive. Gjithashtu, do të ketë edhe salla pune për mësuesit.
-
Referencat e ndërtesave për banim në fshat, ja në cilat zona çmimet do barazohen me qytetin
21 Janar, 07:30Skema e re e propozuar nga qeveria, ku për herë të parë përcaktohen çmime reference edhe për fshatrat, ndjek në përgjithësi të njëjtin parim. Çmimet e referencës për zonat rurale janë propozuar në nivele të barabarta me çmimet aktuale që aplikohen për rrethet.
-
Digjet banesa në fshatin Gurishtë–Shilbatër të Elbasanit, shkak dyshohet një shkëndijë elektrike! Asnjë person i lënduar (VIDEO)
20 Janar, 18:15Banesa është djegur tërësisht, teksa fatmirësisht, 4 anëtarët e familjes nuk kanë pësuar lëndime. Paraprakisht, dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike.
-
Organizonin baste sportive, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ekzekuton masa sigurie për 6 efektivë dhe 1 person (EMRAT)
20 Janar, 08:09Agjencia e Mbikëqyrjes Policore në Elbasan ka ekzekutuar masat e sigurisë ndaj 6 punonjësve dhe 1 qytetari. 7 personat janë ndëshkuar për organizim të lojërave të fatit dhe shpërdorim detyre. Dy efektivë dhe një qytetar janë vendosur nën arrest shtëpie, kurse 4 prej tyre janë nën masën e ndalimit të daljes jashtë shtetit dhe detyrimit të paraqitjes.
-
-
'Rrëshqitje e tokave në Spathar të Librazhdit', Balla: 7 shtëpi të dëmtuara, u godit një bllok i tërë banimi
18 Janar, 21:02Taulant Balla ka njoftuar se 7 banesa u dëmtuan pas rrëshqitjes masive të dherave në fshatin Spathar të Librazhdit.
-
Nxënësi i klasës së 9 nga Cërriku fiton në Olimpiadën Botërore të Matematikës në SHBA! Loris Qosja merr Medalje Ari
16 Janar, 22:47Arritja e Loris Qosjes është një burim krenarie për familjen e tij, shkollën, qytetin e Cërrikut dhe mbarë vendin.
-
VIDEO/ Nis puna për rindërtimin e stadiumit të Gramshit, tribunë dhe fushë e re
16 Janar, 12:37Puna do përqëndrohet në rikonstruksionin e dhomave të zhveshjes, ndërtimin e tribunës së re, modernizimin e ambienteve ndihmëse, si edhe instalimin e tapetit me bar artificial.
-
Përmbytjet në Cërrik nga shkarkimet e HEC-it të Banjës, fermeri: Falimentuam, dëmet janë të jashtëzakonshme
14 Janar, 13:10Fermeri Daniel Tafa tregon se ende nuk ka mundur të përllogarisë humbjet ekonomike, por sipas tij ato janë shumë të mëdha. Teksa i bën thirrje qeverisë për ndihmë, thekson se shumë fermerë te tjerë njësoj si ai gjenden në prag falimenti.
-
Aksident i trefishtë në aksin rrugor Cërrik-Elbasan, tre të lënduar
14 Janar, 12:08Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të lënduar 3 persona, mes tyre një nga drejtuesit e automjeteve dhe dy pasagjerë.
-
Kishte hyrë në një banesë për të grabitur! Arrestohet 46-vjeçari në Peqin, i dënuar më parë për vjedhje
14 Janar, 11:2646-vjeçari ka qenë i dënuar më parë për vjedhje. Për të kryer vjedhjet në banesa, ai përdortë një darë, e cila u sekuestrua nga policia.
-
-
Ushtronin prostitucion në 2 banesa në Elbasan, arrestohen 3 vajza nga Kolumbia! Nën hetim pronarja e apartamenteve (VIDEO)
11 Janar, 10:36Gjatë kontrollit në ambientet e ushtrimit të kësaj veprimtarie të paligjshme, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale shuma parash të valutave të ndryshme, të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari, celularë dhe dokumente të ndryshme.
-
-
U aksidentua pak ditë më parë në aksin Peqin-Elbasan, 43-vjeçari humb jetën në Spitalin e Traumës
10 Janar, 20:2143-vjeçari Mareglent Asllani, i cili pak ditë më parë u aksidentua në aksin rrugor Elbasan-Peqin me një automjet tjetër që drejtohej nga një 26-vjeçare, ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës.
-