-
Pyjet dhe kullotat nuk kanë shpëtim nga zjarret. Një vatër zjarri është aktivizuar në fshatin Pishkash të Prrenjasit, ndërsa flakët i janë drejtuar edhe një tjetër fshati, atij Karkavec
13 Gusht 2021, 18:13 -
Mbushën pyllin me kanabis, shpallen në kërkim dy vëllezërit nga Gramshi
12 Gusht 2021, 14:34Dy vëllezër janë shpallur në kërkim nga policia në Gramsh pasi dyshohet se kanë kultivuar bimë narkotike. Policia ka shpallur në kërkim vëllezërit Fabjon Selimi 30 vjeç dhe Alfred Selami 27 vjeçs, banues në fshatin Gribë të Gramshi
-
Shkrumbohet nga flakët një banesë në Elbasan, nuk ka të lënduar
10 Gusht 2021, 19:33Një banesë është përfshirë nga flakët në fshatin Lleshan në Elbasan. Policia njofton se ka rënë zjarr në banesën e shtetasit H.M, rreth 70 vjeç, dhe për pasojë shtëpia është djegur plotësisht
-
-
Rama poston projektin 3D të Automotoparkut të Elbasanit
9 Gusht 2021, 09:43Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën e sotme duke publikuar me pamjet 3D të Automotoparkut ultramodern të Elbasanit. Ky automotopark të realizohet për herë të parë në vendin tonë e përmes një postimi në 'Facebook', Rama shkruan se kjo është një tjetër ëndërr që po bëhet realitet.
-
Zjarr në kodrat e Belshit, vihet nën kontroll, digjen mbi 10 hektarë shkurre dhe ullinj
8 Gusht 2021, 07:31Një vatër zjarri është aktivizuar ditën e djeshme edhe në zonë e Belshit.
-
Vdes në aksident një 3-vjeçar! Makina që drejtohej nga nëna përplaset me shtyllën dhe del nga rruga në Elbasan! I mituri ishte pa ndenjësen e posaçme
5 Gusht 2021, 10:15Një aksident i rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në Elbasan. Në fshatin Bujqës një makinë e drejtuar nga një 38-vjeçare ka dalë nga rruga dhe si pasojë është ndarë nga jeta fëmija i saj 3-vjeçar.
-
‘Mbrojtja’ bën bilancin, situata me zjarret nga veriu në jug! Në Vlorë 'lufta' për Karaburunin, vatra të reja në Shkodër, Fier dhe Elbasan
5 Gusht 2021, 07:20Në të gjithë vendin gjithsej janë aktive 16 vatra zjarri. Kështu bëhet me dije në bilancin e Ministrisë së Mbrojtjes për situatën e zjarreve nga veriu në jug
-
Formula 1 në Shqipëri? Balla: Hap historik për automotorizimin shqiptar! Gonxhja: Ëndrrat s'realizohen nëse nuk synojmë lart
4 Gusht 2021, 21:00Taulant Balla tha se ndërtimi i automotoparkut të parë shqiptar është një hap historik për automotorizimin shqiptar dhe aktivitetet automobilistike, si dhe për promovimin e kulturës së motorsportit në Shqipëri. Edhe kreu i DPSHTRR Blendi Gonxhja ndërtimi i këtij automotoparku do të mundësojë zhvillimin e garave ndërkombëtare si ato të Formula 1 në vendin tonë.
-
Ekstradohet nga Greqia Bashkim Buzani, i dënuar me 20 vite burg për disa vepra penale! Ishte në bandën e Land Xhepexhiut, që dogjën të gjallë 6 gardistë
4 Gusht 2021, 14:24Është ekstraduar nga Greqia, Bashkim Buzani, pjesë e Bandës së Cërrikut që në vitin 1997 vranë 6 gardistë. Grupi ku bënte pjesë Buzani grabisnin dhe dhunonin furgonët që vinin nga Kapshtica
-
E rëndë në Përrenjas, një 18-vjeçar humb jetën pas një aksidenti në rrugë rurale! Arrestohet drejtuesi i mjetit 22-vjeçar
4 Gusht 2021, 10:18Një 18-vjeçar ka humbur jetën pas një aksidenti të rëndë të ndodhur gjatë natës së djeshme në një rrugë rurale në Bashkinë e Përrenjasit. Policia njofton se ka vënë në pranga drejtuesin e mjetit, një 22 -vjeçar.
-
Aksident i trefishtë në fshatin Xibrakë, plagosen një grua dhe një fëmijë
3 Gusht 2021, 14:33Një aksident i trefishtë ka ndodhur në fshatin Xibrakë në aksin Librazhd-Elbasan.
-
U gjetën 400 rrënjë kanabisi në pyjet e Gramshit, arrestohet inspektori i pyjeve, nën hetim 2 kryetarët e fshatrave
2 Gusht 2021, 10:38400 rrënjë kanabisi janë gjetur në 2 parcela të cilat po kultivoheshin në pyje të zonës së Gramshit. Për pasojë është arrestuar insektori i pyjeve dhe dy kryetarët e fashtarve, të cilët akuzohen për shpërdorim detyre.
-
Elbasan, gjendet një granatë dore nga qytetarët, forcat xheniere bëjnë shpërthim të kontrolluar
2 Gusht 2021, 09:58Në qytetin e Elbasanit, qytetarët kanë gjetur ditën e sotme një granatë dore në lagjen "Brigada 17 Sulmuese". Kanë qenë banorët e zonës ata që kanë lajmëruar Policinë ndërsa forcat xheniere kanë bërë të mundur shpërthimin e kontrolluar të granatës.
-
Aksident në Elbasan, makina përplas motorin, mbetet i lënduar drejtuesi
30 Korrik 2021, 17:27Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e ditës së sotme në aksin rrugor Elbasan-Metalurgji. Një makinë me targa të huaja ka përplasur një motor picash, drejtuesi i të cilit ka mbetur i plagosur, por jashtë rrezikut për jetën.
-
Sherr mes kushërinjve në Belsh, godasin njëri-tjetrin me sëpatë, dërgohen me urgjencë në spital
30 Korrik 2021, 09:37Policia bën me dije se dy kushërinjt, pas një sherri për motive të dobëta, kanë goditur njëri-tjetrin me sëpatë dhe për pasojë kanë mbetur të plagosur.
-
Punimet për ujësjellësin e ri të Rrogozhinës drejt përfundimit, Balluku: Do furnizohen 13 mijë banorë, pushteti lokal të mbledhë pagesat për ujin
28 Korrik 2021, 19:40Punimet për ujësjellësin e ri të Rrogozhinës, janë drejt përfundimit dhe do të garantojnë furnizmin me ujë të pijshëm për 13 mijë banorë. Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjitikës, Belinda Balluku inspektoi punimet dhe tha se po investohet në rrjetin e shpërndarjes, ndërkohë që kërkoi nga pushteti lokal që të mblidhen të ardhurat nga banorë. Balluku tha se investohet në sektorin e ujit, por nuk kemi mirëkuptim nga qytetarët për të paguar ujin
-
Balla priti ish-ministrin e sigurisë së Emirateve të Bashkuara Arabe në Elbasan: E shëtita në rrugicat e Kalasë më të madhe dhe të banuar në Ballkan
28 Korrik 2021, 14:33Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla gjatë paradites së sotme priti në Elbasan, Obaid Alhairi Salem Alketbi, ish-Ministër i Shtetit për Sigurinë në Emiratet e Bashkuara Arabe si dhe ish komandant i Misionit Ushtarak të Emirateve të Bashkuara në Kukës e Kosovë.
-
U kap me kanabis, Gjykata e Elbasanit liron djalin e Azem Hajdarit
27 Korrik 2021, 12:21Gjykata e Elbasanit ka vendosur të lirojë nga qelia djalin e ish-liderit të Dhjetorit që mban edhe emrin e tij, Azem Hajdari, duke i lënë masën e sigurisë “detyrim paraqitje”, pasi në makinën ku ai po udhëtonte policia gjeti kanabis.
-
E plagosi me thikë pasi u konfliktuan, arrestohet 34-vjeçari në Elbasan
27 Korrik 2021, 09:46Ditën e djeshme për shkak të një konflikti të çastit i cili agravoi, policia e Elbasanit ka arrestuar 34-vjeçarin G.V i cili plagosi me thikë një 49-vjeçar.