-
Aksidentet rrugore vijojnë të marrin jetë njerëzish në vendin tonë. Sot një grua rreth 53-vjeç ka ndërruar jetë pasi makina në të cilën ajo po udhëtonte është përplasur me një kamion. Përplasja ka qenë shumë e fortë saqë i mori jetën gruas me inicialet F.G, e ndërsa ka mbetur e plagosur një 37-vjeçare, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.
9 Tetor 2021, 19:11 -
-
-
Berisha: I hapur për t'u rikthyer në krye të PD! Të ngrihemi në protestë për ngritjen e çmimeve... Demokratja e vë në vështirësi, i bën 3 pyetje 'bombë', salla tenton t'i heq fjalën
8 Tetor 2021, 18:59Që në nisje të “Foltores”, Sali Berisha nuk e ka pranuar asnjëherë se qëllimi i kësaj nisme të tij, pas përjashtimit nga grupi, është marrja e drejtimit të Partisë, por sot si sot e ka thënë “troç” se është i hapur për një rikthim. Historia ka treguar që rikthimet kanë qenë shumë të dobishme, tha sot Berisha nga Elbasani, duke lënë të nënkuptuar se ky mund të jetë edhe rasti i tij.
-
U vra për një tavolinë të rezervuar, përcillet në banesën e fundit 57-vjeçari në Elbasan, të afërmit: Kishte një jetë që punonte kamarier! I ndershmi i dynjasë nga të gjitha anët
8 Tetor 2021, 16:34Gazment Kurmaku kishte një jetë që punonte si kamarier dhe sot u përcoll në banesën e fundit, pasi një klient e vrau teksa po bënte detyrën, si çdo ditë. Të afërmit shprehen se kanë mbetur të shokuar nga kjo ngjarje e ndërsa e përshkruajnë Kurmaku si një njeri të ndershëm e shumë punëtor.
-
-
Belsh/ Aksident, mjeti ka humbur kontrollin nga lagështia në rrugë! 2 persona shoqërohen në spital
8 Tetor 2021, 02:33Një aksident ka ndodhur në aksin Belsh-Kajan ku dyshohet se për shkak të lagështirës rrugore mjeti ka humbur kontrollin.
-
-
U godit me sende të forta nga klienti, ndërron jetë në spital pas 5 ditësh kamarieri në Elbasan! Sherri nisi për një tavolinë të rezervuar
7 Tetor 2021, 19:54Ka ndërruar jetë në spital pas 5 ditësh, Gazment Kurmaku, i cili u godit me sende të forta pas një sherri në lokal me një klient. Sherri mes tyre, nisi për një tavolinë të rezervuar, ku mësohet se kryekamarieri i ka bërë me dije Llapushit, se ajo ishte e zënë dhe nuk duhej të ulej aty
-
Elbasan/ Mjeti humbet kontrollin dhe përplaset me shtyllën, 3 persona të plagosur
6 Tetor 2021, 00:27Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Elbasanit ku një mjet ka humbur kontrollin dhe është përplasur me shtyllën elektrike.
-
-
-
Iu bë atentat mbrëmjen e sotme në Elbasan, Lulzim Bitri lidhje të ngushta me Talo Çelën! Ardian Çollaku i hetuar për vrasjen e Everest Çakaj 6 muaj më parë
4 Tetor 2021, 21:32Lulzim Bitri dhe Ardian Çollaku, të cilët ranë pre e një atentati mbrëmjen e sotme në Elbasan, rezultojnë pjesë e grupeve kriminale në këtë qytet. Bëhet me dije se Lulzim Bitri kishte lidhje të ngushta me Talo Çelën, i shpallur në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar, pasi akuzohet për vrasjen e vëllezërve Haxhiaj si dhe për grabitjen në Rinas. Ndërkohë rezulton se Ardian Çollaku (Subashi), i cili ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës, është hetuar për vrasjen e Everest Çaka, ngjarje e ndodhur më 11 maj të këtij viti
-
-
-
-
-
-
Po transportonte emigrantë të paligjshëm, arrestohet 33-vjeçari në Elbasan! Në pranga edhe një tjetër me 8 klandestinë në makinë
4 Tetor 2021, 10:16Një 33-vjeçar është arrestuar nga policia në Elbasan, pasi u kap duke transportuar 3 emigrantë të paligjshëm dhe nuk ju bind urdhrit të policisë për të ndaluar
-
Plas sherri në Elbasan/ 57-vjeçari goditet me sende të forta në një lokal, në kërkim autori
2 Tetor 2021, 20:43Pas një konflikti për motive të dobëta, 53-vjeçari E.Ll., ka goditur me sende të forta një 57-vjeçar i cili më pas është rrëzuar dhe dëmtuar në një nga tavolinat e lokalit. Autori është larguar nga vendi i ngjarjes.