-
Ndërtimi i Teatrit Kombëtar do të mbyllet brenda vitit 2025. Në mbledhjen e fundit të Këshillit Bashkiak për këtë vit, Veliaj theksoi se Tirana ka humbur shumë vite me debatin për teatrin dhe se ai është i vendosur që ta ndërtojë atë.
23 Dhjetor 2022, 18:42 -
-
Veliaj dhe Myftiu i Tiranës shërbejnë drekën e festave në qendrën sociale 'Të Qëndrojmë së Bashku': T’i gjendemi pranë njëri-tjetrit
23 Dhjetor 2022, 13:57Në prag të festave të fundvitit, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i shoqëruar nga myftiu i Tiranës, Lauren Luli, shërbyen drekën për njerëzit në nevojë në Qendrën Komunitare "Të Qëndrojmë së Bashku" në Kombinat. Veliaj tha se, sidomos në ditë të vështira, duhet t’i shërbejmë njëri-tjetrit pa dallim.
-
FOTOGALERIA/ Shkatërrohet në Tiranë memoriali i Mit'hat Frashërit, eshtrat e tij erdhën me debate të forta tetorin e 2018-s
23 Dhjetor 2022, 13:14Memoriali i Mit’hat Frashërit, një prej intelektualëve të mëdhenj të historisë së Shqipërisë, është shkatërruar, i vendosur pranë Liqenit Artificial në Tiranë. Pamjet janë të trishta, ndërkohë që shikohet se busti është thyer e rënë në tokë, ndërsa është shkatërruar edhe pllaka e mermerit, e cila duket qartë se është sulmuar.
-
Gjiknuri: Patronazhistët, militantë që punojnë me laps e me letër për të arritur objektivat
23 Dhjetor 2022, 12:03 -
-
-
-
-
-
-
-
-
Avokati i Popullit, Gjiknuri: S'mund të votonim kandidatin e politizuar të PD! Dvorani gjithnjë i sulmuar nga opozita! Lokalet? 40 bashki të sigurta për PS
23 Dhjetor 2022, 11:25Sekretari i Përgjtihshëm i partisë Socialiste, Damian Gjiknuri tha se mazhoranca nuk mund të votonte propozimet e opozitës për Avokatin e Popullit pasi konkretisht kandidati Ledio Braho ishte një person tepër i politizuar. Sipas Gjiknurit tha se Partia Socialiste pret që të fitojë jo më pak se 40 bashki në zgjedhjet e ardhshme lokale.
-
-
FOTOLAJM/ Blloku te 'Komuna e Parisit' dhe Bulevardi 'Bajram Curri' e 'Zhan D’Ark' në Tiranë pajisen me ndriçim LED
23 Dhjetor 2022, 11:00Bashkia e Tiranës vijon përmirësimin e ndriçimit në kryeqytet. Blloku i zonës së “Komunës së Parisit” ka dalë në dritë falë punës dhe përkushtimit të punonjësve të Mirëmbajtjes së Ndriçimit Publik. Ekipi u kujdes për zëvendësimin e llampave inkandeshente me llampa LED
-
Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin me burgim të përjetshëm për Aldo Baren
23 Dhjetor 2022, 09:23Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi vendimin për dënimin me burg të përjetshëm për Aldo Baren, ish kreun e bandës famëkeqe të Lushnjës.
-
Tiranë/ Polici i Forcave ‘Shqiponja’ kryen parakalim të gabuar dhe godet kolegun e Rrugores pasi e ndaloi, pezullohet nga detyra
22 Dhjetor 2022, 23:03Pasi e ka ndaluar, drejtuesi i mjetit, me detyrë polic i forcave Shqiponja, është konfliktuar me punonjësin e Policisë, shtetasin N. H., të cilin e ka ofenduar e goditur për shkak të detyrës. Për këtë arsye Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë ka bërë pezullimin e menjëhershëm nga detyra të punonjësit të Policisë, shtetasit Y. D
-
Tentuan të vjedhin një magazinë në Kashar, arrestohen dy vëllezër
22 Dhjetor 2022, 16:07Dy vëllezër janë vënë në pranga të policisë së Tiranës, pasi kanë tentuar që të vjedhin një magazinë në bulevardin e Kasharit
-
Vendimi/ Veliaj fiton betejën edhe në Gjykatën e Posaçme të Apelit, rrëzohen pretendimet për shpifje të Adriana Kalajës
22 Dhjetor 2022, 15:32Pas shkallës së parë, kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka fituar sot betejën gjyqësore edhe në Apel me juristen Adriana Kalaja, drejtuesen e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar dhe njëkohësisht dhe kryetare e "gjykatës së PDSH" edhe në Apel.