-
Ditën e sotme është nënshkruar Memorandumi i Mirëkuptimit mes Albgaz, Excelerate Energy L.P dhe Snam S.p.A për ndërtimin e një gazsjellësi nga Terminali i Vlorës në drejtim të infrastrukturave të tjera të mundshme të gazit natyror në Shqipëri.
15 Korrik 2021, 16:52 -
Gjykata Kushtetuese 3 pyetje Venecias për kushtetuetshmërinë e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit 2019: A kemi kompetencë për ta gjykuar dhe prevalon periodiciteti apo pluralizmi?
15 Korrik 2021, 14:38Nëse ka apo jo kompetencë për të gjykuar kushtetuetshmërinë e zgjedhjeve, cili parim duhet të prevalojë periodiciteti apo pluralizmi dhe a e bënë detyrën partitë dhe institucionet për t'i garantuar shqiptarëve të drejtën e zgjedhjes janë tre pikëpyetjet e Gjykatës Kushtetuese.
-
Ekzekutimi në mes të Tiranës e ish-efektivit të policisë Santiago Malko, SPAK mbyll hetimet dhe çon në GJKKO klanin 'Duka
15 Korrik 2021, 13:52SPAK ka mbyllur hetimet për ekzekutimin me eskortë të hapur dhe në mes Tiranës e ish-efektivit të policisë Santiago Malko nga klani “Duka”. Janë dërguar për gjykim 9 të pandehur: Leonard Duka, Erlis Duka, Oltian Loga, Aleksandër Maxhaku, Fatmir Hyseni (Musai), Dritan Agaj, të gjithë në arrati dhe Ilir Selmani, aktualisht në paraburgim, Xhoni Nica me “detyrim paraqitje' dhe Elvis Gaçaj, në gjendje të lirë.
-
Inspekton punimet e dy shkollave në Kamëz, Veliaj: Hapen brenda këtij viti, prioritet standardi i njëjtë arsimor për çdo fëmijë
15 Korrik 2021, 12:52Kryebashkiaku Erion Veliaj ka inspektuar ecurinë e punimeve për ndërtimin e dy shkollave të reja në në Kamëz ku edhe theksoi se kanë si synim hapjen e tyre brenda kërij viti. Shkollat “Nënë Tereza” dhe “Kennedy” do të ofrojnë tre ciklet për nxënësit e zonës së Kamëz, duke filluar që me parashkollorin, 9-vjeçaren dhe më pas gjimnazin.
-
Dy të rinj transportonin emigrantë në mënyrë të paligjshme me ndihmën e ‘whatsappit’, arrestohet njëri i dënuar më parë për të njëjtën vepër, tjetri në kërkim
15 Korrik 2021, 12:34Policia e Tiranës ka arrestuar të riun Elson Syla dhe ka shpallur në kërkim Idriz Shahun, pasi kanë tentuar të transportojnë emigrantë në mënyrë të paligjshme kundrejt shpërblimit.
-
Kokainë, kanabis dhe drejtues të dehur në timonë, policia arreston 4 persona në Tiranë
15 Korrik 2021, 12:15Për kapje me lëndë narkotike dhe drejtim të automjetit në gjendje të dehur, policia e Tiranës ka arrestuar 4 person.
-
Vështirësia e ndërrimit të kasave me fiskalizimin, Drejtoria e Tatimeve zgjidh problemin: Formulari do të jetë shumë i thjeshtë, çregjistrimi përgjegjësi e kompanive
15 Korrik 2021, 12:05Pas ngritjes së problematikës në Report Tv që bizneset hasin vështirësi në ndërrimin e kasës fiskale pasi 4 kompanitë që ishin ën treg para se ai të liberalizohej e bënin gati të pamundur Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka gjetur zgjidhjen.
-
Ambasadorja Kim: Shqipëria të marrë parasysh rolin e studentëve, kanë aftësinë të ndikojnë në drejtimin e vendit
15 Korrik 2021, 11:59Për ambasadoren e SHBA, Yuri Kim të rinjtë kanë aftësinë që të ndihmojnë në të e të ndikojnë në drejtimin e vendit.
-
Topi në Report Tv: Berisha arkitekti i shkatërrimit të PD! Basha lider pa karakter, të tradhton rrugës, i ka gjetur gjërat gati dhe kështu mendon se do bëhet dhe kryeministër
14 Korrik 2021, 21:58Një nga figurat historike të PD-së, Bamir Topi, thotë se opozita aktuale është në diktaturë dhe fajtor për këtë bën Lulzim Bashën, që e quan një lider pa karakter jo vetëm politik, por edhe si njeri. Jo më pak fajtor bën Sali Berishën, të cilin e cilëson se arkitekt të shkatërrimit të PD-së që e bën përgjegjës, mes të tjerave edhe për emërimin në krye të partisë, Lulzim Bashën. Këtë të fundit e quan lider të dështimin, për të cilin thotë se i ka gjetur të gjitha gjërat gati dhe mendon se në këtë mënyrë do bëhet edhe kryeministër.
-
Topi në Report Tv: Shqipëria nuk është gati të futet në BE! Sulmet e Ramës ndaj unionit të tepruara! SPAK po ‘bën nxehjen’, po i ushtrohet shumë presion
14 Korrik 2021, 21:46Shqipëria nuk është gati që të integrohet në Bashkimin Europian, dhe sulmet e bëra drejt Bashkimit Europian nga kryeministri Edi Rama, ish-presidenti Bamir Topi nuk i sheh aspak të arsyeshme. Përtej keqardhjes që thotë se ndjen për vendin pasi do ta shohë në BE, Topi ka listuar një sërë problematikash që sipas tij nuk shkojnë e që i kanë bllokuar rrugën Shqipërisë drejt Europës.
-
Lojërat Olimpike në Tokio, Rama me ekipin pjesëmarrës, i dorëzon flamurin Luiza Gegës e Briken Çaljas: Program për sportin në mandatin e 3
14 Korrik 2021, 20:49Kryeministri Edi Rama, ka marrë pjesë në ceremoninë para nisjes së misionit sportiv të Shqipërisë në Lojërat Olimpike që do të mbahet në Tokio. Nga Pallati i Brigadave Rama deklaroi se fokus në mandatin e tretë të kësaj qeverisje është një program specifik për sportin dhe krijimin e lëvizjes olimpike
-
-
Soreca: Institucionet e drejtësisë të ofrojnë pavarësinë e sistemit! Të rindërtojmë besimin në gjyqësor, reforma prioritet kryesor i BE
14 Korrik 2021, 19:06Ambasadori i BE në Tiranë Luigi Soreca u ka bërë thirrje që të gjithë institucioneve të drejtësisë që të vazhdojnë të punojnë së bashku në ofrimin e efikasitetit, integritetit dhe pavarësisë së sistemit të drejtësisë.
-
Akuzohen se prishën mallin një nëne që shiste në rrugë, Policia Bashkiake: Nuk e kemi dhunuar, e hodhi vetë karrocën pasi refuzoi të largohej! Del videoja e plotë
14 Korrik 2021, 18:53Në rrjetet sociale ka qarkulluar një video ku protagoniste është një nënë, e që pretendohet se është dhunuar nga punonjësit Bashkiak.
-
55-vjeçari bie nga lartësia në një kantier ndërtimi në Vorë, përfundon në spital
14 Korrik 2021, 18:36Një 55 vjeçar ka rënë nga lartësia teksa ka qenë duke punuar në një kantier ndërtimi në Marikaj të Vorës.
-
Ambasadorja Kim dhe ministrja Kushi motivojnë studentët: Kontribuoni në fuqizimin e Shqipërisë
14 Korrik 2021, 18:30Ambasadorja e SHBA në Tiranë Yuri Kim bashkë me ministren e Arsimit Evis Kushi iu kanë dorëzuar studentëve përfitues të bursave Fulbright dhe Humphrey, certifikatat e përfundimit të studimeve.
-
Arrestimi i mjekëve në QSUT, Dollenberg nga Gjermania: Mënyra sesi po trajtohen bluzat e bardha në Shqipëri është e gabuar
14 Korrik 2021, 15:43Arrestimi i mjekëve në QSUT për korrupsion ka revoltuar bluzat e bardha të cilat protestuan në lidhje me këtë vendim. Në një lidhje telefonike për Report Tv, mjekja shqiptare nga Gjermania Aurora Meta Dollenberg u shpreh se mënyra sesi po trajtohen mjekët është e gabuar.
-
‘Leku e hedh ujin përpjetë’, zbardhen përgjimet e SPAK që çuan në ‘arrest shtëpie’ ish zv.ministren e Brendshme Rovena Voda! Mori ryshfet 2 mijë euro, një telefon dhe një arkë me peshk
14 Korrik 2021, 14:09Zbulimin e korrupsionit nga ana e ish zv.ministres së Brendshme, Rovena Voda, SPAK e ka zbuluar krejt rastësisht gjatë hetimit të një çështje tjetër. Nga përgjimet e SPAK, zbulohet se Voda ka pranuar nga avokatja Florida Beu 2 mijë euro, një telefon dhe një arkë me peshk për punësimin e saj në Ministrinë e Brendshme, por që në fund procedura mbeti në mes. Marrja e eurove dhe të mira materiale janë filmuar, përgjuar dhe fotografuar nga SPAK, ndërsa ato janë marrë në momente të ndryshme dhe jo të gjitha njëherësh.
-
-
20-vjeçari pret gishtat në vendin e punës, pronari turk e hedh në rrugë: Donaldi çun i mirë, kujdes jo
13 Korrik 2021, 22:35Emisioni Stop ka trajtuar një histori të dhimbshme, por dhe problematike. Bëhet fjalë për një aksident në punë, që një djali të ri të quajtur Donald Tufi 20 vjeç i ka kushtuar gishtin e njërës dorë.
