-
I rrethuar nga të rinjtë e FRPD, Sali Berisha ka mbajtur ditën e sotme ‘Foltoren’ në Tiranë, ku akuzoi Bashën se po trembet nga rinia demokrate dhe kërkon t’u mbyll gojën përmes uzurpimit të FRDP dhe Forumit të Gruas. Berisha tha se do të mbledhë Kuvendin për të shkarkuar Lulzim Bashën, por shtoi se në fakt ai duhet të shkaktohet jo vetëm nga Kuvendi por edhe nga anëtarësia përmes rregullit ‘një anëtar , një votë’ ashtu edhe siç zgjidhet në krye të partisë.
7 Nëntor 2021, 12:37 -
Veliaj: Po përgatitemi për zgjedhje në Rrogozhinë dhe Vorë, do të fitojmë më thellë se më 25 prill! LSI mbyllur komplet qepenin, ai dyqan nuk shet më
7 Nëntor 2021, 11:47Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Tiranës Erion Veliaj është ndalur në Vorë, Bashki e cila do të shkojë në zgjedhjet e pjeshme vendore, ku ka deklaruar se fitorja për këtë forcë politike do të jetë edhe më e thellë se ajo e 25 Prillit.
-
Plagosën shokun pas sherrit në zonën e ish-bllokut, në pranga autori i dytë
7 Nëntor 2021, 10:21Në pranga ka rënë edhe autori i dytë i përfshirë në incidentin e djeshëm, në zonën e Ish-Bllokut, ku 32-vjeçari Ilir Shkurti, mbeti i plagosur, pas një konflikti mes shokësh i cili agravoi.
-
Vrasja e Ruzhdi Hoxhës në Qafë Mollë, biznesmeni u dhunua dhe me pas u ekzekutua me 2 plumba nga shoku i tij! Në pranga edhe vëllai i autorit, bashkëpunoi në krim
7 Nëntor 2021, 09:52Biznesmeni Ruzhdi Hoxha pasi është rrëmbyer është dhunuar fizikisht dhe më pas është ekzekutuar me dy plumba në Qafë Mollë. Dy plumbat që i kanë marrë jetën Ruzhid Hoxhës e kanë kapur në zonën e qafës dhe në pjesën e gjoksit. Në pranga për krimin kanë përfunduar Fredi Rrushi, autor i rrëmbimit dhe vrasjes së biznesmenit, dhe vëllai i tij Pajtim Rrushi, bashkëpunëtor në krim.
-
Rrëzoi në tokë gazetaren dhe operatorin pasi donin të filmonin vendin ku u vra Ruzhdi Hoxha në Qafë Mollë, shkarkohet dhe ndiqet penalisht efektivi i policisë
7 Nëntor 2021, 09:46Efektiv që shty dhe rrëzoi një ditë më parë gazetaren Anila hoxha dhe operatorin që e shoqëronte është shkarkuar nga detyra dhe do të ndiqet penalisht. Gazetarët nuk u lejuan nga policia të filmon dhe t’i afroheshin vendit të ngjarjes, ndërsa një nga efektivët e policisë është nervozuar dhe ka shtyrë me forcë një operator. Ky i fundit ka rrëshqitur dhe më pas ka rrëzuar në tokë edhe gazetaren, të cilët përfunduar në një rrëpirë buzë rrugës.
-
Rama publikon video nga Kopshti Zoologjik: Hap dyert së shpejti për t'i dhënë fëmijëve të kryeqytetit një tjetër atraksion të munguar prej vitesh
7 Nëntor 2021, 09:30Kryeministri Edi Rama mëngjesin e kësaj të diele e ka nisur nga Kopshti i Ri Zoologjik, i cili pritet të hapi dyert së shpejti.
-
Të shtënat me armë në Ish-Bllok, identifikohet 32-vjeçari që mbeti i plagosur
6 Nëntor 2021, 19:36 -
Tiranë/ Të shtëna me armë zjarri pranë zonës së Ish-Bllokut, plagoset në këmbë një 32-vjeçar! Shkon vetë në spital, jashtë rrezikut për jetën! Kapet një nga autorët, arratiset tjetri
6 Nëntor 2021, 19:13Të shtëna me armë zjarri kanë tronditur kryeqytetin mbrëmjen e sotme, ku për pasojë ka mbetur i plagosur një person. Ngjarja është regjistruar në zonën e Ish-Bllokut, pranë 'Pallateve Agimi', ndërsa i plagosur mësohet se ka mbetur 32-vjeçari Ilir Shkurti, i ka marrë një plumb në këmbë.
-
FOTO/ U vra dhe u gropos në Qafë-Mollë, ja kush është biznesmeni Ruzhdi Hoxha
6 Nëntor 2021, 18:58 -
Çelet Galeria e Artit të Tiranës, Veliaj: Një pol i ri kulturor i shtohet kryeqytetit në prag të vitit Europian të Rinisë
6 Nëntor 2021, 18:29Galeria e Artit te Tiranës është institucioni më i ri kulturor që i shtohet kryeqytetit në prag të Vitit Europian të Rinisë, ku Tirana është shpallur kryeqendra e mijëra eventeve artistike e kulturore. Shtëpia e re e artistëve të artit pamor dhe adhuruesve të pikturës e skulpturës, e para që ngrihet në Tiranën 101 vjet kryeqytet, e ka çelur siparin me një gjest mjaft kuptimplotë duke nderuar punën, veprën dhe jetën e artistëve Arben Bajo dhe Mustafa Arapi, që u ndanë nga jeta për shkak të Covid-19.
-
-
Pas disa orësh, nxirret nga forcat RENEA trupi i pajetë i biznesmenit Ruzhdi Hoxha
6 Nëntor 2021, 17:21 -
-
-
“Pinte kokainë e kishte jetë të shthurur”, zbardhet dëshmia e djalit të Ruzhdi Hoxhës: Borxhet ja pagova unë! Fredi Rrushi më tha që babain do e merrte një vajzë
6 Nëntor 2021, 15:39Djali i madh i Ruzhdi Hoxhës, Saimir Hoxha ka thënë në polici, se ai bashkë me të afërm e kanë kërkuar viktimën për 4 ditë, para se të shkonin në polici
-
Veliaj nga Rrogozhina i bën thirrje Metës: Bindju ligjit, dekreto sa më parë zgjedhjet e pjesshme vendore! PS shqetësohet për njerëzit, PD ka hall kush do jetë kryetar
6 Nëntor 2021, 14:50Veliaj tha se Partia Socialiste është një familje dhe si e tillë shqetësohet për problemet e çdo njeriu, ndryshe nga Partia Demokratike, e cila sipas tij shqetësim të vetëm ka se kush do fitojë, Luli apo Berisha.Nga Rrogozhina ku zhvilloi një takim me strukturat e PS për analizën e zgjedhjeve të fundit, kryebashkiaku Veliaj theksoi se PS është gati që të futet në zgjedhjet e pjesshme dhe do të arrijë një rezultat spektakolar.
-
-
-
-