-
Mbërritën gjatë natës në Shqipëri 154 emigrantë të tjerë afganë ne dy fluturime. Fluturimi i parë ishte nga Kabuli ku mbërritën 95 afganë, ndërsa fluturimi i dytë erdhi tranzit nga Doha ku mbërritën 59 afganë. Ata u transportuan në Qytetin Studenti ku do të strehohen përkohësisht, ndërsa në total numri i afganëve në Shqipëri deri më tani është 275.
27 Gusht 2021, 21:01 -
-
-
-
Berisha 'Non Grata', Rama: PD vjen në parlament me një dhëmballë të prishur, i ka infektuar fytyrën, e ka bërë të pavotueshme! Dora e bashkëpunimit e shtrirë për Bashën
27 Gusht 2021, 19:41Gjatë takimit me deputetët e rinj dhe të vjetër kryeministri Edi Rama tha se PD do të hyjë në parlament me një dhëmballë të prishur, referuar këtu ish-kryeministrit Sali Berisha i cili është shpallur “Non Grata” nga SHBA. Kjo dhëmballë tha Rama, i ka infektuar të gjithë fytyrën PD dhe për sa kohë Berisha do të jetë në parti do ta bëjë atë të pavotueshme.
-
-
-
-
-
Arrestohet inspektori i FNSH-së në Tiranë, dhunoi dhe plagosi rëndë me dashje dy persona
27 Gusht 2021, 19:01Saimir Halilaj, me detyrë inspektor pranë Trupës Operacionale në Repartin e Ndërhyrjes së Shpejtë Tiranë, është arrestuar nga policia për plagosje të rëndë me dashje.
-
Abuzoi seksualisht me 26-vjeçaren, arrestohet i riu në Tiranë
27 Gusht 2021, 14:42Një 31-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Tiranë, pasi akuzohet se ka përdhunuar një 26-vjeçare. Mësohet se në pranga ka rënë Artil Shini.
-
Vdekja që mund të ishte shmangur! Punëtori ra në pus, arrestohet pronari i shtëpisë, s'u respektuan kushtet e punës! Momenti kur zjarrfikësi nxjerrin trupin e pajetë të 65-vjeçarit (VIDEO)
27 Gusht 2021, 14:34Vdekja e punëtorit 65-vjeçar dje në Kamzë pasi ra në pus mund të ishte shmangur, nëse do të ishin respektuar kushtet e sigurisë në punë.
-
Tiranë/ Shiste kokainë në zonë e ish-Parkut dhe në Laprakë, arrestohet 29-vjeçari
27 Gusht 2021, 14:33Një 29-vjeçar ka rënë në prangat e policisë ditën e sotme në Tiranë, i akuzuar për shitje droge. Policia bën me dije se i riu me inicialet V.L., shiste kokainë në zonën e ish-Parkut dhe Laprakë.
-
Mandati i 3, Rama konfirmon Ballën dhe Spiropalin: Do vijojnë në të njëjtat poste! Nisim punën për fitoren e zgjedhjeve vendore 2023 dhe parlamentare 2025
27 Gusht 2021, 12:41Elisa Spiropali është emri i parë i qeverisë Rama 3, e cila do të mbajë të njëjtin post si në mandatin e dytë, ndërsa Taulant Balla do të vazhdojë të drejtojë grupin parlamentar të PS. Rama foli për 2 fitore të reja, ndërsa shpotiti opozitën, se vjen në parlament me një dhëmballë të prishur. Duke pranuar problemet me qeverinë e Kosovës, ai u angazhua për marrëdhënie vëllazërore, pavarësisht kundërshtive për Ballkanin e Hapur.
-
VIDEO/Itinerari i afganëve drejt Shqipërisë! Avioni u nis nga Kabuli, u ndal tranzit në Gjeorgji
27 Gusht 2021, 11:58Report tv ka pasqyruar në mënyrë grafike rrugëtimin e afganëve të parë që kanë mbërritur në vendin tonë.
-
I mori 2 mijë euro ryshfet qytetarit për ta lejuar të ndërtojë pa leje, lihet në burg inspektori i policisë kriminale në Tiranë! Dosja i kalon SPAK
27 Gusht 2021, 11:44Gjykata e kryeqytetit caktoi masën e sigurisë "arrest në burg" ndaj Lefzat Veselit, inspektori i policisë kriminale në Tiranë, i akuzuar për "korrupsion" dhe "shpërdorim detyre". Veseli dyshohet se ka marrë 2 mijë euro ryshfet nga një qytetar në këmbim të lejimit të një ndërtimi pa leje. Gjykata vendosi të kalojë për kompetencë në SPAK dosjen.
-
Veliaj pritet nga homologu Shpend Ahmeti në Kosovë: Prishtina qytet modern, do bashkëpunojmë me ekipin e ri pas zgjedhjeve vendore
27 Gusht 2021, 11:18Kryebashkiaku Erion Veliaj është pritur nga homologu i tij në Prishtinë, Shpend Ahmeti. Në takimin e tyre, Veliaj ka vlerësuar zhvillimin e Prishtinë nën drejtimin e Ahmetit, ndërsa ka shprehur gatishmërinë për të bashkëpunuar edhe me ekipin e ri që do të zgjidhet pas zgjedhjeve vendore që do të mabhen në shtator.
-
49 kg kokainë në kontejnerin me banane, Apeli i Posaçëm refuzon të lirojë nga qelia Selim Çekajn, babanë e Arbër Çekajt
27 Gusht 2021, 10:31Gjykata e Posaçme e Apelit nuk ka ndryshuar masën e sigurisë për Selim Çekaj, 72-vjeçari ku në kontejnerin që kishte porositur me banane u gjetën 49 kg kokainë, në Portin e Durrësit, duke e lënë në burg.
-
Afganët ose bukë e kripë e zemër
27 Gusht 2021, 07:47 -
Rriten lehtë rastet në vend, 888 të infektuar në 24 orët e fundit! 3 qytetarë humbin betejën me COVID, 91 të shtruar te Infektivi
26 Gusht 2021, 18:32Një rritje të lehtë kanë shënuar rastet me COVID në 24 orët e fundit. 888 persona kanë rezultuar pozitiv, ndërsa 3 qytetarë kanë humbur betejën me COVID