-
Një Range Rover është shkrumbuar në autostradën Tiranë-Durrës. Raportohet se nuk ka të lënduar në njerëz, por makina është djegur krejtësisht
29 Gusht 2021, 15:26 -
I dënuar për trafik të lëndëve narkotike në Itali, arrestohet në Tiranë 44-vjeçari me 4 identitete
29 Gusht 2021, 13:41Një 44-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës pasi ishte shpallur në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar. Policia, ka arrestuar shtetasin në kërkim Eugen Vasili alias Eugen Lici alias Genti Goxhaj alias Gentjan Goxhaj, 44 vjeç, banues në Tiranë
-
Ardhja e 457 afganëve, Drejtoresha e Fondacionit Ndërkombëtar për Demokracinë: Shumë aktivistë s'janë më në rrezik! Krenar për strehën e sigurt të Shqipërisë
29 Gusht 2021, 12:53Pritja e 5 grupeve të afganëve me 457 persona, po flitet nga ndërkombëtarët. Drejtoresha e asociuar për Evropën në Fondacionin Ndërkombëtar për Demokracinë, Tanja Dramac, falënderon Shqipërinë për pritjen e shtetasve afganë, të cilëve iu rrezikohet jeta nga regjimi i talebanëve
-
-
Partia Socialiste mbledh Asamblenë Kombëtare në 2 shtator, Rama pritet që të shpallë emrat e qeverisë së re
29 Gusht 2021, 11:24Emrat e qeverisë së re që do të drejtojë vendit në 4 vitet e ardhshme, pritet që të shpallen me datën 2 shtator. Partia Socialiste, e cila fitoi zgjedhjet e 25 prillit dhe mandatin e tretë qeverisës, do të mbledhë Asamblenë Kombëtare, nga ku pritet që kryeministri Edi Rama të zbulojë ekipin me të cilin do të drejtojë vendin. Socialistët do të mblidhen ditën e enjte në orën 10 në Pallatin e Kongreseve në Tiranë.
-
2 avionë të tjerë me 182 afganë mbërritën sot në Shqipëri! Shkon në 457 numri i të strehuarve në Tiranë e Durrës! Rama: Shpëtuan nga lufta! Mikpritja jonë flitet me admirim nga ndërkombëtarët
29 Gusht 2021, 09:32Në orët e para të mëngjesit mbërritën dy avionë të tjerë me 182 afganë në vendin tonë mes të cilëve edhe fëmijë. Në orën 3.50 mbërriti në aeroportin e Rinasit avioni me 154 pasagjerë, 108 prej të cilëve u vendosën në Qytet Studenti dhe pjesa tjetër në struktura hoteliere në Durrës
-
Me shpejtësi deri në 163 km/h dhe në gjendje të dehur, për 5 orë policia gjobit 35 shoferë dhe pezullon 16 patenta! 4 të arrestuar në Tiranë
29 Gusht 2021, 08:22Gjatë mbrëmjes së djeshme, si rezultat i kontrolleve për ndëshkimin e shoferëve që nuk zbatojnë rregullat e qarkullimit rrugor, janë gjobitur 35 drejtues mjetesh dhe janë pezulluar 16 patenta. Ndërsa 4 shoferë kanë rënë në pranga, pasi 3 prej tyre drejtonin mjetin në gjendje të dehur ndërsa një lëvizte pa patentë.
-
Aksident në zonën e Astirit në Tiranë, kamioni përplas 14-vjeçaren
28 Gusht 2021, 19:48Një aksident ku ka mbetur e lënduar një 14-vjeçare është shënuar gjatë pasdites së sotme në zonën e Astirit, në rrugën “Tom Plezha”.
-
Sot 905 qytetarë pozitiv me COVID dhe 3 humbje jete! Infektivi drejt ezaurimit, Tirana me numrin më të lartë të rasteve ditore, ndiqet nga Shkodra e Durrësi
28 Gusht 2021, 16:44905 raste të reja, 3 humbje jete me COVID dhe 347 të shëruar në 24 orët e fundit. Viktimat janë dy qytetarë nga Tirana të moshave 58-67 vjeç dhe një qytetar 81 vjeç nga Elbasani, ndërsa kryeqyteti mban vendin e parë edhe sa i përket rasteve më të shumta aktive.
-
Dita e parë e afganëve në Tiranë nëpërmjet fotove! Nuk ‘humbin kohë', dalin shëtitje në ‘Qytet Studenti’
28 Gusht 2021, 16:08Një ditë pasi zbritën në tokën shqiptare, kanë lënë valixhet në dhomat e caktuara në godinat e ‘Qytet Studenti’, nuk kanë humbur kohë, por kanë dalë për të bërë një xhiro, atë që u kishte munguar aq shumë në atdheun e tyre, larg plumbave dhe të pa rrezikuar nga askush.
-
‘Fluturojnë’ 71 patenta! Vendosen 1192 gjoba për shpejtësi të lartë dhe parakalime të gabuar, arrestohen 9 shoferë
28 Gusht 2021, 15:51Këtë të shtunë “kanë fluturuar” 71 patenta e ndërsa janë vendosur 1192 gjoba, për drejtuesit e papërgjegjshëm të makinave. Pjesa më e madhe e gjobave dhe patentave të hequra janë për shkak të shpejtësisë tej normave të lejuara si edhe parakalime të gabuara.
-
Çuan të miturin të vjedh 700 mijë lekë në një lokal, arrestohen 2 të rinjtë! Një prej tyre u kap edhe me pasaportë false
28 Gusht 2021, 13:54Dy të rinj janë arrestuar në Tiranë, pasi akuzohen për vjedhjen e 700 mijë lekëve. Ata dërguan të mitur 13 vjeçar të vidhje paratë në një lokal nate dhe më pas i ndanë lekët mes tyre.
-
Tirana më e bukur se kurrë! Ngjyra dhe piktura në çdo mur, artistët shqiptarë dhe të huaj zbukurojnë kryeqytetin
28 Gusht 2021, 12:36Tirana nuk është dukur asnjëherë më bukur se tani, që muret e pallateve gri janë zbukuruar nga ngjyrat dhe pikturat e krijuara nga artistëve shqiptarë dhe të huaj.
-
Larg frikës e terrorit, mes afganëve të akomoduar në Qytet Studenti edhe gazetarë e studentë: Këtu jemi mirë, situata në Kabul është shumë e keqe, talebanët janë të rrezikshëm
28 Gusht 2021, 12:21Ndonëse kanë më pak se 24 orë në vendin tonë, afganët e akomoduar në Qytet Studenti ndihen tashmë të sigurt, të liruar nga frika e terrori i talebanëve, nga të cilët i rrezikohej edhe jeta. Gazetari nga Afganistani u shpreh para kolegëve të tij në Shqipëri se ndjehet shumë mirë në vendin tonë dhe se situata në Kabul është e rëndë. Të njëjtat fjalë për situata atje tha edhe një student afgan.
-
Biblioteka e re e Laprakës do mbajë emrin e aktorit e regjisorit Valter Gjoni, Veliaj: Ishte enciklopedia e qytetit
28 Gusht 2021, 12:08Biblioteka e re në zonën e Laprakës nga sot do të mbajë emrin e aktorit, regjisorit, shkrimtarit dhe publicistit të njohur, Valter Gjoni, i cili u nda nga jeta një vit më parë pasi humbi betejën me virusin Covid 19.
-
-
-
-
VIDEOLAJM/ 95 emigrantët afganë strehohen në Qytet Studenti
28 Gusht 2021, 00:34 -