-
Kronikë
Nis sot aksioni i ARRSH për mbylljen e hyrje-daljeve të rrezikshme në akset rrugore të vendit, nga 1300 prej tyre, vetëm 60 të licensuara
Autoriteti Shqiptar Rrugor (ARRSH) ka nisur ditën e sotme aksionin në të gjithë rrugët e vendit për të mbyllur hyrjet dhe daljet e rrezikshme të cilat nuk plotësojnë kriteret sipas standardeve e duke u kthyer në burim aksidentesh. Ky aksion do të nisë nga qafa e Kasharit dhe do të shtrihet në drejtim të Durrësit.
27 Nëntor 2021, 11:41 -
Kronikë
Hyrje-daljet e rrezikshme në rrugë, kreu i ARRSH për Report Tv: 1300 subjekte kanë akses në akset nacionale, vetëm 60 me leje!Aksioni nis nga kthesa e Kasharit
Kreu i ARRSH-së, Evis Berberi, tha për Report Tv se aksioni për mbylljen e hyrje-daljet e rrezikshme në rrugët e vendi do të nisë nga kthesa e Kasharit në drejtim të Durrësit, teksa sqaroi se të gjitha subjektet janë lajmëruar. 4 akset më problematike janë: Shkodër-Hani i Hotit, Tiranë-Durrës, Skuraj-Burrel-Peshkopi dhe Rrogozhinë Lushnje.
23 Nëntor 2021, 13:53 -
Kronikë
-
Sociale
Të gjitha automjetet me timon anglez do bllokohen nga policia! DPSHTRR: Ata që kanë makinë të tillë, të ndërrojnë sistemin e drejtimit
Të gjitha mjetet e targuara pas marsit të vitit 2015 dhe kanë timon anglez, pra sistem drejtimi në krahun e djathtë, do të bllokohen dhe do të futen në listën e zezë, për shkak se sistemi i drejtimit të mjeteve duhet të përputhet me kriteret dhe normat e kodit tonë rrugor.
22 Nëntor 2021, 09:56 -
Sociale
-
Kronikë
Vijon kontrolli me makinat inteligjente, bëjnë kërdinë me gjoba
Kontrollit të qarkullimit rrugor i është shtuar makina inteligjente, pajisja e cila ndihmon në përmirësimin e qarkullimit. Që prej ditës së hënë në funksion ka arritur të evidentojë dhe të ndëshkojë drejtuesit e mjeteve që kanë qarkulluar jashtë normave të lejuara të shpejtësisë, shoferë të cilët nuk kanë mbajtur rripin e sigurimit si dhe përdoruesit e celularit gjatë drejtimit të automjeteve.
17 Tetor 2021, 00:02 -
Kronikë
-
Kronikë
Polici 'zëvendësohet' nga teknologjia, 11 'makina inteligjente' në monitorim të qarkullimit rrugor, gjoba ju vjen në shtëpi! Ndëshkohen 350 shoferët e parë në aksin Tiranë-Elbasan
Në rrugës kryesore ka nisur vënia në funksion e pajisjeve inteligjente të cilat monitorojnë 24 orë lëvizjen e mjeteve në rrugë, duke regjistruar shpejtësinë, targën e mjetit dhe zbatimin e rregullave të tjera si vendosjen e rripit të sigurisë, apo përdorimin e celularit në timon.
3 Tetor 2021, 10:13 -
Kronikë
Pa patentë dhe të dehur në timon, arrestohen 11 drejtues mjetesh në 24 orët e fundit në vend! U hiqet leja e drejtimi 39 shoferëve
11 drejtues mjetesh dhe motomjetesh janë arrestuar gjatë 24 orëve të fundit, nga të cilët 6 për drejtim mjeti pa leje drejtimi dhe 5 për drejtim mjeti në gjendje të dehur
9 Shtator 2021, 15:59 -
Kronikë
-
Kronikë
-
Kronikë
-
Kronikë
Manovra të rrezikshme në rrugë dhe të dehur, arrestohen 13 shoferë, gjobiten 18 të tjerë për xhirim gomash e gara shpejtësie
31 drejtues mjetesh janë ndëshkuar, pas denoncimeve të telefonatave të qytetarëve dhe ndërhyrjes së shërbimeve të Policisë Rrugore, ku janë parandaluar rreth 98 ngjarje rrugore në të gjithë vendin
10 Gusht 2021, 16:57 -
Kronikë
Me 192 km/h dhe të dehur në timon, 'fluturojnë' 39 patenta, arrestohen 11 drejtues mjetesh në 24 orë në aksin Levan-Vlorë
Vetëm në 24 orët e fundit gjatë monitorimit me radarë e patrulla policie në aksin Levan-Vlorë janë arrestuar 11 drejtues mjetesh dhe janë hequr 39 patenta për shkak të mos respektimit të rregullave të qarkullimit rrugor.
7 Gusht 2021, 14:36 -
Kronikë
Kthyen rrugën në piste garash, tentojnë të korruptojnë policët! 13 drejtues mjetesh të arrestuar, policia ndalon 'Ferrarin' në autostradë
13 drejtues mjetesh janë arrestuar gjatë 48 orëve të fundit, për shkak të moszbatimit të rregullave të qarkullimit rrugor duke u bërë shkak për aksidente. Gjatë monitorimit me radarë dhe kamera, policia ka hequr 54 patenta, ndërsa janë gjobitur 2679 drejtues mjetesh.
4 Gusht 2021, 17:43 -
Kronikë
Manovra të rrezikshme, tentativë për të korruptuar policët dhe drejtim autobusi pa patentën përkatëse, policia arreston 9 shoferë
Polica e Shtetit po vepron me dorë të hekurt mbi të gjithë ata drejtues mjetesh që nuk respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor. Në 24 orët e fundit janë arrestuar 9 shoferë, janë hequr 79 patenta dhe janë gjobitur 1905 drejtues mjetesh.
2 Gusht 2021, 16:25 -
Kronikë
S’qëndruan në trafik dhe u futën kundërvajtje, gjobiten 113 shoferë, arrestohen 9 të tjerë dhe hiqen 41 leje drejtimi
Për shkak të trafikut disa nga drejtuesit e mjeteve kanë qenë të paduruar pasi kanë bërë parakalime e manovra të rrezikshme në rrugë duke bërë që 113 prej tyre të gjobiten. Po ashtu në 24 orët e fundit gjatë monitorimit me radarë dhe kamera janë arrestuar 9 shoferë, nga të cilët 5 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 4 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.
5 Korrik 2021, 16:55 -
Kronikë
Ndryshimet në Kodin Rrugor, Blendi Gonxhe: Do të ketë një ashpërsim të masave administrative! Humbja e pikëve të patentës çon në ri-regjistrim në autoshkollë
Parlamenti ka miratuar paktën e ndryshimeve në Kodin Rrugor, të cilat presin firmën e Presidentit për të hyrë në fuqi. Ndryshimet parashikojnë që kolaudimi i makinave do të bëhet një herë në dy vjet nga një herë në vit që ishte. Makinat e reja duhet të kalojnë në kontroll teknik tre vite pas regjistrimit në Shqipëri. Për taksitë, autoshkollat dhe mjetet e tjera të transportit afati i kolaudimit është një herë në vit
12 Maj 2021, 14:37 -
Kronikë
40 ndryshimet në Kodin Rrugor, ‘ferri’ që pret shoferët e dehur dhe ‘kamikazët’ e shpejtësisë! Gjobat e reja, afatet e kolaudimit deri tek kthimi në autoshkollë
Të gjitha ndryshimet e miratuara nga Parlamenti në Kodin Rrugor, hiqet burgu 30-ditor për ata që qarkullojnë pasi policia u ka bllokuar dokumentacioni, masa të ashpra për shoferët e dehur nga heqja e patentës, arrestimi, humbja e pikëve, gjoba e rëndë dhe kthim në autoshkollë nga e para. Bie propozimi për gjobën automatike për mjetet pa siguracion. Kolaudimi çdo dy vjet, rriten gjobat dhe masat për parakalim të gabuar dhe tejkalim të shpejtësisë
11 Maj 2021, 18:17 -
Kronikë
Nuk respektuan rregullat e qarkullimit rrugor, arrestime dhe gjoba për shoferët e ‘pabindur’
Në kuadër të kontrolleve nga Policia Rrugore me qëllim parandalimin e aksidenteve, gjatë 24 orët e fundit janë arrestuar në flagrancë 6 drejtues mjetesh, 3 prej të cilëve ishin në gjendje të dehur dhe 3 tjerë nuk posedonin leje drejtimi.
16 Prill 2021, 14:15
