-
Rrogat ulen te privati, 354 mijë s'arrijnë pagën mesatare! Eksperti: Punonjësi shihet si kosto e jo investim
Bizneset shqiptare nuk po i rrisin pagat e punonjësve edhe pse kanë vështirësi për të gjetur staf. Ekspertët thonë se përtej informalitetit në nëndeklarimin e pagave, bizneset nuk i trajtojnë punonjësit si investim por si kosto për këtë arsye ‘shtrëngojnë’ dorën tek rroga.
22 Dhjetor 2024, 14:28 -
2024-a 'bilanc' negativ/ 1 në 4 biznese nëndeklaruan pagat! Gjysma e të punësuarve marrin deri në 2300 lekë në ditë
Më shumë se 354 mijë shqiptarë paguhen më pak se 2300 lekë në ditë. Shifrat e INSTAT tregojnë se më shumë se gjysma e punonjësve nuk e arrijnë pagën mesatare 77 mijë lekë. Shkak për këtë nivel të ulët pagash mbetet informaliteti, pasi rezulton se 1 në 4 biznese ka nëndeklaruar pagat e punonjësve deri në nëntor.
17 Dhjetor 2024, 16:17 -
Tatimet: 9 mijë biznese rritën pagat! 37 mijë të tjera me risk për nëndeklarim, do përballen me gjoba nëse nuk i deklarojnë deri më 20 nëntor
Mbi 9 mijë biznese që më parë gjysmat e rrogave i jepnin në dorë, kanë reflektuar duke deklaruar pagat reale. Drejtoria e Tatimeve thotë se rritja është 1.2 miliardë lekë dhe ka shtuar kontributet. Por janë mbi 37 mijë biznese të tjera që ende vijojnë të mos deklalarojnë pagat e plota të cilat kanë afat deri në 20 nëntor, ose do përballen me gjoba.
7 Nëntor 2024, 13:17 -
‘Aksion informalitet në të gjitha fronte’, ministri Malaj te ‘Ekonomia’: Vetëm për sigurimet bizneset kanë 234 mln euro borxh, u marrim asetet
Vetëm për mospagimin e sigurimeve për rroga të deklarata, veç atyre të nëndeklaruara, bizneset i kanë shtetit një borxh prej 234 milionë eurosh. Vetë ministri i Financave njohu deputetët në Komisionin e Ekonomisë për një aksion tërësor kundër informalitetit, që përfshin deri në konfiskim pasurie.
6 Nëntor 2024, 19:19 -
Rama në Podcast: Po hapet një korsi e re për pensionet, do e realizojmë
Nga podcasti “Flasim” kryeministri Edi Rama tha se po nis një përpjekje për më shumë para për pensionistët, e cila do reflektohet që nga shpërblimi i fundvitit. Rama bëri thirrje që bizneset të deklarojnë pagat reale pasi kjo ndikon në skemën e pensioneve
2 Nëntor 2024, 10:07 -
Ekonomia në rritje, por KE lë ‘detyra’ për qeverinë: Luftoni informalitetin në paga, stop rishikimit të buxhetit me akt normativ, mbroni fondet e BE
Progresi në rritjen ekonomike ndikuar kryesisht nga turizmi dhe ndërtimi, sfidohet nga informaliteti, korrupsioni, problemet në tendera, emigrimi dhe mos-deklarimi i pagave. Në aspektin ekonomik në progres-raportin e BE-së për Shqipërinë thuhet se vendi ka ecuri pozitive, ndërsa rekomandon që qeveria të heqë dorë nga aktet normative për rishikimin e buxhetit, të avancojë me reformën në drejtësi, të hartojë ligj të ri për koncesionet dhe të mbrojë fondet që i jep Bashkimi Evropian.
31 Tetor 2024, 14:13 -
Projektbuxheti/ Ulja e nëndeklarimit të pagave do të sjellë 150 mln euro shtesë në buxhet në vitin 2025!
Të ardhura në vitin që vjen do të arrijnë në 754 miliardë lekë, dhe ndikimin kryesor në rritjen e tyre do ta ketë rritja ekonomike, mbledhja e të ardhurave dhe goditja evazionit. Ministria e Financave thotë se vetëm nga lufta ndaj nëndekarimit të pagave priten të rriten me 15 miliardë lekë të ardhurat në vitin që vjen.
29 Tetor 2024, 18:03 -
Dhoma Amerikane e Tregtisë: Nëndeklarimi të luftohet me politikë të fortë, jo me aksione të përkohshme! Të ulet TVSH-ja e produkteve ushqimore
Dhoma Amerikane e Tregtisë i sugjeron qeverisë që luftën ndaj informalitetit dhe nëndeklarimit të pagave mos ta bëjë me fushata të përkohshme por me një politikë të studiuar gjithë vjetore. Në rekomandimet e dhëna për Strategjinë e të Ardhurave ata sugjerojnë që të hiqen përjashtimet tatimore për biznese të ndryshme, të rishikohet tatimi mbi pagat si dhe të ulet TVSH-ja për produktet e shportës.
28 Tetor 2024, 11:33 -
ANALIZA e shifrave mbi nëndeklarimin/ Informaliteti në paga, një pjesë në dorë e tjetrën në bankë ‘krim ekonomik’ në kurriz të punonjësve
Ky fenomen që ka prekur thuajse çdo sektor të ekonomisë, ishte gjerësisht i dukshëm kur u publikua databaza e pagave, përfshirë edhe sektorin e medias, pasi gazetarë, drejtues, kryeredaktorë e shoferë deklaroheshin me rroga minimale. Fenomen që vijon edhe sot, ku pronarët e mediave, nuk paguajnë sigurimet e punonjësve, ju vonojnë pagat dhe një pjesë ua japin në dorë e tjetrën e kalojnë në bankë. Raste si i medias kishte edhe në arsimin privat, në tregti, turizëm, ndërtim etj
24 Tetor 2024, 16:19 -
Lufta kundër informalitetit/ Ministri Hoxha: Vjedhja e sigurimeve është krim ekonomik, ndëshkime për të gjithë ata që abuzojnë
Ministri i brendshëm Ervin Hoxha tha gjatë takimit me strukturat tatimore për prezantimin e planit për luftën ndaj informalitetit se vjedhja e sigurimeve është një krim ekonomik dhe të gjithë ata që abuzojnë do të ndëshkohen.“Vjedhja e sigurimeve është akt i pastër vjedhje dhe si i till&
23 Tetor 2024, 11:49 -
Rama: Do marrim masa drastike për çdo biznes të vogël që nuk paguan sigurimet shoqërore, deri në mbyllje të aktivitetit
Kryeministri Rama tha se do marrin masa drastike për çdo biznes të vogël që nuk paguan sigurimet shoqërore."Do marrim masa drastike për çdo biznes të vogël që nuk paguan sigurime shoqërore, deri më mbyllje të aktivitetit. Të gjitha të tjerat mund ti diskutojmë
23 Tetor 2024, 11:33 -
Lufta kundër informalitetit/ Ilir Binaj: Fenomeni i nëndeklarimit, një plagë që po dëmton ekonominë
Foto: Ilir BinajDrejtori i Tatimeve, Ilir Binaj gjatë takimit me strukturat tatimore për prezantimin e planit për luftën ndaj informalitetit u shpreh se fenomeni i nëndeklarimit është i pranishëm prej vitesh. Madje kjo është një çështje e cila po dëmton ekonominë e vendit tonë, përfshi
23 Tetor 2024, 11:31 -
Rama i prerë me ndërtuesit: S’do u lejojmë të deklaroni paga 60 mijë lekë të rinj! Po shohim mundësinë që të jenë publike me ligj
Kryeministri Edi Rama në një takim me fokus luftën kundër informalitetit, tha se qeveria po sheh mundësinë që pagat të jenë publike me ligj, si në vendet nordike. Nga ana tjetër, Rama shtoi se nuk do pranojnë më deklarime pagash që nuk i besojnë, duke sjellë psh rastin e ndërtuesve. Ai tha se deklarimi i pag
23 Tetor 2024, 11:31 -
Lufta kundër informalitetit, 230 mijë punonjës me pagë minimale! Rama: S'pranojmë më deklarime që s'i besojmë! Mbyllim biznesin nëse s’paguhen sigurimet
Vjedhja e sigurimeve nga bizneset duke mos deklaruar pagat reale të punonjësve, është vepër penale dhe do të hetohet nga sot nga Krimi Ekonomik. Qeveria ka paralajmëruar gjoba, arrestime e deri tek mbyllje përfundimtare e aktivitetit nëse bizneset që nëndeklarojnë pagat nuk heqin dorë nga abuzimi.
23 Tetor 2024, 10:28 -
Mosdeklarimi i pagave, Rama: Mashtrim, pagë 600 euro në ndërtim nuk ekziston
Kryeministri Rama paralajmëroi bizneset se nuk do t’ua tolerojë më nëndeklarimin e pagave për punonjësit e tyre, duke e cilësuar këtë fenomen si grabitje ndaj buxhetit të shtetit dhe pensionistëve.Në nj&a
22 Tetor 2024, 14:21 -
Mosdeklarimi i pagave, Rama: Bizneset po grabisin pensionistët! Do përballeni me masa administrative e penale
Kryeministri Rama paralajmëroi bizneset se nuk do t’ua tolerojë më nëndeklarimin e pagave për punonjësit e tyre, duke e cilësuar këtë fenomen si grabitje ndaj buxhetit të shtetit dhe pensionistëve. Rama kërkoi reflektimin e punëdhënësve, ose në të kundërt do të përballen me masa administrative e penale.
22 Tetor 2024, 11:37 -
Nëndeklarimi i pagave godet dhe buxhetin, 4.5 mln euro më pak vetëm në 3 muajt e verës
Nëndeklarimi i pagave po godet buxhetin e shtetit i cili po mbledh më pak para nga tatimi mbi të ardhurat personale sesa plani i ministrisë së Financave. Vetëm në tre muaj janë mbledhur 456 milionë lekë më pak të ardhura sesa planifikimet fillestare nga Tatimi mbi Pagat.
4 Tetor 2024, 15:01 -
Tatimet letër bizneseve: Deklaroni pagat reale të punonjësve brenda 20 tetorit 2024 ose gjobë
Administrata tatimore ju bën thirrje bizneseve të deklarojnë pagat reale të punonjësve brenda datës 20 të këtij muaji. Në kuadër edhe planit të masave që paralajmëroi në nisje të muajit shtator kryeministri Edi Rama, tatimet u kërkojnë bizneseve që të deklarojnë pagat reale të punonjësve, orët e punës, profesionin dhe numri real i punonjësve të punësuar në biznesin e tyre.
2 Tetor 2024, 15:32 -
Burg për mosdeklarimin e pagave, ekspertja e Ekonomisë tregon pse nuk mund të realizohet! Gjokutaj: Duhet një strukturim i detajuar për planin me 7 masa
Fenomeni i nëndeklarimit të pagave dhe deklarata e kryeministrit Rama se do ketë burgim për këdo që nuk deklaron pagën u diskutua ditën e sotme në emisionin ‘Përballje’ në Report Tv.
30 Shtator 2024, 16:10 -
Strategjia/ Të parët në skanerin e tatimeve për nëndeklarimin e pagave do jenë sektori i ndërtimit, turizmit, baret e restorantet dhe tregtia online
Lufta kundër nëndeklarimit të pagave do të nisë me sektorët që deklarojnë pagat më të ulëta në vend, si ndërtimi, turizmi, baret, restorantet e deri tek tregtia online. Qeveria ka gati një plan me 7 masa për të goditur këtë fenomen, ku të gjitha kategoritë e pagave do të futen në ‘lupë’, duke nisur nga minimalet.
23 Shtator 2024, 15:46
