-
Tensionet dhe pasiguria e krijuar pas shpërthimeve me granata dore, në pikëpyetje mbajtja e zgjedhjeve në veri të Kosovës
Nuk dihet ende nëse do të krijohen kushtet e duhura për mbarëvajtjen e zgjedhjeve në katër komunat e Veriut të Kosovës, Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok.
8 Dhjetor 2022, 09:34 -
Ministria serbe e Drejtësisë: Artan Zymberi refuzoi të trajtohet për një sëmundje
Ministria e Drejtësisë e Serbisë tha për Radion Evropa e Lirë se Artan Zymberi, shtetas norvegjez me prejardhje nga Kosova, i cili ka vdekur në një burg në Serbi më 27 nëntor, “ka refuzuar të trajtohet për një sëmundje që kishte”.
7 Dhjetor 2022, 15:24 -
U gjet i vdekur në burgun e Serbisë, shqiptari nga Kosova kishte tatuazh në gjoks Adem Jasharin dhe emblemën e UÇK-së
6 ditë më parë, më 30 nëntor, në mediat norvegjeze është raportuar për vdekjen e një shtetasi norvegjez në Serbi. Pak informacione janë dhënë nga Ministria e Jashtme e Norvegjisë, mirëpo dyshimet janë se bëhet fjalë për një kosovar nga Peja, të quajtur Artan Zymberi.
6 Dhjetor 2022, 09:15 -
Prishtinë/ Kurti takohet të martën me të dërguarin e posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi
I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, më 6 dhjetor do të qëndrojë në Prishtinë, ku do të takohet me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
5 Dhjetor 2022, 22:15 -
Media serbe: Berisha dhe ekstremistët shqiptarë po përgatisin protesta të mëdha kundër Vuçiçit
Dita e nesërme në Tiranë do të mbledhë krerët e bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëdimor duke shënuar një ditë historike për Shqipërinë, ku do të diskutohet që nga lufta në Ukrainë, mbrojtja nga sulmet kibernetike e deri te emigracioni.
5 Dhjetor 2022, 21:29 -
Vuçiç takohet me Lajçak në Serbi, asnjë fjalë për samitin e Tiranës! Brnabiç: Mendoj se presidenti s’duhet të mungojë
I dërguari i Bashkimit Europian për dialogun, Miroslav Lajçak, po qëndron në Serbi ku u takua me presidentin, Aleksandar Vuçiç, të cilët diskutuan për tensionet e fundit mes Kosovës dhe Serbisë.
5 Dhjetor 2022, 13:00 -
Skandal në futbollin serb, drejtori i klubit të Beogradit kapet me 115 kg kokainë të ardhur nga Amerika e Jugut
Ish futbollisti serb, Dushan Petkovic aktualisht drejtor sportiv i një klubi futbolli në Serbi është arrestuar pasi u kap me 115 kg kokainë në kuadër të një operacioni të Europol.
5 Dhjetor 2022, 11:49 -
Kryeministrja serbe: Vuçiç ende i pavendosur për të ardhur në samitin e BE në Tiranë, duhet të përballet me hipokrizinë
Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç tha se presidenti serb, Aleksandër Vuçiç duhet të jetë i pranishëm në samitin e Bashkimit Europian dhe Ballkanit Perëndimor që pritet të mbahet të martën në Tiranë.
5 Dhjetor 2022, 09:25 -
Lajçak viziton nesër Serbinë, takime dhe diskutime me Kurtin dhe Vuçiç
Ditën e nesërme i deleguari special i BE për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, do të vizitojë Serbinë dhe do të takohet me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, ku do diskutojnë për zbatimin e marrëveshjes për targat e arritura, por në takime të ndara.
4 Dhjetor 2022, 15:24 -
CNN: Kina vendos mbi 100 stacione ilegale policore nëpër botë, mes tyre Italia dhe Kroacia
Kina ka ngritur mbi 100 stacione policore nëpër botë, për të monitoruar dhe në disa raste riatdhesuar shtetasit kinezë që jetojnë në emigrim, mes tyre edhe vendet si italia, Kroacia dhe Serbia.
4 Dhjetor 2022, 14:55 -
Urrejtja nëpërmjet sloganeve, The Guardian ‘kryqëzon’ serbët: Kërkuan vrasjen e shqiptarëve, u treguan fashistë
Mbështetësit e Serbisë shfaqën slogane fashiste dhe synonin thirrje raciste ndaj shqiptarëve etnikë gjatë ndeshjes së ekipit të tyre kundër Zvicrës të premten mbrëma, sipas një dëshmie okulare të dhënë për Observer
3 Dhjetor 2022, 22:28 -
BE rrit presionin ndaj Serbisë për sanksionet kundër Rusisë, zyrtari evropian: Është ngrirë procesi i negociatave për anëtarësimin
Presioni i Bashkimit Evropian ndaj Serbisë është duke u rritur, për shkak të refuzimit të Beogradit për t'i mbështetur sanksionet ndaj Rusisë, thonë diplomatë evropianë
3 Dhjetor 2022, 18:45 -
Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë: Të shqetësuar nga gjuha nxitëse dhe denigruese e Vuçiçit! Cenohet paqja dhe siguria e rajonit
Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë ka reaguar pas deklaratave të presidenti të Serbisë Aleksandër Vuçiç, në të cilat, ky i fundit e akuzoi kryeministrin e Kosovës Albin Kurti se po bënë terror ndaj serbëve të Kosovës, pas emërim të Nenad Rashiçit në pozitën e ministrit për Komunitete dhe Kthim.
3 Dhjetor 2022, 17:28 -
Ndeshja Serbi-Zvicër/ Gazetari: Ajo që u ka dhimbur më shumë serbëve ishte fanella me mbiemrin ‘Jashari’ e Xhakës! Trajneri serb tregoi se kush është provokatori
Ndeshja mes Serbisë dhe Zvicrës në grupin G e zhvilluar në Katar për Kupën e Botës, solli emocion edhe te tifozët shqiptarë, për shkak të dyshes së futbollistëve Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka, të cilët ishin edhe protagonistë në ndeshje
3 Dhjetor 2022, 11:42 -
Dy kushtet e SHBA për Ballkanin e Hapur, Escobar: Serbia t’i njohë si ndërkombëtarë kufijtë me Kosovën e Republika Srpska’n
Diplomati amerikan ka thënë se Vuçiç është zotuar se do ta pranojë këtë dhe se tani SHBA është duke e testuar zotimin e tij. Po ashtu, Esobar ka thënë se Serbia duhet t’i njohë kufijtë me Republika Srpska’n dhe Kosovën Veriore si kufij ndërkombëtarë
2 Dhjetor 2022, 13:18 -
'Llum terrorist', Basha i del në mbrojtje Albin Kurtit: Gjuha e Vuçiç e papranueshme! Dëshmon se lidershipi serb nuk është ndarë nga e shkuara
Ish-kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar ashpër ndaj presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç, për të cilin thotë se gjuha e përdorur ndaj Albin Kurtit është e papranueshme. Sipas Bashës, kjo tregon se lidershipi serb është akoma i pandarë nga e shkuara
2 Dhjetor 2022, 11:40 -
Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë, Vuçiç anulon pjesëmarrjen, shkak emërimi i Rashiç ministër në Kosovë
Presidenti serb Aleksandër Vuçiç nuk do të marrë pjesë në samitin BE-Ballkani Perëndimor që do të zhvillohet më 6 dhjetor në Tiranë. Lajmi bëhet me dije nga media serbe ‘Blic’.
1 Dhjetor 2022, 19:55 -
Tensionet në veri të Kosovës, Lista Serbe paralajmëron protesta për targat
Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, pas takimit me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se serbët nuk mund ta tolerojnë terrorin e Prishtinës dhe paralajmëroi protesta në të gjitha institucionet e Kosovës.
30 Nëntor 2022, 21:13 -
Tensione në Kuvendin e Kosovës, Kurti rrëzon draft rezolutën e opozitës: Dialogu nuk është prioritet
Këtë të mërkurë, në Kuvendin e Kosovës, nuk ka kaluar një rezolutë e propozuar nga partia opozitare, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, që kërkonte veprime të Qeverisë në lidhje me rikthimin e serbëve të dorëhequr nga institucionet e Kosovës.
30 Nëntor 2022, 16:18 -
Qytetarët në Mal të Zi protestë kundër Ballkanit të Hapur: Nuk do të ketë botë serbe
Qytetaret në Malin e Zi janë ngritur në protestë duke kërkuar mbajtjen e zgjedhjeve të reja. Përpos kërkesës, malazezët shprehën dhe revoltën e tyre ndaj ‘Ballkanit të Hapur’ duke kundërshtuar përfshirjen e Malit të Zi në nismën e ndërmarrë nga tre vendet e Ballkanit Perëndimo
29 Nëntor 2022, 17:10 -
Gërvalla kundër prezencës së Daçiçit në Konferencën për dhunën seksuale: Jam e shokuar! Kemi këtu dorën e djathtë të Millosheviçit
Shumë duartrokitje nga të pranishmet në sallë, e që ishin viktima të dhunës seksuale në konflikt, nga vende të ndryshme të botës, mori ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla. Këto duartrokitje nuk ishin për atë që ajo tha, por në fakt për refuzimin që ajo bëri të përgjigjet në pyetjen se “cilat janë mangësitë që ka identifikuar Kosova në raport me dhënien e ndihmës për viktimat e dhunës seksuale në konflikt”.
28 Nëntor 2022, 19:15 -
KATAR 2022/ Përballje e ‘çmendur’! Mitrovic i dërgon shifrat në 1-3 për Serbinë, por Kameruni barazon për 3 minuta (VIDEO)
53’ Mitrovic realizoi golin e tretë kundër Kamerunit, duke dhënë përshtypjen se sfida kishte përfunduar për Serbinë. Gjithsesi afrikanët janë ringjallur dhe kanë realizuar dy herë për 3 minuta. Në të 64 Aboubakhar dhe 66 Choupo-Moting barazuan shifrat. Ndeshje e çmendur n&
28 Nëntor 2022, 12:36 -
KATAR 2022/ Kameruni ‘në tokë’ për 3 minuta, Serbia përmbys shifrat në 1-2 (VIDEO)
45+1’ Serbia ka barazuar shifrat me mbrojtësin Pavlohic, ndërsa Kameruni pa marrë vetën mirë ka pësuar edhe golin e dytë. Dy minuta më pas, ekzaktësisht në minutën e 45+3’ ballkanasit kanë përmbysur shifrat.
28 Nëntor 2022, 11:53 -
KATAR 2022/ Kameruni s’lë serbët të gëzojnë, sfida me 6 gola mbyllet pa fitues (VIDEO)
Kameruni i ka mohuar fitoren Serbisë në ndeshjen e dytë të grupit G. Edhe pse në një moment ballkanasit udhëhiqnin 1-3, afrikanët arritën të barazonin në harkun kohor të 3 minuta. Ky barazim nuk i shkon për shtat asnjë prej kombëtareve për kualifikimin në raundin tjetër.
28 Nëntor 2022, 11:36