-
I dërguari special i BE për dialogun Kosovë-Serbi: Pres takim Kurti-Vuçiç para verës
I dërguari special i BE për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak deklaroi se pas takimeve të mbajtura në Kosovë dhe Serbi ditët e fundit ka arritur në përfundimin se ka vullnet nga të dyja palët për të vazhduar dialogun . Lajçak ka theksuar se qëllimi i kësaj vizite ishte të informonte liderin e Vetëvendosjes Albin Kurti si negociator të ardhshëm me informacione mbi procesin e deritanishëm.
5 Mars 2021, 10:17 -
Ministri i Jashtëm gjerman Maas: Jo ndryshimit të kufijve në Ballkan! Këto diskutime nuk na çojnë përpara
Ministria gjermane e Punëve të Jashtme po zhvillon gjatë tre muajve të parë të vitit një sërë takimesh virtuale dhe fizike me kolegë nga Ballkani Perëndimor. Të martën ministri gjerman i Punëve të Jashtme zhvilloi një bisedë telefonike me ministren e Jashtme të Shqipërisë, Olta Xhaçka. Në janar zhvilloi vizitën e tij të parë në Berlin, ministri i Jashtëm i Malit të Zi, Gjorgje Raduloviç, të enjten ishte në Berlin ministri serb i Punëve të Jashtme, Nikola Selakoviç, ndërsa javët e ardhshme pritet të vijë edhe ministrja e Jashtme e Bosnjë-Hercegovinës.
5 Mars 2021, 08:31 -
Lajçak në Serbi, Vuçiç: Të përkushtuar ndaj vazhdimit të dialogut me Kosovën! Kjo nuk nënkupton njohjen
Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ditën e djeshme pas vizitës së tij 3 ditore ne Prishtinë ka vizituar Beogradin. Gjatë ditës së djeshme ai ka zhvilluar një takim me presidentin serb, Aleksander Vuçiç me të cilin ka diskutuar rreth vazhdimit të dialogut mes dy vendeve.
4 Mars 2021, 08:42 -
-
-
-
-
-
Lajçak, i paanshmi i anshëm në dialogun Kosovë- Serbi
Emisari Special i BE-së, Miroslav Lajcak, për afro një vit në funksionin e të dërguarit për dialogun Kosovë-Serbi ka pasur disa deklarata dhe veprime të cilat janë konsideruar jo rrallëherë të njëanshme në favor të Serbisë. Diplomati nga Sllovakia, shtet ky që nuk e ka njohur Kosovën, është paraqitur nga zyra e tij me një hartë të Ballkanit, ku Kosova shihet si pjesë e Serbisë. Më vonë tha se harta nuk ishte ashtu. Ky veprim ka shkaktuar reagime, e Lajçak shumë shpesh i bën kosovarët t’i reagojnë.
26 Shkurt 2021, 14:41 -
Kreu i kuvendit serb Daçiç SHBA-së dhe BE-së: Mos humbni kohë! Ne duam dialog por kjo nuk nënkupton se do të njohim Kosovën
Diskutimi lidhur me dialogun mes Kosovës dhe Serbisë vazhdon të jetë një temë e “nxehtë”. Ditët e fundit në mediat serbe është bërë me dije se SHBA-ja dhe BE do t’i dërgojnë një letër presidentit serb Aleksander Vuçiç për njohjen e Kosovës nga Serbia.
26 Shkurt 2021, 12:02 -
Kreu i zyrës serbe për Kosovën: Qesharake që Osmani akuzon Serbinë për krime, për aq kohë sa liderët e UÇK janë në Hagë
Petar Petkoviç, drejtor i “Zyrës për Kosovën” në Qeverinë e Serbisë, ka reaguar ndaj postimit të ushtrueses së detyrës së presidentit, Vjosa Osmanit, pasi kjo e fundit në një reagim në Tëitter për hartën e Lajçakut ka thënë se për kufijtë aktual të K
26 Shkurt 2021, 10:56 -
-
Zyrtarja e lartë Montgomery: SHBA e përkushtuar të bashkëpunojë me BE-në për bisedimet Kosovë-Serbi
Një zyrtare e lartë e Departamentit të Shtetit tha për Zërin e Amerikës se Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara për të punuar me Bashkimin Evropian, që po bën të mundur dialogun mes Serbisë dhe Kosovës. Komentet e zëvendës ndihmës sekretares së Departamentit të Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Molly Montgomery vijnë ndërsa udhëheqësi i lëvizjes Vendvendosje Albin Kurti pritet të jetë kryeministri i ardhshëm i Kosovës pas fitores së partisë së tij në zgjedhjet e 14 shkurtit.
25 Shkurt 2021, 08:44 -
Dialogu me Serbinë prioritet apo jo i qeverisë së ardhshme të Kosovës?
Lideri i Vetëvendosjes Albin Kurti, i cili pritet ta formojë qeverinë e Kosovës, thotë se dialogu me Serbinë nuk është prioritet i tij. Por BE-ja dhe SHBA-ja kërkojnë nga qeveria e re të hyjë në dialog me Serbinë.
23 Shkurt 2021, 12:41 -
Ambasadori amerikan në Kosovë Kosnett, i përgjigjet deklaratave për krijimin e ‘Shqipërisë së Madhe’: Ky nuk është vizoni i SHBA-së për Ballkanin!
Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, në një intervistë për herë të parë pas zgjedhjeve parlamentare të 14 shkurtit për emisionin ‘Pressing’ në T7, ka dhënë komentin e tij lidhur me deklaratat e Albin Kurtit dhe Ramush Haradijan për krijimin e “Shqipërisë se Madhe”. Ai theksoi se vizioni i SHBA-së, për Ballkanin nuk është Shqipëria e Madhe apo Serbia e Madhe, duke shtuar se duhet të ndërtojmë ura dhe jo të shtojmë mure.
23 Shkurt 2021, 09:43 -
Arrin në Serbi kontigjenti i parë i vaksinave të AstraZeneca, Vuçiç: Moment me shumë rëndësi!
Kontingjenti i parë i 150,000 dozave të vaksinës kundër koronavirusit, të kompanisë AstraZeneca, ka arritur në mëngjesin e së dielës në Serbi. Aeroplani me vaksina, që ka ateruar në Aeroportin e Beogradit “Nikolla Tesla”, është pritur nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiç.
21 Shkurt 2021, 10:52 -
-
-
-
Presidenti francez Macron letër Vuçiç: Mbështes vazhdimin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e BE-së
Presidenti i Francës Emmanuel Macron, përmes një letre të dërguar homologut të tij serb, Aleksander Vuçiç ka shprehur se ai mbështet vazhdimin e procesit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.
16 Shkurt 2021, 08:48