-
Vota e diasporës kërkon ndërhyrje në Kod Zgjedhor, PS-PD drejt negociatave! Duhen afate të reja, mazhoranca gati 'të lëshojë' numërimin në KQZ
Dy partitë më të mëdha parlamentare po shkojnë drejt një negociate të re për ndryshimet në Kodin Zgjedhor për votën e diasporës që kërkojnë 84 vota. PS është e gatshme që të lëshojë pe, dhe votat e emigrantëve të mos i numërojë KQZ por partitë, siç kërkon PD. Në këtë mënyrë, mazhoranca shpreson që opozita të japë votat për përshpejtimin e afateve të regjistrimit dhe për pagesën e kostos së postës diasporës.
7 Janar 2025, 19:07 -
-
Sondazhi i Report Tv/ Nëse zgjedhjet mbahen sot, PS fitore të thellë me 80 mandate! PD tkurret në 46, i ‘firojnë’ 13 deputetë! Në Kuvend 12 ligjvënës nga partitë e reja
Nëse zgjedhjet parlamentare do mbaheshin sot, PS merr 80 mandate, nga 74 në 2021. Sipas sondazhit të Report Tv, PD tkurret ndjeshëm në 46 mandate, duke humbur 13 mandate nga 59 të fituara me aleatët 4 vite më parë. Surprizë partitë e reja me 12 deputetë. Diaspora ia beson votën Ramës në 5 qarqet, Vlorë, Korçë, Berat, Fier dhe Elbasan.
7 Janar 2025, 11:56 -
Zgjedhjet/ Nga 11 janari, qeveria e bashkitë ‘kyçen’ për fushatë, ndalohen legalizimet e bonuset! KQZ skuadër për monitorimin e politikanëve në internet
Nga 11 janari, çdo institucion qeveritar dhe bashkiak e ka të ndaluar të bëjë promovime, të presë shirita apo të japë bonuse për qytetarët pasi kjo konsiderohet shkelje e Kodit Zgjedhor. Këto 4 muaj, deri në zgjedhje, KQZ do të monitorojë edhe rrjetet sociale të politikanëve, nëse ata do të bëjnë veprime të ndaluara.
6 Janar 2025, 16:27 -
Mbledhja e Kryesisë së PS, burime për Report Tv: Eduard Shalsi shkon drejtues politik i qarkut Kukës! Pandeli Majko vjen në Tiranë
Burime për gazetaren Raziela Myslimaj bëjnë me dije se Eduard Shalsi do të shkojë drejtues politik i Partisë Socialiste në qarkun e Kukësit.Ndërsa drejtuesi aktual i këtij qarku, Pandel Majko do të vij&
6 Janar 2025, 10:55 -
Zgjedhjet e 11 majit/ Rama përforcon Tiranën edhe me Majkon, në Kukës ikën Shalsi! Diaspora në fokus të kryesisë PS, takime të reja me emigrantët
4 muaj para zgjedhjeve parlamentare, kryeministri Rama ka bërë disa ndryshime në ekipin e drejtuesve politikë. Tiranës i ka shtuar përforcime më Pandeli Majkon, të cilin e largoi nga drejtimi i qarkut të Kukësit, dhe delegoi atje Eduart Shalsin. Ndryshimet u bënë në mbledhjen e kryesisë, ku kërkoi angazhim maksimal edhe për votën e diasporës.
6 Janar 2025, 09:04 -
Zgjedhjet 2025/ Taulant Balla thirrje diasporës të regjistrohet prej 11 janarit: Fleta e votimit pas plotësimit duhet nisur për në Shqipëri
Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Diasporën dhe ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla, i ka bërë thirrje diasporës shqiptare që të regjistrohet prej datës 11 janar, kur do të nisë procesi i regjistrimit për të gjithë shtetasit shqiptarë që dëshirojnë të votojnë në zgjedhjet e 11 majit.
5 Janar 2025, 16:53 -
KQZ testim teknik Platformës Elektronike të Regjistrimit në prani të Shoqërisë Civile
Në ambientet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve u zhvillua sot një takim me përfaqësues të Shoqërisë Civile për testimin operacional teknik të Platformës Elektronike të Regjistrimit (PER) për votimin nga jashtë të qytetarëve shqiptarë, që jetojnë jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, për zgjedhjet e datës 11 maj 2025
3 Janar 2025, 18:35 -
‘Shqipëria në BE në 2030!’ premton Rama dhe mbyll TikTok! Intervista për Corriere della Sera: Në maj mirëpres me përulësi votën e qytetarëve
Kryeministri Edi Rama, që drejton qeverinë që nga viti 2013, pas tre fitoreve radhazi, po përgatitet t’i kërkojë popullit të tij një mandat të katërt në zgjedhjet parlamentare të 11 majit të ardhshëm. Fitorja e Trump? Rama: Si e atij që është kthyer në majën e botës pasi ka qenë buzë humnerës, duke prekur madje edhe vdekjen.
3 Janar 2025, 11:02 -
Speciale/ Zgjedhjet 2025, ja si do regjistrohet një emigrant për të votuar! Celibashi për Report Tv: Qeveria 5 mln euro për të paguar postën, por duhet ndryshuar Kodi
5 milionë euro janë hequr mënjanë nga qeveria, në mënyrë që KQZ të paguajë postën për votën e emigrantëve edhe në vajtje, edhe në ardhje. Por Ilirjan Celibashi thotë për Report TV, se nuk mund ta hapë tenderin nëse Kuvendi nuk ndryshon Kodin Zgjedhor, sepse aty shkruhet që koston e kthimit të zarfeve me votë, e paguan vetë qytetari.
2 Janar 2025, 11:41 -
Zgjedhjet e 11 majit/ Dokumentet e skaduara rrezikojnë votën e diasporës, Haçkaj: Qeveria të shtyjë vlefshmërinë
10 ditë përpara se zyrtarisht të hapet regjistrimi, Shoqatat e Diasporës kërkojnë që qeveria të shtyjë vlefshmërinë e pasaportave dhe të kartave të identitetit për emigrantët shqiptarë. Florian Hackaj nga Diaspora për Shqipërinë e Liri, thotë për Report TV se KQZ është vonë për të miratuar rregullat e po ashtu për të edukuar diasporën.
1 Janar 2025, 12:29 -
Shqipëri, zhvillimet në vitin 2024, SPAK protagonist
Në Shqipëri, Struktura e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, SPAK, ishte dhe gjatë vitit 2024 protagonist i zhvillimeve në vend, me një seri vendimesh dhe hetimesh, që vunë në shënjestër mjaft zyrtarë edhe të niveleve më të larta.
30 Dhjetor 2024, 22:21 -
Debatet, partitë duan të numërojnë votën e diasporës! PD kundër Celibashit: S’mund të shpikni proces të ri! PS rezerva: Vëzhgues apo anëtarë?
Depolitizimi i administratës zgjedhore do të nisë nga vota e diasporës. Kjo sepse votat nga jashtë do të numërohen nga persona të caktuar nga KQZ, dhe jo nga përfaqësuesit e partive.
30 Dhjetor 2024, 17:00 -
Zgjedhjet e 11 majit/ Rama: PS s'ka rrezik, opozitarët në garë vetëm për vendin e dytë! Bën bilancin e 2024 e projektet për 2025! Mbyllim TikTok për një vit
Në një analizë të gjatë, më shumë se 2 orëshe, Kryeministri Rama bëri bilancin e një viti qeverisje, duke kujtuar arritje sipas tij të rëndësishme në 365 në të gjitha fushat. Kur u pyet për zgjedhjet e ardhshme, Rama tha se “po ka garë, por vetëm për vendin e dytë”.
30 Dhjetor 2024, 14:52 -
Gjykatat sekuestruan bazën detare të Limionit, Rama: Skandal i paperceptueshëm! Nëse aty cenohet siguria, të ikim të gjithë nga vendi! Po bllokohen 300 mln euro
Kryeministri Edi Rama e cilësoi investimin strategjik të portit në zonën e bregdetit të Sarandës, në bazën e detare të Limionit, me një rëndësi për vendin dhe të ardhmen, turizmin dhe zhvillimin e zonës së bregdetit. Ai e mbrojti projektin dhe investimin pas pyetjes që iu bë dhe faktit se tashm&e
30 Dhjetor 2024, 14:29 -
Dumani kërkon rikandidim për prokurorët e SPAK, Rama: S’kam opinion, do të diskutohet te ‘Antikorrupsioni’
Kryeministri Edi Rama thotë se nuk ka asnjë opinion mbi kërkesën e SPAK për t’i lejuar prokurorëve të posaçëm mundësinë e kandidimit pas përfundimit të mandatit 5-vjeçar. Rama tha për gazetaren e Report Tv, Raziela Myslimaj se kjo çështje do diskutohet në Komisionin e Posaçëm Antikorrupsion,
30 Dhjetor 2024, 14:06 -
Protestat e PD, Rama: Jashtë sferës së interesit tim, nuk harxhoj minutat e shtrenjta të jetës
Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur që të mos japë asnjë koment për protestat e opozitës gjatë konferencës së fundvitit me gazetarët. Rama tha se kjo pyetje është jashtë sferës së interesit të tij.“Mos konsumo pyetjen për gjëra që nuk janë pjesë e bilancit
30 Dhjetor 2024, 13:52 -
Rama: Mund të thotë që e solli Amerika me aeroplan apo BE me vapor nga Brindisi, por reformën në drejtësi e udhëhoqi PS
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se reforma në drejtësi ka qenë një betejë e kahershme dhe një ndër prioritetet e tij që në opozitë. Rama theksoi se sistemi i vjetër ishte ai që korruptonte njerëzit, dhe jo individët në vetvete.Ai shtoi se procesi i vettingut ka pastruar një pjesë të madhe të llumi
30 Dhjetor 2024, 13:41 -
Vrasja e Martinit dhe Egli Progës, Rama thumbon opozitën: Spektakël i shëmtuar! U sajuan thika dhe autorë
Kryeministri Edi Rama, në konferencën e fundvitit me gazetarët, deklaroi se ky vit ishte viti me numrin më të ulët të vrasjeve, por shtoi se “këtë vit ka pasur dy spektakle që për nga intensiteti dhe manipulimi i publikut kanë qenë për t’u lavdëruar”.&ldqu
30 Dhjetor 2024, 13:29 -
Rama: Ushtria shqiptare e dyta më e paguara në rajon, flotë helikopterësh dhe dronësh
Kryeministri Edi Rama në konferencëKryeministri Edi Rama trajtoi edhe reformimin e Forcave të Armatosura dhe Ministrisë së Mbrojtjes përgjatë viteve dhe vitit që po mbyllet.Ai u shpreh se tani ka kërkesa shumë herë më të larta për studentë në Akademinë e FA-ve, flotë helikopterësh,
30 Dhjetor 2024, 13:26
