-
Europa, gati me paketë sigurie për një krizë lufte, BE diskuton në samit për përgatitjen e qytetarëve
Në një draft raport që po diskutohet nga vendet e be në Bruksel, fokusi është vendosur tek përgatitja e qytetarëve dhe mobilizimi I përgjithshëm ushtarako-civil, për një krizë të mundshme lufte. Në dokument thuhet se duhet patur një qasje që merr parasysh të gjitha rreziqet, por problem mbetet financimi. Ndaj, mendohet të vihen në lëvizje bonot e mbrojtjes.
21 Mars, 15:53 -
KE miraton planin e reformave para zgjerimit të bllokut, 'bie' vetoja e Greqisë ndaj Shqipërisë! Pranimi në BE me votim me shumicë të cilësuar
Vendet anëtare të BE dakordësohen për planin e presidentes së KE Ursula von der Leyen për heqjen e vetos. KE miraton planin për pranimin e anëtarëve në BE me shumicë të cilësuar. Propozimi do diskutohet edhe ne këshill nga vendet anëtare.
20 Mars, 20:05 -
Hovenier thotë se Kosova ka garanci të forta të sigurisë nga SHBA-ja "si kurrë më parë"
Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, tha se qytetarët e Kosovës nuk duhet të shqetësohen për kërcënimet dhe sulmet e mundshme, pasi misioni i NATO-s në Kosovë, është “i gatshëm të bëjë gjënë e duhur”.
20 Mars, 15:15 -
BE-ja do të vendosë për nisjen e negociatave të anëtarësimit me Bosnjën
Udhëheqësit e Bashkimit Evropian gjatë samitit të së enjtes dhe së premtes në Bruksel do të vendosin për nisjen e negociatave të anëtarësimit me Bosnje dhe Hercegovinën dhe do të bëjnë ftesë që të përgatitet korniza negociuese e bllokut për këto negociata.
20 Mars, 10:55 -
BE arrin marrëveshjen, prodhuesit ushqimorë ukrainas qasje pa tarifa në tregun evropian deri në qershor të 2025-ës
Bashkimi Evropian ka arritur një marrëveshje të përkohshme më 20 mars që u jep prodhuesve ushqimorë ukrainas qasje pa tarifa në tregun evropian deri në qershor të vitit 2025, megjithëse ka kufizime të reja në importet e drithërave.
20 Mars, 09:54 -
Heqja e dinarit serb, Kosova dhe Serbia në Bruksel për negociatat! Kryenegociatorët takim trepalësh me Lajçak
Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë takohen sot në Bruksel për ndalimin e përdorimit të dinarit. Presidentja Vjosa Osmani ka deklaruar se është arritur kompromis për një pjesë të propozimit amerikan për dinarin.
19 Mars, 07:58 -
Escobar: Mbështesim kontributin e Malit të Zi në NATO dhe rrugën e shtetit drejt BE-së
Shtetet e Bashkuara janë të kënaqura me lëvizjen e Malit të Zi drejt Bashkimit Evropian, tha i dërguari i Uashingtonit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, pas takimit me presidentin malazez, Jakov Millatoviq, dhe kryeministrin Millojko Spajiq.
18 Mars, 15:55 -
Borrell paralajmëron vazhdimin e presionit për zbatimin e marrëveshjes Kosovë - Serbi
Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, ka thënë të hënën në Bruksel se do të vazhdohet presioni ndërkombëtar ndaj Kosovës dhe Serbisë, që t’i zbatojnë obligimet e tyre nga marrëveshja e arritur para një viti, me qëllim të normalizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve.
18 Mars, 13:15 -
Mediat greke: Fredi Beleri mund të jetë kandidat i Nea Demokratia për eurodeputet! Mitsotakis presion Apelit: S'ka vendim përfundimtar
Sipas mediave greke, partia greke “Demokracia e Re”, e cila ka për kryetar Kyriakos Mitsotakis, që është edhe kryeministri aktual i Greqisë, mund të vendosë Belerin në listën e saj si kandidat për zgjedhjet evropiane
17 Mars, 18:20 -
2 milionë predha në vit, BE afro 2 miliardë euro për Industrinë e Mbrojtjes
Gati 2 miliardë eurove janë akorduar nga BE për programet e mbrojtjes, duke përfshirë një fond prej 500 milionë eurosh për rritjen e prodhimit të municioneve. Këto para pritete të dyfishojnë kapacitetin aktual të prodhimit të municioneve në 2 milionë predha në vit deri në fund të vitit 2025
17 Mars, 10:49 -
BE-ja dhe NATO-ja "kërkojnë punëtorë"
Janë katër pozita që duhet të mbushen këtë vit - ajo e presidentit të Komisionit Evropian dhe Këshillit Evropian, që aktualisht mbahen nga Ursula von der Leyen dhe Charles Michel, si dhe ajo e shefit të politikës së jashtme të BE-së, të cilën, tash e pesë vjet, e mban Josep Borrell.
16 Mars, 11:02 -
Ndërkombëtarët përshëndesin marrëveshjen PS-Rithemelimi për rikthimin e normalitetit në Kuvend
Ambasada e Shteteve të Bashkuara dhe ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, kanë përshëndetur arritjen e marrëveshjes mes PS dhe Rithemelimit në Konferencën e Kryetarëve për rikthimin e rendit normal në Parlament
15 Mars, 17:33 -
Putin kërkon mobilizm nga populli rus: Vendi po përballet me kërcënime serioze
'Vendi është përballë sfidave serioze', është shprehur presidenti rus Vladimir Putin në një video-mesazh drejtuar qytetarëve në prag të zgjedhjeve presidenciale. Ai ka bërë thirrje për mobilizim dhe vetë-besim.
14 Mars, 09:37 -
BE akordon 1 miliardë për Shqipërinë, Toni Gogu: Fondet do të kushtëzohen nga reformat
Rreth 1 miliard euro do të përfitojë Shqipëria në kuadër të zhvillimit dhe rritjes ekonomike të mbështetur nga Bashkimi Europian. Në takimin e radhës të Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian, Zëvendëskryetari i Keshillit, Toni Gogu u shpreh se plani i Rritjes do të jetë dinamo e Integrimit Rajonal dhe Europian.
12 Mars, 13:06 -
Negociatat Bardhi-Çuçi për kaosin, Kulluri: PD, kundër çdo pazari dhe pro funksionimit demokratik të institucioneve
Edvin Kulluri, Sekretari për marrëdhëniet me publikun në PD, në një postim në rrjetet sociale, thekson se PD nuk se ka gjë kundër diskutimeve për normalizimin e Parlamentit të Shqipërisë, por kundërshton çdo negociatë për prishjen e listave të hapura dhe reformës në drejtësi.
11 Mars, 23:03 -
Përpjekjet ruse për destabilitet, Komisioni Evropian do të rekomandojë nesër nisjen e negociatave për anëtarësimin e Bosnjë Hercegovinës në BE
Vendimi i paralajmëruar për Bosnje e Hercegovinën konsiderohet nga diplomatët në Bruksel si shenjë e përkushtimit të BE-së për paqen dhe stabilitetin e rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe si përgjigje edhe ndaj sfidave gjeopolitike në Evropë, pas nisjes së invazionit të Rusisë ndaj Ukrainës.
11 Mars, 22:33 -
Negociatat për të ndalur kaosin në Kuvend, Nikolla ul nesër në tryezë Bardhin e Çuçin! SHBA e BE: Duam parlament tërësisht funksional!
Teksa negociatat për rikthimin e Kuvendit në normalitet kanë nisur, SHBA dhe BE ka përsëritur mesazhin për dialog dhe tha se palët duhet të angazhohen për një parlament funksional. Pas këtyre thirrjeve, kryeparlamentarja Nikolla thërret sërish nesër në takim krerët e grupeve.
11 Mars, 17:07 -
Borrell i kërkon BE-së përforcimin e industrisë së mbrojtjes për kërcënime të mundshme
Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, i ka kërkuar bllokut të forcojë industrinë e mbrojtjes dhe të plotësojë rezervat në mënyrë që të jetë gati për t'u përballur me "kërcënime të mundshme", ndërkohë të vazhdojë ofrimin e ndihmës ushtarake për Ukrainën.
11 Mars, 16:39 -
Nga qershori, Hungaria merr presidencën e BE! Hasani viziton nesër Budapestin për nënshkrimin e 2 marrëveshje në arsim dhe diplomaci
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, nis të martën vizitën e tij zyrtare në Hungari, vend i cili merr presidencën e Këshillit të Bashkimit Evropian në gjashtëmujorin e dytë të këtij viti.
11 Mars, 16:36 -
Kaosi në Kuvend, i ngarkuari me punë i SHBA, takohet me Nikollën: Parlamenti funksional, thelbësor për integrimin euroatlantik
Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla u takua sot me të ngarkuarin me Punë të Ambasadës së SHBA-së, David Wisner. Gjatë takimit u diskutua mbi kontributin e Kuvendit në forcimin e partneritetit strategjik mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara dhe thellimin e reformave.
11 Mars, 15:26 -
Negociatat me mazhorancën, Zhupa: Nëse na jepen të drejtat, kaosi mbaron që nesër
Teksa PS ka nisur negociata me Gazmend Bardhin për t’i dhënë fund skenarit të kaosit, deputetja Ina Zhupa thotë se normaliteti në Kuvend do të kthehet vetëm nëse opozitës i jepet e drejta e komisioneve hetimore dhe përfaqësimi në komisionin e reformës zgjedhore
11 Mars, 14:56 -
Paketa 6 miliardë euro, kushte jo të lehta për Ballkanin për të siguruar paratë nga BE-ja
Në dy komisione të Parlamentit Evropian pritet të miratohet të hënën në mbrëmje raporti për pozicionin e këtij institucioni të BE-së për planin për zhvillim dhe reforma për gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor - një paketë prej gjithsej 6 miliardë eurosh dedikuar investimeve në këto vende.
11 Mars, 11:37 -
Europa pothuajse dyfishon importin e armëve, SHBA-ja rrit eksportin
Shtetet në Evropë pothuajse kanë dyfishuar importet e tyre të armëve kryesore në mes viteve 2014-2018 dhe 2019-2023. Sa u përket eksporteve, Shtetet e Bashkuara dhe Franca prin, ndërkaq eksportet e Rusisë kanë shënuar rënie.
11 Mars, 09:27 -
Denaj takim me donatorët e huaj: Kontributi i partnerëve shumë i rëndësishëm për bujqësinë
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, zhvilloi një takim me donatorët e huaj në këtë fushë si, Andrea Ferrero, kreu i Bashkëpunimit në Delegacionin e Bashkimit Europian në Shqipëri, përfaqësues të tjerë të Delegacionit, përfaqësues të Ambasadës gjermane, dhe partnerë të tjerë në Shtëpinë e Europës.
7 Mars, 12:52 -
U dëmtua nga tërmeti, shkolla ‘26 Nëntori’ rihap dyert, Veliaj: Sot kemi institucione shumë herë më të mira se privati
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i shoqëruar nga Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, Ambasadori i BE në Tiranë, Silvio Gonzato dhe Përfaqësuesja e Përhershme e UNDP në Shqipëri, Monica Merino, vlerësoi angazhimin e të gjithaë institucioneve dhe të partnerëve për të dalë edhe më të fortë nga vështirësitë e pas tërmetit.
7 Mars, 12:05