-
Kronikë
-
Kronikë
Dhurata dhe 600 mijë USD tepër, ‘rebeli’ i Vlorës Ken Dhima drejt shkarkimit, u ‘sëmur’ për t’i ikur Vetingut të cilin në 2018 e shpalli Sorosian, si e shpëtoi 2 herë KLD
Gjyqtari i Vlorës Ken Dhima rezulton me probleme të rënda në kriterin e pasurisë, apartamente me paratë e vjehrrit, para dhuratë, hua dhe kontrata të çuditshme. ILDKPKI e kallëzoi në 2014 për pasurinë, por prokuroria i mbylli dosjen dhe KLD-ja nuk e shkarkoi. Etilda Gjonaj kërkoi shkarkimin e tij në 2018, por KLD-ja e shpëtoi për herë të dytë
28 Korrik 2021, 10:15 -
Kronikë
Sokol Ngresi përballet 'dy herë' në Vetting! Komisioneri Publik: Të shkarkohet! Debate për kallëzimin se fshehu një apartament në Vlorë, gjyqtari: I sajuar, në kontratë s'është firma ime
Nuk pati asnjë pretendim për fshehjen e një apartamenti 7 muaj më parë kur u konfirmua në Vetting. Sot gjyqtari Sokol Ngresi në apelin e Vlorës përballet në kolegj më një kallëzim të cilin ai e cilëson sulm ndërsa për herë të parë KPA ka vendosur të thërrasë si dëshmitar denoncuesin shtetasin F.K
27 Korrik 2021, 16:41 -
Kronikë
Manovra e fundit/ Prokurori Dritan Gina i ikën sërish Vetingut pasi u ‘sëmur’ 11 ditë! Biznesmeni: Më kërcënoi për të më zhvatur 30 mijë euro
Prokurori i Tiranës Dritan Gina lojë me kërkesa në Komisionin e Vetingut, shtyn edhe për disa ditë përballjen. Gina bashkëshorti i Rovena Gashit e shkarkuar nga drejtësia si prokurore për 930 mijë USD pasuri të pajustifikuar. Çifti i proceduar për pasurinë në 2018. Biznesmeni Bujar Zhuri: Gina më kërcënoi me një dosje të sajuar, avokatët e lidhur më të më kërkuan 30 mijë euro për ta ‘zgjidhur
26 Korrik 2021, 19:53 -
Kronikë
‘Soros ka pushtuar Shqipërinë’, ‘rebeli’ Ken Dhima del para Vetingut, Gjonaj kërkoi shkarkimin në 2018, e shpëtoi KLD-ja, i kallëzuar për pasurinë
Gjyqtari i Vlorës Ken Dhima që e shpalli reformën në drejtësi vepër të Sorosit thirret nga Vetingu, në vitin 2018 KLD-ja me në krye Ilir Metën e shpëtoi nga shkarkimi, në 2014 ILDKPKI-ja e kallëzoi për fshehje pasurie, por prokuroria i mbylli dosjen
26 Korrik 2021, 16:16 -
Kronikë
Faktet/Lufta e PD-së dhe e gjyqtarëve KÇK për sabotimin e ligjit të Vetingut, roli i Berishës, Gaz Bardhit dhe oferta e Bashës për pazar, vija e kuqe nga SHBA-BE
Beteja e dëshpëruar e Partisë Demokratike nga viti 2016 për rrëzimin e ligjit të Vetingut për të shpëtuar gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar që kishte emëruar vetë dhe i mbronte me KLD-në. Në tetor 2016 u bashkua me Shoqatën e Gjyqtarëve kundër projektit të Perëndimit, si refuzoi të njihte opinionin e Komisionit të Venecias që konfirmoi Vetingun, presioni mbi Gjykatën e Kushtetuese dhe përplasja me SHBA-BE
24 Korrik 2021, 18:57 -
Kronikë
U shkarkua nga detyra për shkak të problemeve me pasurinë, KPA lë në fuqi vendimin e KPK për gjyqtaren Valbona Seknaj
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) ka lënë në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK) për shkarkimin nga detyra të ish-kryetares së Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Shkodër, Valbona Seknaj (Durraj).
14 Korrik 2021, 17:23 -
Kronikë
KPK e konfirmoi në detyrë, ONM i kërkon Komisionerit Publik ankimimin e vendimit për gjyqtarin e Tiranës, Gerd Hoxha
Komisioneri Publik pritet që të ankimojë në KPA vendimin e KPK për Gerd Hoxhën, gjyqtar pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Tiranë. Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit u ka paraqitur ditën e sotme Komisionerëve Publikë rekomandimin për të ankimuar vendimin në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit.
8 Korrik 2021, 16:57 -
Kronikë
Probleme për justifikimin e pasurisë, KPK shkarkon nga detyra gjyqtaren Zegjine Sollaku, gruan e ish kryeprokurorit Theodhori Sollaku
KPK ka shkarkuar nga detyra gjyqtaren Zegjine Sollaku, gruan e ish kryeprokurorit të Përgjithshëm, Theodhori Sollaku për shkak të problemeve për justifikimin e pasurisë.
8 Korrik 2021, 09:58 -
Kronikë
KPK konfirmon në detyrë gjyqtaren e Vlorës Atalanta Zeqiraj, i biri vrapon në sallën e vetingut për ta përqafuar
Gjyqtarja e Vlorës, Atalanta Zeqiraj, u konfirmua sot në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK), vendim i cili gëzoi jo pak familjarët e saj. Pas përfundimit të seancës, në foton e siguruar nga Edmond Hoxhaj, shihet i biri që drejtohet nga ajo për ta përqafuar, e gëzimi për këtë vendim duket qartë edhe në fytyrën e gjyqtares.
30 Qershor 2021, 14:45 -
Kronikë
Ish-kreu i Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmataj nis përballjen me Kolegjin! Ja akuzat për aftësinë profesionale dhe vendimet e dyshimta
Komisioneri Publik, Darjel Sina u qëndroi të hënën gjatë parashtrimeve para Kolegjit shkaqeve të ngritura në ankimin ndaj vendimit të Komisionit për konfirmimin në detyrë të prokurorit Besim Hajdarmataj. Sina kërkoi shkarkimin e tij me arsyetimin se subjekti nuk arrin nivel të besueshëm në kriterin e profesionalizmit dhe pasurisë.
22 Qershor 2021, 08:15 -
Kronikë
-
Kronikë
‘Më pushkatuan mua dhe familjen në pabesi’, ish-prokurori Martini pas shkarkimit nga KPA: Beteja ime ligjore do të vazhdojë, e drejta të vihet në vend
Pas shkarkimit nga detyra nga KPA për problemet me pasurinë, ka reaguar për herë të parë ish-prokurori i Krimeve të Rënda, Anton Martini. Në reagimin e tij ish-prokurori thotë se dje është pushkatuar në mënyrë të padrejtë dhe të pabesë.
11 Qershor 2021, 10:15 -
Kronikë
Pasuria dhe dosja/ Vjehrra e Rezart Taçit ia mbath nga drejtësia në prag të përballjes me Vetingun, si u promovua nga KLD-ja e Berishës në 2013
Gjyqtarja Dhurata Balla kërkoi shtyrjen e përballjes me Vetingun me justifikimin për t’u njohur me dosjen dhe paraqiti dorëheqjen pranë KLGJ.
25 Maj 2021, 16:08 -
Kronikë
Ekskluzive/ Si zbuloi SPAK origjinën e pasurisë së 3 ish gjyqtarëve të lartë, dhurime të rreme, pazare me trafikantë e mashtrime! Hetimet që fundosën Selimin, Lulon e Deden
Zbulohen detaje nga hetimet e SPAK mbi pasuritë e paligjshme të gjyqtarëve të nivelit të lartë që u shkarkuan nga Vetingu. Shkëlzen Selimi bleu karburantin në ankand me para cash dhe duke rrëzuar akuzën për trafik droge ndaj përmbaruesit. Fatos Lulo kamufloi pasuritë e paligjshme në emrin e motrës. E paraqiti si biznesmene, por ishte thjeshtë një punonjëse. Bashkim Deden e nxori zbuluar dëshmia e mirëmbajtësit të kompleksit në Gole
12 Maj 2021, 16:49 -
Kronikë
KPK shkarkon nga detyra gjyqtaren e Gjykatës së Apelit në Tiranë, Evjeni Sinojmeri
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra Evjeni Sinojmeri, gjyqtare pranë Gjykatës së Apelit Tiranë. Seanca ndaj Sinojmerit u zhvillua të mërkurën pa praninë e saj dhe pa një përfaqësues ligjor
30 Prill 2021, 10:07 -
Kronikë
Shkarkimi i çuditshëm i prokurorit Bledar Maksuti, Veting babait që nuk jeton dhe për pasuritë kur ishte adoleshent, detajet e një procesi të paprecedentë
Bledar Maksuti i pastër në kriterin e figurës dhe profesionalizmit, pasuri vetëm një apartament, u ndëshkua për transaksionet e babait të ndjerë që kishte punuar si prokuror para viteve '90 dhe më pas avokat e noter. Lëvizjet në kohën kur Maksuti nuk ishte pjesë e sistemit. Solli 13 mijë akte noteriale të të atit, por të ardhurat nuk iu llogaritën në bilancin financiar
19 Prill 2021, 08:52 -
Kronikë
Liroi të fortët nga Gjin Nika tek Ervis Martinaj, gjyqtari Gramoz Levanaj ia mbath nga drejtësia me 400 mijë USD pasuri, boshatiset Apeli i Tiranës
Gjyqtari i Apelit të Tiranës Gramoz Levanaj ikën nga drejtësia pasi Komisioni i Vetingut i kërkoi të justifikonte pasurinë, ‘kokat’ e tjera të Apelit të kryeqytetit që ranë për shkak të Vetingut
15 Prill 2021, 18:13 -
Kronikë
U konfirmua në detyrë, Komisioneri Publik ankimon vendimin e KPK për gjyqtaren e Apelit Tiranë, Elbana Lluri
Komisioneri Publik ka ankimuar vendimin e KPK për konfirmimin në detyrë të gjyqtares së Apelit Tiranë, Elbana Lluri. Sipas ankesës vendimi është i cënueshëm në tërësinë e tij
14 Prill 2021, 19:42 -
Kronikë