-
Gafa e fundit e Berishës, shan policen e plagosur, por del blof dhe fshin statusin, komentuesi e 'masakron' (FOTO)
Berisha e ka quajtur “policen” e plagosur ‘ndrikull’, që sipas tij nuk ka humbur 4 gishta, por thjesht i është dëmtuar gishti i njërës dorë. Një komentues i thotë ish-kryeministrit se epiteti ndrikull është i turpshëm për një ish-kryeministër dhe kryetar shteti.
22 Nëntor 2018, 19:09 -
-
-
-
Lista e 17 personave më të rrezikshëm të Fierit, Artan Hoxha: Kur policia ngatërron vrasësin me bletarin
Paraditen e sotme u publikua nga Policia e Shtetit një listë ku bëhen publike emrat e 17 personave më të kërkuar në Qarkun e Fierit për dënim me burgim të përjetshëm dhe me 25 vjet burg. Gazetari investigativ Artan Hoxha ka pikasur te emrat e publikuar një person i cili nuk ka precedentë penalë e që për më tepër e njeh edhe nga afër. Hoxha i bën thirrje Policisë së Shtetit që të ndalojë së bëri gafa të këtij lloji, pasi përbaltja e qytetarëve të ndershëm sipas tij nuk sjell asgjë tjetër përveçse lënien në liri të vrasësve.
15 Nëntor 2018, 13:07 -
-
‘Don’t fuck them...’/ Vulgaritet dhe plagjiaturë, dopio gafë e ministres së Kulturës Kumbaro (FOTO)
Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro ka habitur me një postim në rrjetet sociale në kuadër të Lëvizjes Kombëtare për Lexim. Ajo u ka bërë thirrje të rinjve që të lexojnë, por në një mënyrë vulgare, gjuhë që nuk pritet nga një ministre, aq më tepër e kulturës.
4 Nëntor 2018, 22:13 -
-
‘Si e ka emrin ky? Emiliano?’, gafa e avokatit të Eljon Hatos, gazetarët i vijnë në ndihmë (VIDEO)
Pas seancës për Haton, avokati i tij mbrojtës tha se prokuroria nuk ka prova që implikojnë klientin e tij në ngjarje. Sipas tij, Eljon Hato është viktimë e kësaj ngjarje, pasi ka mbetur i plagosur rëndë, ndërsa nuk faktohet që ai të ketë qëlluar me armë zjarri mbrëmjen e të enjtes.
7 Tetor 2018, 12:00 -
‘Mos e thuaj më’, pedagogia bën gafën e madhe në mes të emisionit (Video)
Një pedagoge e cila ishte e ftuar për të folur për mbajtjten e trupit në formë, ka bërë një gafë nga pakujdesia që ka shkaktuar shumë të qeshura në studio. Krejt pa dashur ajo ka treguar paswordin e Instagramit të saj.
27 Shtator 2018, 13:38 -
‘Repolitix’, parashikimi i gazetarit Rusta: 10 prokurorët 'rebelë' do të shkarkohen nga Vettingu
I ftuar në emisionin ‘Repolitix’, gazetari i Report Tv, Arsen Rusta, është shprehur se sipas tij, të dhjetë prokurorët që janë proceduar penalisht nga Arta Marku do të shkarkohen nga Vettingu.
21 Shtator 2018, 21:46 -
‘Prokuroria në kaos’, Anila Hoxha në 'Repolitix': Marku pranoi në heshtje që prokurorët kishin të drejtë
Në studion e emisionit “Repolitix”, të ftuar për të diskutuar mbi temën ‘Prokuroria në kaos’ janë gazetari i ‘Report Tv’, Arsen Rusta; Basir Çollaku, gazetar; Anila Hoxha, gazetare e Top Channel dhe Idajet Beqiri, avokat.
21 Shtator 2018, 21:19 -
-
Patozi: Nuk jam këtu për Bashën, kam ardhur të respektoj historinë e PD-së
Në ceremoninë e 20-vjetorit të vrasjes së Azem Hajdarit, në cermoni mori pjesë edhe ish-deputeti Astrit Patozi. Ai u shpreh se ardhja e tij në ceremoni nuk kishte asnjë lidhje me Lulzim Bashën por me nderimin e figurës së Hajdarit.
12 Shtator 2018, 13:53 -
-
Berisha harron kur ka qeverisur, gafa e ish-kryeministrit: Kodheli, ministre e Mbrojtjes në 2011
Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë gafën e radhës. Duke sulmuar qeverinë edhe për investimin e NATO-s në Kuçovë, Berisha ka akuzuar për përfitime nga ky investim, Berisha ka ngatërruar kohën kur ka qeverisur dhe kë ka patur ministër Mbrojtjeje.
7 Gusht 2018, 07:37 -
-
PS, Hyseni: Brenda një viti ngrihen organet e reja të drejtësisë
Socialistët ju kërkojnë shqiptarëve të bëjnë durim sepse brenda një viti organet e reja e të pastruara të drejtësisë do të jenë ngritur. Në një intervistë për Report TV, deputeti Alket Hyseni ju bën apel shqiptarëve të bashkëpunojnë me prova.
26 Korrik 2018, 14:03 -
Mëkatet e drejtësisë shqiptare, Sokol Vuçeta: 12 vite në burg pa asnjë provë
Sokol Vuçeta, një ish-i dënuar tregon në një intervistë për Report Tv, dëmin e parikuperueshëm që i është shkaktuar nga drejtësia shqiptare. Vuçeta tregon sesi u dënua me 12 vite burg, për një krim që sipas tij u manipulua.
21 Korrik 2018, 14:14 -
Gafa në paradën e Francës, në qiell fluturon “flamuri” kroat (Video)
Parada e këtij viti në Paris do të mbahet mend si parada e gafave. Episodi i dy gardistëve që u përplasën me motoçikleta përfundoi në një skenë komike, ndërsa ngatërrimi i ngjyrave të flamurit u përhap me shpejtësi në rrjetet sociale.
14 Korrik 2018, 22:35
