-
SHBA-të janë të gatshme të angazhohen në diplomaci serioze dhe të qëndrueshme me Korenë e Veriut
Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të angazhohen në diplomaci serioze dhe të qëndrueshme me Korenë e Veriut dhe vazhdojnë të ndërmarrin veprime për të parandaluar këtë të fundit nga blerja e armëve të shkatërrimit në masë dhe raketave balistike, tha Departamenti i Shtetit të enjten, pas predhës më të fundit të Phenianit. nis
28 Janar 2022, 01:19 -
SHBA i kërkon Kinës të përdorë ndikimin e saj mes tensioneve të Moskës mbi Ukrainën
Shtetet e Bashkuara i bënë thirrje Kinës të enjten që të përdorë ndikimin e saj me Rusinë për të kërkuar një zgjidhje diplomatike të krizës së Ukrainës, por ekspertët e politikës dyshonin se Pekini do ta mbështeste Uashingtonin në ngecje
28 Janar 2022, 00:10 -
-
Escobar i prerë: Asnjë person ‘non grata’ s’mund të jetë fytyra e PD apo e ndonjë partie tjetër! Mesazh për Metën dhe LSI në të ardhmen?
i dërguari special i SHBA për Ballkanin Perëndimor, Grabriel Eskobar është treguar i prerë sot teksa tha se një person i shpallur 'non grata' nuk mund të drejtojë asnjë parti politike. E teksa dha kështu një mesazh të qartë për Berishën, mund të jetë ky edhe një paralajmërim për Metën që synon rikthimin në krye të LSI?
27 Janar 2022, 20:15 -
Përgjigja e SHBA-ve ndaj Rusisë, asnjë ndryshim për NATO-n apo Ukrainën
Uashingtoni i ka propozuar dialog Moskës për çështje si stërvitjet ushtarake, transparenca, dhe vendosja e raketave. Sekretari Blinken e bëri të qartë se nuk do të ketë asnjë ndryshim në politikën e dyerve të hapura të NATO-s për anëtarët e rinj.
27 Janar 2022, 19:56 -
-
'Po rritet grumbullimi i trupave ruse', ministri i Jashtëm ukrainas i alarmuar: Kjo është përgatitje për pushtim
Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, tha se grumbullimi i trupave ruse në afërsi të kufirit me Ukrainën, po rritet çdo ditë, teksa shqetësimet janë rritur se ky grumbullim ushtarak është përgatitje për një pushtim të Ukrainës nga Rusia.
27 Janar 2022, 13:09 -
Analiza/ Çfarë do të thotë për sigurinë rajonale, ndërtimi i një bazë e re amerikane ushtarake në Shqipëri?
Shqipëria dërgoi trupat e saj në mbështetje të luftës së udhëhequr nga SHBA-ja në Afganistan dhe Irak, duke i konsoliduar kështu kredencialet e saj pro-amerikane. Vendimi i SHBA-së pasqyron rëndësinë strategjike të Shqipërisë por edhe destabilitetin në rritje në Ballkan. Gjithsesi, kjo nuk është hera e parë që Shqipëria ka pasur në territorin e saj bazën e një fuqie të madhe. Gjatë Luftës së Ftohtë, në vitet 1950, baza detare e Pasha Limanit në Shqipëri ishte e vetmja bazë sovjetike në Adriatik, që i siguronte Bashkimit Sovjetik qasje në Detin Mesdhe.
27 Janar 2022, 09:29 -
SHBA hedh poshtë kërkesat e Rusisë për Ukrainën, përsërit thirrjet për zgjidhje diplomatike
Shtetet e Bashkuara dhe NATO i kanë dhënë përgjigje me shkrim Moskës, në lidhje me kërkesat e reja të Rusisë për garanci në fushën e sigurisë, pas konsultimeve me partnerët evropianë dhe Ukrainën, në përpjekejt më të diplomatike që synojnë të parandalojnë fillimin e një konflikti të armatosur.
27 Janar 2022, 07:44 -
Katari mund të ridrejtojë një pjesë të gazit në Evropë me ndërmjetësimin e SHBA-së
Katarit do t'i duhet ndihmë nga Shtetet e Bashkuara për të bindur blerësit e gazit natyror të Dohas që të ridrejtojnë disa furnizime në Evropë në rast se një konflikt Rusi-Ukrainë ndërpret dërgesat ruse në kontinent, tha një burim i njohur me diskutimet sipas raportimeve të Reuters
27 Janar 2022, 01:09 -
Blinken thotë se SHBA i përgjigjet kërkesave të Rusisë, kërkon dialog: ‘Topi’ në anën e tyre
Shtetet e Bashkuara dhanë përgjigje me shkrim të mërkurën ndaj kërkesave gjithëpërfshirëse të sigurisë ruse, një hap kyç në një proces të brishtë diplomatik ndërsa Rusia organizoi stërvitje të reja ushtarake në tokë dhe det pranë Ukrainës.
26 Janar 2022, 23:48 -
Tensionet në Ukrainë, Rusia paralajmëron hakmarrje nëse kërkesat e saj nuk plotësohen
Perëndimi është i shqetësuar se Rusia po planifikon të pushtojë Ukrainën. Rusia e mohon një gjë të tillë, ndonëse ka grumbulluar mbi 100 mijë trupa në kufi me Ukrainën dhe po kryen një sërë manovrash të tjera ushtarake në rajon.
26 Janar 2022, 15:24 -
-
Rreziku për pushtimin e Ukrainës nga Rusia, Biden kërcënon se do të ndërmarrë sanksione ndaj Putin: Pasoja të rënda të presin
Presidenti i SHBA Joe Biden thotë se do të ndërmerren sanksione personale ndaj Vladimir Putin nëse Rusia pushton Ukrainën. Biden tha se do të kishte "pasoja të mëdha" për botën nëse Rusia bën një lëvizje ndaj kombit, i cili ndodhet në kufirin e saj jugperëndimor
26 Janar 2022, 10:44 -
-
Nga ndëshkimet financiare te 'goditja' e të afërmve, ja sanksionet që mund të vënë Shtetet e Bashkuara ndaj Putinit nëse sulmon Ukrainën
Ndëshkimet financiare që po shqyrtohen, nëse Rusia pushton Ukrainën, variojnë nga ato gjithëpërfshirëse deri tek ato personale për presidentin Vladimir Putin, nga ndërprerja e qasjes tek dollari amerikanë dhe bankat ndërkombëtare e deri tek vendosja e sanksioneve ndaj një ish-gjimnasteje olimpike që mendohet të jetë e dashura e Putinit.
25 Janar 2022, 19:32 -
Borrell e konfirmon: Escobar dhe Lajçak javën e ardhshme vizitë në Kosovë dhe Serbi
Shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell konfirmoi se javën e ardhshme në Kosovë dhe Serbi do të qëndrojë i dërguari i posaçëm për dialogun, Mirosllav Lajçak dhe i dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
25 Janar 2022, 19:19 -
Gati për luftë?/ Ambasada amerikane në Tiranë shpërndan mesazhin e fortë të Blinken: Rusia ka 2 rrugë para! Ia kemi bërë të qartë
Rusisë ia kanë bërë të qartë të gjithë 2 rrugët që ka përpara. Mesazhin e fortë të Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken teksa flet për Ukrainën, Rusinë dhe diplomacinë e Shteteve të Bashkuara, e ka shpërndarë sot ambasada amerikane në Tiranë.
25 Janar 2022, 10:21 -
Presidenti Biden takime me udhëheqësit evropianë për rrezikun e pushtimit të Ukrainës nga Rusia! Aleatët bashkë kundër agresionit rus
Presidenti amerikan Joe Biden bisedoi virtualisht të hënën me udhëheqësit kryesorë evropianë në lidhje me rrezikun e vazhdueshëm të një pushtimi të Ukrainës nga Rusia, ndërsa po shqyrton dërgimin e disa mijëra forcave amerikane në vendet balltike dhe në Evropën Lindore. Presidenti Biden nuk ka vendosur ende nëse do të dislokojë paisje dhe personel ushtarak amerikan më pranë territorit të Rusisë.
25 Janar 2022, 09:36 -
