-
SHBA, nën akuzë për vrasjen e 3 policëve dhe plagosjen e një tjetri, shteti i Alabamës ekzekuton të burgosurin (FOTO)
Shteti i Alabamës në SHBA ka ekzekutuar një të burgosur, i identifikuar si Nathaniel Woods, për vrasjen tre oficerëve të policisë në Birmingham në vitin 2004. Woods, 42 vjeç, nuk dha një deklaratë përfundimtare. Ai u shpall i vdekur në 9:01 p.m. me kohën lokale, tha departamenti i korrigjimeve të shtetit në një deklaratë të enjten.
6 Mars 2020, 06:02 -
U deklarua se Amerika do të mbështeste Kosovën, Grenell nxjerr blof Kurtin: SHBA nuk do të çojë dëm ndihmat e saj
I dërguari special i Presidentit të SHBA Donald Trump, Richard Grenell përmes një reagimi në Twitter ka përgënjeshtruar deklaratën e zyrës së shtypit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti se gjatë një bisede telefonike mes Kurtit, O’Brien dhe Grenell, është marrë konfirmimi nga zyrtarët se ata nuk do të ndalojnë mbështetjen për Kosovën. Sipas Grenell, ata ia kanë bërë të qartë Kurtit se heqja e pjesëshme e tarifave dëmton ekonominë e Kosovës.
6 Mars 2020, 02:39 -
-
E drejta e Ilir Metës për t’iu kundërvënë hapjes së negociatave
Ilir Meta ka bërë atë që duhet të bënte, me letrën drejtuar Komisionit Europian. Vendimi i Komisionit Europian për hapjen e negociatave me Shqipërinë, është një akt që shkon kundër kauzës politike të Ilir Metës. Dhe është kundër tij, si në planin afatshkurtër, dhe në atë aftagjatë.
5 Mars 2020, 20:20 -
-
-
Koronavirusi/ 3,285 viktima, 95,413 të infektuar. Gjermania cilëson COVID -19 pandemi: Anulohet eksportimi i paisjeve mbrojtëse, duhen për mbrojtje kombëtare
Shkon në 3,285 numri i të vdekurve nga koronavirusi, 3,012 prej të cilëve janë shënuar në Kinë. Jashtë Kinës, vdekjet më të shumta janë raportuar në Itali me rreth 107 viktima deri tani, 92 në Iran dhe 35 në Korenë e Jugut. Ndërsa, mbi 95,000 persona janë konfirmuar të infektuar në të gjithë botën, shumica dërrmuese e të cilëve, sërish në Kinë. Italia ka urdhëruar mbylljen e shkollave deri në 15 mars për shkak të situatës kritike, ndërsa në SHBA rreth 1000 njujorkezë u është kërkuar të vetëkarantinohen për mospërhapjen e virusit. Ministri gjerman i Shëndetësisë e ka konsideruar tashmë koronavirusin një pandemi, ndërkaq OBSH refuzon ta bëjë një gjë të tillë duke thënë se nuk ka prova të mjaftueshme.
5 Mars 2020, 05:51 -
Koronavirusi/ Rritet numri i të infektuarve në Gjermani, pritet përkeqësim i mëtejshëm i situatës
Rritet në 318 numri i të infektuarve me Coronavirus në Gjermani, pasi 17 persona janë infektuar gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa shifrat pritet të rriten më tepër. Gjatë fjalimit të tij në Bundestag ditën e djeshme, Ministri i Shëndetësisë, Jens Spahn foli për fillimin e një epidemie dhe duke pranuar se situata mund të përkeqësohej më tej në ditët në vijim.
5 Mars 2020, 05:03 -
-
-
-
SHBA/‘Super e Marta’, Joe Biden fiton në 9 shtete. Ndryshon pamje vota e demokratëve
Ish zv presidenti ka fituar në Masaçusets, Minesota, Oklahoma, Arkansas, Alabama, Tenesi, Karolinën e Veriut dhe Virxhinia. Ndërkohë Bernie Sanders pritet të fitojë në Kaliforni ndoshta dhe në tre shtete të tjera.
4 Mars 2020, 13:12 -
Richard Grenell ndërmjetëson në 'Shtëpinë e Bardhë' takimin Thaçi-Vuçiç. Diskutohet marrëveshja finale Kosovë-Serbi
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka konfirmuar se ka zhvilluar një takim me Presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçic në Shtëpinë e Bardhë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës
3 Mars 2020, 15:59 -
Australi, prokurori i përgjithshëm paralajmëron përdorimin e pajisjes së re për detektimin e të infektuarve me koronavirus
Australia do të vërë në konsideratë përdorimin e aktit të Biosekcionit për të ndaluar gjithë shtetasit e saj të dyshuar për mbajtjen e koronavirusit. Lajmi për përdorimin e biosigurisë, u bë
3 Mars 2020, 05:54 -
-
Frika nga koronavirusi, Greqia merr masa parandaluese në transportin publik: Mesazhe informative dhe dezinfektim të mjeteve të transportit
Greqia ka vendosur marrjen e masave për mbrojtjen e punonjësve të transportit publik dhe pasagjerëve, me qëllim parandalimin e përhapjes së koronavirusit. Masat janë marrë nga qeveria gjatë një takimi me përfaqësues t&eu
3 Mars 2020, 04:55 -
Koronavirusi, Banka Qendrore Evropiane: Gati të marrim masa për trajtimin e rreziqeve të COVID-19 në ekonominë globale
Banka Qendrore Evropiane (ECB) shprehet se është "e gatshme të marrë masa e duhura” për trajtimin e rreziqeve që mund të ketë shpërthimi i koronavirusit në ekonominë globale dhe tregjet financiare.&
3 Mars 2020, 04:15 -
Koronavirusi/ 3121 viktima, 90,428 të infektuar. Rritet numri i të vdekurve në SHBA, Trump takim me kompanitë farmaceutike: Bisedime për kurën
Shkon në gjashtë numri i të vdekurve nga koronavirusi në Uashington. Autoriteti shëndetësor bën me dije se 5 viktima të tjera janë raportuar në King County dhe Qarkun Snohomish. Referuar situatës së rëduar, Presidenti Trump zhvilloi një takim me përfaqësues të kompanive farmaceutike në Shtëpinë e Bardhë, për të diskutuar në gjetjen e një kure të mundshme ndaj koronavirusit. Po ashtu, gjatë kësaj jave Trump pritet të vizitojë Qendrat e SHBA për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.
3 Mars 2020, 03:07 -
-
SHBA, Joe Biden fiton zgjedhjet paraprake në Karolinën e Jugut
Ish nënpresidenti Joe Biden, shënoi fitore të thellë të shtunën në zgjedhjet paraprake të demokratëve në Karolinën e Jugut, një hap thelbësor për të para zgjedhjeve të së martës së ardhshme në 14 shtete, që njihet si “Super e Marta”.
1 Mars 2020, 16:08 -
Koronavirusi 'rrit' hartën e epidemisë! 86 000 të infektuar në rang global, 1128 në Itali! OBSH: Ende nuk kemi pandemi
Numri i shteteve të prekura nga koronavirusi po rritet, ku viktimat e para janë shënuar edhe në SHBA, Tajlandë dhe Australi. Në nivel global numri i të prekurve ka shkuar në 86 mijë të infektuar dhe rreth 3 mijë të vdekur, ku shumica e rasteve janë në Kinë.
1 Mars 2020, 12:06 -
-
SHBA, konfirmohet rasti i 63 me koronavirus, zyrtarët mjeksorë: Virusi mund të jetë përhapur në komunitet
Shënohet rasti i 63-të i infektuar me koronavirus këtë të premte në Santa Clara County, California. Departamenti i shëndetit publik të qarkut bën me dije se ky është rasti i dytë i SHBA me origjinë të panjohur.
29 Shkurt 2020, 07:06 -
Presidenti serb Aleksandër Vuçiç: Kryeministri Albin Kurti po mashtron...dhe tregon pse ai dje mori vendimin për taksën
Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç, e ka cilësuar të kalkuluar vendimin e Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti për heqjen përmes disa fazave të taksës 100% ndaj eksporteve të Serbisë dhe
28 Shkurt 2020, 15:40 -
Presidenti Hashim Thaçi akuzon Kryeministrin Kurti për prishje të marrëdhënieve me SHBA: Po izolon Kosovën
Presidenti i Kosovës ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti për prishje të marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.Në faqen e tij në Facebook, Hashim Thaçi shkruan se
28 Shkurt 2020, 14:51 -
Richard Grenell: Tarifat të hiqen plotësisht, Albin Kurti po bën gabim serioz. Brukseli e quan hap pozitiv heqjen e pjesshme të taksës
"Tarifat duhet të hiqen plotësisht. Kurti është duke bërë një gabim serioz – dhe kjo i është bërë sot e qartë edhe presidentit Hashim Thaçi në Shtëpinë e Bardhë”, ka i dërguari i Shtëpisë së Bardhë për dialogun në mes Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell në një postim në Twitter
28 Shkurt 2020, 09:33 -
SHBA/ Miratohet pr/ligji kundër armëmbajtjes nga autorët e dhunës në familje, republikanët kundër: Po ktheni një krim federal, në shkelje ligjore
Autorët e dhunës në familje dhe ata me urdhra të mbrojtjes kundër tyre në Saint Louis County, Misuri, do t’iu ndalohet mbajtja e armëve. Vendimi i marrë nga Këshilli i Qarkut pritet të hyjë në fuqi në mars. Ndërkaq, ky projekt/ligj është kundërshtuar nga republikanët të cilët theksojnë se efekti i masës do të jetë shëndërrimi i një "akuze për krim federal" në "shkelje ligjore". Thënë më thjesht, shkelësit e ligjit tashmë do të dënohen me gjobë, në vend të dënimit me burg, pasi dhuna e ushtruar nga ta do të jetë shkelje e rregullores lokale me natyrë civile dhe jo krim.
28 Shkurt 2020, 04:20 -
'Serbia të heq pengesat ose vendosim reciprocitetin'! Mustafa: Asnjë taksë nuk duhet të prishë miqësinë tonë me SHBA
Ashtu siç pritej LDK, partia bashkëqeverisëse me Vetëvendosjen, ka mbështetur heqjen e taksës 100 % të produkteve serbe. Isa Mustafa, përmes një statusi në facebook, tha se asnjë taksë nuk duhet të prish miqësinë tonë me SHBA, ndaj ajo duhej hequr duke pranuar se SHBA kishin peshën e tyre në këtë vendim të Kryeministrit Albin Kurti.
27 Shkurt 2020, 23:14 -
SHBA ngreh alarmin: Përhapja e virusit mund të sjellë një normë të ngjashme vdekshmërie si në Kinë
Dr. Anthony Fauci, drejtor i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive të SHBA, tha se SHBA kishin nevojë për më shumë burime për të luftuar shpërthimin e koronaviru
26 Shkurt 2020, 07:12 -
Presidencialet amerikane/ Raporti: Mediat sociale mjet sulmi për Rusinë në dezinformimin e publikut
Një studim nga firma Nielsen thotë se afrikano-amerikanët janë konsumatorët kryesorë të vendit në mediat sociale, veçanërisht kur bëhet fjalë për informacione rreth politikave presidenciale. Një raport i shërbimeve amerikane të inteligjencës thotë se kjo i shndërroi ata në objektivin kryesor të një fushate disinformimi të Rusisë për të ndikuar në zgjedhjet presidenciale amerikane në vitin 2016, një përpjekje të cilën Moska pritet ta përsërisë në garën presidenciale të këtij viti.
25 Shkurt 2020, 05:50 -
'SHBA arrijnë një marrëveshje me Indinë', Trump: Paralajmërojmë shitjen e pajisjeve ushtarake me vlerë 3 mld dollarë
Gjatë vizitës së tij në Indi të hënën, Presidenti Donald Trump tha se Shtetet e Bashkuara do të nënshkruajnë një marrëveshje për t’i shitur ushtrisë së Indisë helikopterë amerikanë dhe pajisje të tjera ushtarake.
25 Shkurt 2020, 03:15 -
SHBA, prej 24 shkurtit administrata e Trump rregulla të reja për emigrantët
Më 24 shkurt administrata Trump do të nisë zbatimin e rregullave të reja për emigrantët që janë përfitues të programeve për ndihmë shtetërore në Shtetete e Bashkuara. Rregulli i ri do të ndikojë në procesin e marrjes së vizës emigruese ose leje të përhershme qëndrimi në Shtetet e Bashkuara nga qytetarë të vendeve të huaja me të ardhura të vogla.
23 Shkurt 2020, 06:33 -
Sulmohet me vezë zëvendëskryeministri i Kosovës Avdullah Hoti (VIDEO)
Hoti ka reaguar pas sulmit me vezë dhe ka thënë se ata që e kanë sulmuar tentojnë të mbajnë Kosovën të izoluar. “Porositësit e veprimit të sotëm tentojnë ta mbajnë Kosovën të izoluar. Kosova më nuk është e izoluar. Të izoluar janë vetëm ata që po japin urdhra të tillë”, ka thënë Hoti.
22 Shkurt 2020, 12:50 -
Isa Mustafa kërkon që të hiqet menjëherë taksa 100% ndaj eksporteve serbe
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se në këtë situatë aktuale të politikës tani është themelore të ruhet dhe kultivohet partneriteti me SHBA-të dhe të vlerësohet roli prijës i tyre procesin e dialogut Kosovë-Serbi.
22 Shkurt 2020, 12:37 -
Thaçi për BBC: Pa marrëveshje me Serbinë do qajmë në portat e Brukselit por nuk do shqetësohet askush
Në një intervistë për BBC në gjuhën serbe Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi tha se nëse nuk do ketë marrëveshje Prishtinë-Beograd brenda këtij viti, “Do të qajmë në portat e Brukselit, por nuk do të shqetësohet apo interesohet askush”
21 Shkurt 2020, 12:46 -
Përshkallëzohen tensionet midis Rusisë dhe Turqisë në veri-perëndim të Sirisë, Ankaraja kërkon ndihmën e SHBA
Ankaraja i ka kërkuar Shteteve të Bashkuara që të furnizojë Turqinë me sistemet antiajrorë 'Patriot', që t'i vendos në kufi për të mos lejuar që gjuajtësit bombardues të luftëtarëve sirianë dhe rusë të sulmojnë trupat turke.
21 Shkurt 2020, 11:57 -
SHBA-ja sanksionon pesë zyrtarë iranianë për pengim të zgjedhjeve të lira
Shtetet e Bashkuara kanë sanksionuar pesë zyrtarë iranianë, duke akuzuar ata për parandalim të mbajtjes së zgjedhjeve të lira dhe të drejta, një ditë para zgjedhjeve parlamentare, të cilat po konsiderohen referendum për krizën politike dhe atë ekonomike në këtë shtet.
21 Shkurt 2020, 07:15 -
Paralajmërimi i zyrtares së lartë amerikane: Rusia po përpiqet të ndërhyjë në zgjedhjet e 2020 për të ndihmuar Trump
Zyrtarja e lartë i zgjedhjeve të komunitetit të inteligjencës informoi ligjvënësit javën e kaluar duke i paralajmëruar ata se komuniteti i inteligjencës beson se Rusia tashmë po ndërmerr hapa për të ndërhyrë në zgjedhjet e vitit 2020 me ndihmën e fitores së presidentit Donald Trump.
21 Shkurt 2020, 06:20 -
Pengoi hetimet për ndërhyrjen ruse në zgjedhjet në SHBA, burg bashkëpunëtorit të Trump
Një gjykatë amerikane dënoi bashkëpunëtorin e ngushtë të presidentit Trump, Roger Stone me 3 vjet e 4 muaj burgim. Ai akuzohej për mashtrim të Kongresit, manipulim të dëshmitarëve dhe pengim të drejtësisë, akuza që rrjedhin nga hetimi mbi ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhjet e vitit 2016.
20 Shkurt 2020, 22:14 -
SHBA rrit presionin ndaj Kosovës: Tërheqim trupat amerikane, nëse nuk hiqet taksa ndaj Serbisë
Sipas mediave në Kosovë, Ambasadori i SHBA’së, Philip Kosnett, i ka thënë Kryeministrit Kurti se SHBA po shqyrton edhe mundësinë e heqjes së trupave të saj nga Kosova, nëse nuk hiqet taksa ndaj Serbisë.
20 Shkurt 2020, 18:33