-
-
-
Vettingu/ Ngec në sitë kreu i Gjykatës së Tiranës! Shkarkohet edhe gjyqtari që votoi kundër Dritan Dajtit (VIDEO)
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka vendosur të shkarkojë kreun e Gjykatës së Tiranës, pasi u gjetën probleme në aspektin finaniar. Sipas një raporti që u paraqit gjatë vlerësimit të saj u shfaqën probleme nga përfitimi nga kredia e butë, kur ndërkohë kishte një banesë në emrin e saj.
10 Qershor 2019, 10:04 -
Vettingu rrezikon kandidatin e SPAK/ Pas aksidentit braktisi vendngjarjen në 2016
Vettingu ka kaluar në sitë këtë të enjte dy prokuror kandidat për SPAK, ku rezulton se Eneid Nakuci sipas hetimit të KPK-s kishte braktisur vendngjarjen pasi ishte përfshirë në një aksident në vitin 2016. Po sipas KPK ai kishte probleme me pasurinë, ndërsa kolegu i tij Edvin Kondili prokurori i kokainës së Maminasit rezultoi pa probleme.
6 Qershor 2019, 14:01 -
Nuk justifikon pasurinë! KPA shkarkon 'krahun' e djathtë të Llallës
E njohur si krahu i djathtë i ish kryeprokurorit adriatik llalla, rovena gashi do të mbetet përfundimisht jashtë sistemit. Pasuria e pajustifikuar me burime të ligjshme kanë bindur KPA të mos pranojë ankimin e saj dhe të lërë në fuqi shkarkimin e dhënë korrikun e 2018-ës nga shkalla e parë e vettingut.
29 Maj 2019, 14:09 -
Vettingu/ Konfirmohet në detyrë gjyqtari Dhimitër Lara
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë gjyqtarin e Gjykatës së Apelit të Krimeve të Rënda, Dhimitër Lara. Trupa gjykuese e kryesuar nga Pamela Qirko, me relatore Firdes Shuli dhe anëtare Etleda Çiftja, vendosi me shumicë votash të konfirmojë Larën në detyrë.
29 Maj 2019, 09:33 -
Gjyqtari i dosjes 'Hakmarrja për Drejtësi' para Vettingut
Pas dy dekadave në dyert e drejtësisë shqiptare, dosja “Hakmarrja për Drejtësi” përfundon në sallën e vettingut. Me një ankesë drejtuar vettingut Orik e Laert Shyti kanë kërkuar që ndaj gjyqtarit Dhimitër Lara që po kalon në vetting të mbahet parasysh dhe shkelja e ligjit që ai ka bërë me procesin ndaj tyre. Ndërsa Lara i pyetur nga KPK për këtë proces, u shpreh se në qoftë se do kthehej në kohë do të vepronte njësoj për cdo vendim të marrë nga ai.
27 Maj 2019, 15:00 -
I shpëtoi vettingut por jo drejtësisë! Gati dosja për ish-kryeprokurorin e Tiranës me hotel 500 mijë USD
Edhe pse hoqi dorë nga posti i prokurorit, pas 32 viteve karrierë dhe i shpëtoi procesit të vettingut, Petrit Fusha nuk i ka shpëtuar dot hetimit nga organi i akuzës. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, ka referuar në Prokurorinë për Krime të Rënda raportin me rezultatet përfundimtare të hetimit administrativ, për ish-prokurorin Petrit Fusha
21 Maj 2019, 12:16 -
-
-
Si u emërua prokuror pa vetting Bledar Valikaj?! Kushtetuta nuk fut në 'rrjetë' OPGJ-të
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shpjeguar për ReportTv se prokurori i emëruar rishtaz në sistemin e akuzës nga KLP, Bledar Valikaj nuk i është nënshtruar vettingut. Ai ka qenë oficer i policisë gjyqësore dhe kjo pjesë nuk është e përfshirë në Kushtetutë. Por sipas KPK ata po shqyrtojnë këtë rast dhe së shpejti do të dalin me një vendim.
4 Maj 2019, 10:54 -
Kalon vettingun gjyqtarin Rexhep Bekteshi, kërkon vend në Kushtetuese
Bekteshi u vlerësuar nga KPK pozitivisht në të 3 shtyllat e rivlerësimit të figurës, si në aspektin pasuror, ashtu dhe në atë profesional. Po ashtu, Bekteshi sa i përket vlerësimit të pastërtisë së figurës nga hetimi administrativ nuk u gjetën elemente që të vërtetojnë ekzistencën e kontakteve të papërshtatshme me personat e përfshirë në krimin e organizuar.
26 Prill 2019, 12:44 -
U shkarkua nga KPK pasi fshehu dënimin në Itali, KPA lë në fuqi vendimin për gjyqtarin Admir Thanza
Më 17 korrik të vitit 2018, gjyqtari i Gjykatës së Lartë, Admir Thanza u shkarkua për shkak se fshehu një dënim në Itali. Së fundmi Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi vendimin e mëparshëm për shkarkim nga detyra të dhënë nga KPK.
18 Prill 2019, 19:43 -
Shkarkohet drejtuesi i Prokurorisë së Sarandës, Ademi - trupës gjykuese: Mbajeni mend po nuk ju futa në burg
Shkarkohen nga detyra Kryetari i Gjykatës së Apelit të Krimeve të Rënda Fehmi Petku dhe Kreu i Prokurorisë së Sarandës Edison Ademi. KPK i gjeti me shkelje ndërsa Prokurori Ademi ka replikuar me trupin gjykues, ku pa përmendur emra është shprehur se kjo nuk mbaron këtu, dhe se shumë shpejt do t'i fusë në burg.
9 Prill 2019, 09:43 -
Prokurori telefonata e udhëtime me kriminelë...dhe probleme me pasurinë
Komisioni i Vettingut gjen me shkelje kreun e Prokurorisë së Sarandës, Edison Ademin, duke i rrezikuar edhe shkarkimin. Sipas KPK, Ademi është shoqëruar me persona që i ka pasur nën hetim për drogë e armë e ndërsa i janë gjetur shkelje edhe në deklarimin e pasurisë. Seanca dëgjimore është shoqeruar me debate.
5 Prill 2019, 14:55 -
Konfirmohet në detyrë gjyqtarja e Apelit të Krimeve të Rënda
Gjyqtarja e Gjykatës së Apelit të Krimeve të Rënda, Albana Boksi është konfirmuar nga detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. Vlerësimi i saj u bë në të tri komponentët; për deklarimin e pasurisë, pastërtinë e figurës dhe profesionalizimin.
5 Prill 2019, 11:00 -
-
-
-
Kryeinspektorja e ish-KLD pa status magjistrati, rasti i parë kur KPK s'merr dot vendim
Komisioni i vettingut nuk njeh si magjistrate kryeinspektoren e ish Këshillit të Lartë të Drejtësisë Marsida Xhaferrlari dhe vendos që ndaj saj të mos dalë me një vendim për ta shkarkuar apo konfirmuar në detyrë. Ky vendim i KPK-s vjen në një kohë ku Xhaferrlari, e cila ka firmosur për vlerësimin profesional të 100 gjyqtarëve, është në garë për kryeinspektoren e KLD si dhe gjyqtare kushtetuese.
11 Mars 2019, 14:23
