-
Ishte në listën e Vettingut, jep dorëheqjen ish-kreu i Gjykatës së Apelit, Tiranë (Emri)
Report Tv ka mësuar se dorëheqja e ish-kreut të Gjykatës së Apelit Tiranë, Metush Saraçi është bërë në fillim të muajit nëntor dhe i është depozituar KLD-së, Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe më pas presidentit Ilir Meta. Jo zyrtarisht nga KPK, flitet se Saraçi ka probleme me pasurinë dhe karrierën e tij në sistemin e drejtësis.
2 Dhjetor 2018, 10:50 -
Kontakte me krimin e organizuar, KPK shkarkon gjyqtarin e Apelit të Shkodrës, Luan Dervishi
Shkarkimi i gjyqtarit është bërë për shkak se sipas DSIK ai ka rezultuar me kontakte me botën e krimit të organizuar. Gjithashtu nga hetimet e kryera dhe informacionet e sjella nga ILDKPI, u be e ditur se Dervishi ka kryer deklarim te rreme te pasurise.
26 Nëntor 2018, 12:08 -
Kandidate për në Gjykatën Kushtetuese, KPK konfirmon në detyrë këshilltaren ligjore Fiona Papajorgji
KPK vërejti javën e kaluar në sajë të raportit të ILDKPIK se këshilltarja ligjore e Gjykatës Kushtetuese nuk ka bërë deklarim të saktë pasurie. Mirëpo vendimi i trupës së KPK sot ka qenë në favor të Papajorgjit dhe ajo ka kaluar me sukses Vettingun duke u rikonfirmuar në detyrë.
26 Nëntor 2018, 09:29 -
Bilanci i Vettingut/ 21 njerëzit e ndershëm të drejtësisë dhe 13 subjektet në provë
Pas Vettingut janë identifikuar tre kategoritë e gjyqtarëve dhe prokurorëve që i janë nënshtruar procesit. Bëhet fjalë për prokurorët dhe gjyqtarët e ndershëm, të cilët do të shërbejnë në sistemin e drejtësisë, subjektet e korruptuara dhe të inkriminuara, që janë shkarkuar nga detyra si dhe një grup tjetër me gjyqtarë dhe prokurorë, të cilët janë konfirmuar në detyrë nga Komisioni bazë i Vetingut, por që janë ankimuar nga Komisioneri Publik dhe ONM.
25 Nëntor 2018, 07:21 -
10 mijë $ nga bastet e pasuria, prokurori i dosjes 'Hajdari' e 'Durrës-Kukës' rrezikon shkarkimin nga Vettingu
Pas prokurorit Shpëtim Kurti, para Komisionit të Pavaruar të Kualifikimit ka dalë këtë enjte edhe prokurori i Prokurorisë së përgjithshme Artur Selmani. Sipas KPK-së, ish-kandidati për Kryeprokuror të përkohshëm Artur Selmani nuk justifikonte dot pasurinë e tij, nga pasqyra e vetëdeklarimit.
22 Nëntor 2018, 15:23 -
Prokurori Shpëtim Kurti në Vetting, KPK: Ka kontakte me botën e Krimit
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit zhvilloi këtë të enjte seancën dëgjimore ndaj prokurorit të Tiranës, Shpëtim Kurti. Sipas vlerësimit të KPK-së, ILDKPI ka konstatuar se prokurori i Tiranës dhe njëkohësisht kandidatati për Këshillin e lartë të Prokurorisë , Shpëtim Kurti ka bërë deklarim të rremë të pasurisë së tij.
22 Nëntor 2018, 11:32 -
-
Vettingu/ Bleu 1000 m tokë buzë detit për 1 mijë €, KPA rikthen 'në sitë' gjyqtarin Edmond Islamaj
Gjyqtari gjykatës së Lartë Edmond Islamaj, do të kalojë përsëri në sitën e vettingut për sa i përket pasurisë. Kolegji i Posaçëm i Apelimit pranoi ankimimin e komisionerit publik. Islamaj duhet të vërtetojë se si mundi të blejë truallin prej 1000 m2 në plazhin e Karpenit në Kavajë, çmim prej 1.000 euro . Nën hetim përsëri edhe pasuritë të bashkëjetueses së gjyqtarit Islamaj i cili pak muaj e kaloi testin e vetingut në Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.
16 Nëntor 2018, 09:12 -
-
-
Komisioneri Publik kërkon hetim, gjyqtari Islamaj para KPA: Tokën në det e bleva me kursimet e mia
Islamaj ka thënë se toka buzë detit është blerë me kursimet e tij, dhe është përfituar nga personi që ia shiti në vitin 2010 dhe jo një muaj para se t’a blinte siç deklaroi më herët Komisioneri Publik.
12 Nëntor 2018, 11:37 -
Islamaj në KPA/ Komisioneri Publik: Bleu 1000 m tokë buzë detit për 1 mijë €. Gjyqtari: E mora me kursimet e mia
Komisioneri publik ankimoi vendimin e KPK-së për Islamajn, ndërkohë që sot në orën 10:00, nisi seanca në ngarkim të tij. Në këtë seancë, Komisioneri Florjon Ballhysa ka thënë se gjyqtari Edmond Islamaj, ka blerë një pronë në Karpen të Kavajës, por që sipas tij kjo pronë është 10 metra larg detit dhe ka qenë tokë shtetërore.Komisioneri Publik ka thënë se gjyqtari ka blerë kjo tokë është blerë për vetëm 1 mijë euro. Ballhysa ka thënë se Kolegji duhet të hetojë për të parë sesi u kthye kjo tokë në tokën e Islamajt.
12 Nëntor 2018, 09:58 -
-
-
-
Ankimoi vendimin kundër KPK, caktohet trupa gjykuese për "sheikun" e Gjykatës së Lartë
Kolegji i Posaçëm i Apelimit njoftoi këtë të enjte caktimin me short të trupës gjykuese që do të marrë në vlerësim ankimimin për subjektin e rivlerësimit Artan Broçi, gjyqtar pranë Gjykatë së Lartë, kundër vendimit të Komisionit të Pavaruar të Kualifikimit.
1 Nëntor 2018, 16:24 -
Prokurori Besnik Muçi kaloi ‘rrjetën’ e Vettingut, Komisioneri Publik ankimon vendimin: Nuk justifikon pasurinë
Komisioneri Publik ka ankimuar vendimin e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit përkundrejt prokurorit të Gjykatës së Krimeve të Rënda, Besnik Muçi. Sipas tij, subjekti i rivlerësimit nuk e ka justifikuar bindshëm burimin e të ardhurave dhe pasurive.
31 Tetor 2018, 18:02 -
-
-
