-
-
Probleme me pasurinë/ Kryetari i Gjykatës së Kurbinit në 'sitën' e Vettingut, rrezikon shkarkimin
Trupa gjykuese që po shqyrton dosjen e gjyqtarit Alfred Gjonit përbëhet nga: Etleda Çiftja, Roland Ilia dhe Firdes Shuli. Vendimi për gjyqtarin do të jepen në datë 14 janar në orën 12:00.
9 Janar 2019, 11:06 -
-
Vettingu/ Sot para KPK-së kreu i Gjykatës së Kurbinit Alfred Gjoni
Nga ana tjetër, ditën e sotme, Kolegji i Posaçëm i Apelimit do të shqyrtojë çështjen e gjyqtarit Artan Laze, i cili është shkarkuar në korrik të 2017 nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit për probleme me pasurinë.
9 Janar 2019, 07:51 -
Probleme me pasurinë dhe korrupsionin, kryetari i Gjykatës së Shkodrës rrezikon shkarkimin
Kryetari i Gjykatës së Shkodrës Arben Zefi duket se rrezikon shkarkimin nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. Bazuar në hetimet e ILDKPI-së dhe DSIK-së, subjekti rezulton se: nuk ka deklaruar të ardhurat për blerjen e një apartamenti në Shkodër dhe të dy makinave, ka liruar nga burgu një person gjatë kohës në detyrë dhe se mban kontakte të papërshtatshme.
8 Janar 2019, 16:21 -
S’justifikonte pasurinë dhe me kontakte të papërshtatshme, KPK shkarkon kreun e Gjykatës së Sarandës
Drejtonte prej një dekade gjykatën e Sarandës, Alltun Çela shkarkohet nga Vettingu për shkak të problemeve në të tre shtylla e vlerësimit. Gjatë seancës dëgjimore, Çela kundërshtoi vendimin e DSIK për papërshtatshmërinë e tij.
8 Janar 2019, 09:36 -
Çudit prokurori i Tiranës: ‘Fala’ trafikantin 47-vjeçar se ishte i ri
Vettingu nxjerr ‘të palarat’ e drejtësisë, ja si i shpëtojnë prokurorët trafikantët e qenieve njerëzore. KPK shkarkoi prokurorin Shpëtim Kurti, kolegu i tij kërkoi minimumin e dënimit ndaj një trafikanti pasi bazohej edhe në moshën e re e të akuzuarve, në një kohë kur katër prej të akuzuarve ishin midis 38-47 vjeç, dhe vetëm njëri prej tyre ishte 27 vjeç.
6 Janar 2019, 07:44 -
-
U shkarkua sepse nuk justifikonte pasurinë, Kuvendi nis procedurat për zëvendësimin e Dedjas në Kushtetuese
Kërkesa për aplikim nga ana e gjyqtarëve për postin duhet të paraqitet brenda datës 23 janar 2019 më pas lista e tyre do t’i përcillet Këshillit të Emërimeve në Drejtësi
24 Dhjetor 2018, 17:00 -
-
-
Del para KPK prokurori Adnan Kosova, raporti i ILDKPI: S’ka problem me pasurinë
DSIK ka dorëzuar një raport me konstatimin se, prokurori Adnan Kosova ka plotësuar saktë formularim dhe nuk ka informacione se ka lidhje me përsona të inkriminuar, duke konstatuar përshtatshmërinë në detyrë.
19 Dhjetor 2018, 16:52 -
-
Dyshime për pasurinë, KPA rihap hetimin për gjyqtaren e Tiranës, Alma Brati
Vendimi u mor 5 ditë pas seancës në KPA, më 13 dhjetor, ku Komisioneri Publik kërkoi shkarkimin e saj dhe ka ankimuar vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për gjyqtaren që kaloi vettingun në KPK
18 Dhjetor 2018, 17:00 -
Vettingu/ Nis seanca për prokurorin Alfred Progonati, KPK: Përmbush kriteret
ILDKPKI tha se subjektika bërë deklarim të saktë dhe nuk gjendet në situatën e konfliktit të interesit. Hetimi për Progonatin ështe bërë në të tre kriteret: Pasurinë, pastërtinë e figurës dhe aftësitë profesionale
18 Dhjetor 2018, 12:55 -
Prokurorja e Beratit Eloida Goxhi në sitën e vettingut
Drejtuesja e prokurorisë së Beratit, Eloida Goxhi do të dalë ketë të martë para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, ku pritet të gjykohet në tre shtyllat e vlerësimit të vettingut për ligjshmërinë e pasurisë saj, si dhe verifikimin etik e profesional.
18 Dhjetor 2018, 10:31 -
Nuk justifikoi pasurinë, Vettingu shkarkon nga detyra Kryetarin e Kushtetueses, Bashkim Dedja
Kolegji i Apelimit ka shkarkuar nga detyra sot Kryetarin e Kushtetueses, Bashkim Dedja. E ndërsa KPK e konfirmoi në detyrë në muajin qershor, Komisioneri Publik vendosi ta ankimojë vendimin me kërkesë të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit pasi nuk justifikonte pasurinë.
17 Dhjetor 2018, 10:07 -
KPK nis hetimin administrativ për Fatos Qaton vetëm për kriterin e pasurisë
Gjyqtari i Gjykatës së Apelit të Tiranës është kandidat për në Këshillin e Emërimeve në Drejtësi. Subjekti nuk kishte depozituar dokumentacion për të ardhurat e tij dhe bashkëshortes për vitet 1993-1997. Sipas KPK ka mungesë të burimeve financiare për blerjen e apartamentit në pronësi të bashkëshortes, përfituar në vitin 2005 me kontratë dhurimi, pjesë 50 %.
14 Dhjetor 2018, 13:21 -
Kaloi Vettingun, KPA nis seancën për gjyqtaren, Alma Brati: Kërkoj rikonfirmimin
Gjyqtarja e kaloi filtrin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit më 5 korrik 2018, por KP kërkon shkarkimin. Brati ishte edhe kandidate për Këshillin e Lartë Gjyqësor, por dy ditë më parë dha dorëheqjen nga gara
13 Dhjetor 2018, 10:42 -
Vettingu tjetër për 'fatin' e Bashkim Dedjes, KPA: Provat e paraqitura, të pamjaftueshme. Vendimi merret nesër
Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja doli sot përpara trupës së Kolegjit të Posaçëm të Apelimit. KPK vendosi në qershor ta konfirmonte në detyrë, por Komisioneri Publik vendosi ta ankimojë vendimin në KPA me kërkesë të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit. KPA i konsideroi dokumentat e paraqitura nga Bashkim Dedja si të panevojshme e kësisoj, vendimi do të merret nesër në ora 15.00
12 Dhjetor 2018, 11:26
