-
Nga 1 Janari 2025 Altin Dumani merr edhe kompetencat e Komisionerit Publik, qeveria i kalon SPAK-ut edhe zyrat
Këshilli i Ministrave vendosi në mbledhjen e 13 Dhjetorit që të kalojë nën administrim të SPAK dhe të Ministrisë së Drejtësisë zyrat e rivlerësimit të gjyqtarëve, kjo pasi nga 1 janari 2025, kompetencat e Komisionerëve Publikë do t’i marrë Altin Dumani
15 Dhjetor 2024, 20:30 -
U largua gjatë Vettingut, KPA i jep të drejtë shkallës së parë dhe rrëzon Komisionerin Publik për ish-inspektoren e KLD: Sofia Zhilla ishte dorëhequr! (VENDIMI)
Vettingu i KPA-së përfundoi sot procesin e rivlerësimit ndaj ish-inspektores, pas ankimimit që Komisioneri bëri në muajin Qershor. Jepet i njëjti përfundim sikurse edhe KPK, dilet pa një vendim përfundimtar, sepse “objekti dhe qëllimi i këtij procesi ishte bërë i pamundur”, sepse Zhilla ishte dorëhequr
12 Dhjetor 2024, 16:49 -
Vrau në Ndroq Alfred Dedjan/ Gjykatësja e 'Gërdecit' liroi Julian Gjoshin në 2021! Iu gjet pistoleta në makinë, tha se do e dorëzonte në komisariat! Raport mjekësor se vuante nga zemra
Shqiptarja.com siguron vendimin e gjyqtares Shefkie Demiraj e cila në 2021 liroi të riun që u gjet me pistoletë bereta në makinë. I konvertoi dënimin me 6 vite burg në 3 vite shërbim prove. Pa bërë vitin nga vuajtja e dënimit Julian Gjoshi vrau Alfred Dedja në Ndroq.
4 Dhjetor 2024, 11:53 -
U shkarkua në 2021 pasi nuk provoi burimin e ligjshëm të pasurisë, KPA lë në fuqi vendimin e KPK për gjyqtarin e Apelit të Vlorës, Nazmi Troka
KPA ka lënë fuqi vendimin e KPK-së për gjyqtarin e Apelit të Vlorës, Nazmi Troka i cili u shkarkua nga detyra në 2021 pasi dështoi të provonte burimet e ligjshme të pasurisë që zotëron, si dhe u gjet se ushtronte aktivitetin e fermerit në papajtueshmëri me detyrën e gjyqtarit.
26 Nëntor 2024, 09:27 -
Buxheti 2025, Kuvendi shpërndan para shtesë për institucionet e drejtësisë! 100 mln lekë për godinën e re të SPAK, fond pagash për stafin e Komisionerit Publik
Komisioni Parlamentar i Ligjeve vendosi të hënën që të pranojë shumicën e kërkesave për shtesë në buxhetin e vitit 2025 të institucioneve të drejtësisë dhe institucioneve të tjera të pavarura e të krijuara me ligj, si dhe propozoi një zgjidhje për procesin tranzitor të kalimit të funksioneve të vetingut.
26 Nëntor 2024, 07:08 -
SKEDA/ Operacioni i SPAK, kush është Taulant Tafa, gjyqtarit që iu kontrollua banesa! Dy vite më parë i uli dënimin Arben Grorit
Taulant Tafa, gjyqtari i Gjykatës Elbasan, i shkarkuar nga KPK më 2023Ish gjyqtari i Gjykatës së Elbasanit u shkarkua nga Komisioni i pavarur i Kualifikimit më 24 prill 2023Taulant Tafa e ka
25 Nëntor 2024, 14:10 -
Vettingu/ Mbyllet rivlerësimi në KPK, në ‘filtër’ 805 magjistratët! Vetëm 373 u konfirmuan të ndershëm, qytetarët ndihmuan drejtësinë me rreth 6700 denoncime (SHIFRAT)
Prej gjashtë vitesh i gjithë sistemi i drejtësisë ka kaluar në filtrin e verifikimit të figurës integritetit dhe pasurisë. KPK ka përfunduar rivlerësimin për të 805 magjistratët subjekte të vettingut. Shkalla e parë konfirmoi vetëm 373, ndërsa në proces kanë ndihmuar edhe rreth 6700 denoncime nga qytetarët.
22 Nëntor 2024, 12:14 -
-
Nuk justifikoi dot 7,1 mln lekë, Vetingu i KPA shkarkon gjyqtaren e Lushnjës! Mbetet në fuqi vendimi i KPK për Saemira Hilën
Vetingu i KPA-së lë në fuqi vendimin e shkallës së parë të KPK dhe shkarkon gjyqtaren e Gjykatës së Lushnjës, Saemira Hila, për çështjen e mosjustifikimit të pasurisë. Vendimi është marrë ditën e sotme, teksa shkarkimi i saj ishte vendosur prej 5 Nëntorit të vitit 2021 nga KPK
12 Nëntor 2024, 16:44 -
KPK konfirmon në detyrë si Prokurore e Tiranës motrën e Ermonela Felajt
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të premten më 8 nëntor vendimin për konfirmimin në detyrë të prokurores së Tiranës, Eranda Laze. Vendimi u mor me shumicë votash nga trupa e KPK e kryesuar nga Pamela Qirko, me relatore Xhensila Pinen dhe anëtare Alma Faskajn.
8 Nëntor 2024, 21:51 -
Prokurori Lazër Çardaku jep shpjegime për pasurinë
Komisioni konstatoi pamundësi financiare të prokurorit të Apelit, Lazër Çardaku në vlerën totale 1.3 milionë lekë si dhe ngriti dyshime për pasuri të fshehura, konstatime që u kundërshtuan nga subjekti i rivlerësimit, i cili shtoi se dhe nëse shpjegimet dhe provat e tij nuk do të pranohen, të vlerësohet bazuar në parimet e objektivitetit dhe proporcionalitetit lidhur me bilancin negativ.
7 Nëntor 2024, 21:00 -
KPK e shkarkoi gjyqtaren Matilda Shalla më 2022 për shkak të pasurisë, Vettingu i KPA lë në fuqi vendimin për magjistraten e Fierit
Trupa e shkallës së dytë të Vettingut vlerëson të ligjshëm vendimin e shkallës së parë. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli më 28 prill të vitit 2022 shkarkimin nga detyra të gjyqtares së Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, Matilda Shalla. Përjashtim nga sistemi i drejtësisë për 15 vite
23 Tetor 2024, 16:37 -
KPA lë në fuqi shkarkimin nga detyra të gjyqtares së Shkodrës Luveda Dardha! Shkarkohet edhe prokurori i Tiranës Artan Lulaj
Kolegji i Posaçëm i Apelimit, ka lënë në në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK për shkarkimin nga detyra të gjyqtares së Shkodrës, Luveda Dardha.
15 Tetor 2024, 20:46 -
KPK e shkarkoi prokuroren Rajmonda Berisha për mungesë burimesh e cënim të besimit
Komisioni vlerëson se prokurorja e Elbasanit, Rajmonda Berisha Kopaçi rezulton me bilanc negativ në vlera të konsiderueshme dhe se ka kryer deklarim të rremë të burimit e kryer veprime fiktive me shitjet e blerjet e pasurive, duke e gjendur në kushtet e cenimit të besimit të publikut tek drejtësia.
15 Tetor 2024, 09:02 -
Me 4 kode në Sky ECC! ONM i kërkon komisionerit të apelojë vendimin që konfirmon në detyrë ish kryeprokurorin e Vlorës! SPAK e arrestoi se ndërhyri në dosjen e 'Toyota Yaris dhe Suel Çelës
Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit i rekomandon Komisionerit Publik të apelojë vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që konfirmon në detyre prokurorin e Vlorës, Aurel Zarka, i cili u arrestua më 29 korrik 2024. ONM kërkon t'i verifiohet pasuria
9 Tetor 2024, 11:12 -
-
KPA rikthen në detyrë prokurorin e Tiranës, Genci Qana ishte shkarkuar tre vite më parë nga KPK, ONM e kritikoi si 'vendim të paarsyeshëm'
Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit e cilësoi në atë kohë vendimin e KPK-së si "jopropocional". Magjistrati u shkarkua më 31 mars 2021, pas një seance dëgjimore në të cilën prokurori u shpreh me superlativa për procesin e vetingut me besimin se do të konfirmohej. KPA e riktheu sot
1 Tetor 2024, 18:12 -
Prokurori Neritan Hoxha u shkarkua për deklarim të pamjaftueshëm të pasurisë
Në vendimin e arsyetuar, Komisioni konkludon se prokurori i Elbasanit, Neritan Hoxha ka kryer deklarime të pasakta dhe të pamjaftueshme në kriterin e pasurisë, që së bashku me problemet profesionale u konkludua se ky magjistrat ka cënuar besimin e publikut tek drejtësia.
25 Shtator 2024, 21:29 -
Probleme me kredinë e butë, Komisioneri Publik kërkon shkarkimin nga detyra të gjyqtarit Juljan Haxhiu
Komisioneri Publik, Irena Nino ka ankimuar në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit (KPA) vendimin e KPK-së për gjyqtarin e Gjykatës së Tiranës, Julian Haxhiu, ku kërkon shkarkimin e tij nga detyra
18 Shtator 2024, 21:57 -
I vunë tritol në banesë, gjyqtari i Gjykatës së Shkodrës nuk kalon vetingun, KPK shkarkon Tonin Stërkaj
Procesi i vetingut për gjyqtarin Sterkaj u krye nga trupa e KPK e kryesuar nga Alma Faskaj, me relatore Pamela Qirkon dhe anëtare Xhensila Pinen. Në cilësinë e vëzhguesit ndërkombëtar ishte i pranishëm Gerrit Sprenger.
4 Shtator 2024, 16:30
