-
Kajmaku vijon që të jetë në kërkim, policia nis verifikimin e pasurisë, kërkesë bankave dhe hipotekës
Policia e Shtetit ka nisur verifikimin pasuror për ish kryebashkiaku e Vorës, Agim Kajmakun për pastrim parashë. Prej disa ditësh oficerët e policisë u kanë dërguar kërkesë zyrtare bankave të nivelit të dytë dhe Hipotekës për tu vënë në dispozicion llogaritë bankare dhe pasuritë apo çdo pasuri tjetër që disponon familja Kajmaku. ish kryebashkiaku prej 10 ditësh është në kërkim nga policia me vendim gjykate, i akuzuar për tre vepra penale.
20 Nëntor 2019, 13:30 -
Grabitja e Rinasit/ Shtyhet seanca për Oltian Veselin dhe Elton Piklin, mungojnë avokatët
Arsyeja për këtë shtyrje të seancës është bërë mungesa e avokatëve për dy të dyshuarit. Në këtë seance Prokuroria i kërkonte Gjykatës kryerjen e analizave të ADN për të vërtetuar nëse përputheshin shenjat e gishtërinjve me gjurmët e gjetura në paratë e gjetura deri me tani.
19 Nëntor 2019, 13:34 -
Një tjetër i arrestuar për skandalin e tjetërsimit të tokave tek Kepi i Rodonit, shkon në 16 numri i personave pas hekurave
I arrestuari është Algert Rapi., 32 vjeç, banues në Katund i Ri, Sukth, Durrës, i cili ishte shpallur në kërkim. Ndaj 32-vjeçarit Gjykata e Shkallës së Parë Durrës, ka caktuar masën e sigurisë "Arrest me burg" për veprën penale " Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale”, e kryer në bashkëpunim.
19 Nëntor 2019, 12:27 -
U dhunua nga i dënuari për drogë, biznesmenia nga Lazarat rrëfen ngjarjen: Është nipi i burrit, po më merrte materialet e biznesit (VIDEO)
Biznesmenja e cila u dhunua nga një i dënuar për drogë ditën e djeshme në Lazarat ka folur nga spitali duke thënë se, agresori është nipi i burrit të saj. E dhunuara, Lavdie Buzheri tha se në biznesin e saj ku prodhon rrjeta teli ditën e djeshme rreth orës 10:00 kishin shkuar disa persona, të cilët kishin ngarkuar në një kamion
19 Nëntor 2019, 10:14 -
Pronarja e punishtes në Lazarat: "Më dhunoi nipi i burrit!" I dënuari për drogë lihet i lirë nga policia (VIDEO)
Menjëherë në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia duke e shoqëruar agresorin në komisariat por më pas është lënë i lirë. Ndërkohë që gruaja biznesmene ndodhet në gjendje të rënduar shëndetësore dhe psikologjike në spital, agresori u lirua nga policia.
19 Nëntor 2019, 09:22 -
Vlorë/ Shoferi plagos gabimisht kunatin, sherri nisi pas përplasjes së makinave
Mbrëmjen e kaluar, në Spitalin Rajonal Vlorë ka shkuar i plagosur me armë zjarri E. N., 25 vjeç, banues në fshatin Ferras, Fier. Menjëherë pasi janë njoftuar policia ka nisur hetimet ku ka zbuluar se në aksin rrugor pranë mbikalimit të Levanit janë përplasur automjetet Volskëagen Golf, me drejtues E. B., e pasagjerë E. Y. dhe Xh. T dhe Alfa Romeo, me drejtues M. T. e pasagjerë S. Q. dhe E. N.
18 Nëntor 2019, 15:21 -
Tiranë/ Kamerat e sigurisë zbulojnë hajdutin e aparatit të sinjalit...La një kompleks pallatesh pa 'televizorë' (VIDEO)
Tre persona kanë rënë në prangat e policisë për shkak se akuzohet për vjedhje. Të arrestuarit janë A.H 50-vjeç, E. D., 50 vjeç dhe L. D., 40 vjeç të tre banues në Tiranë.
18 Nëntor 2019, 14:40 -
Urdhër-arresti për Kajmakun/ Dyshime për dekonspirim, SHÇBA nis verifikimet për disa punonjës policie
SHÇBA ka nisur verifikimet për disa punonjës policie pasi dyshohet se është dekonspiruar operacioni për sa i përket urdhër-arrestit të lëshuar për ish kryebashkiakun e Vorës Agim Kajmakun. Ky i fundit vijon të jetë në kërkim nga policia e Shtetit që prej datës 9 nëntor. Me një vendim Gjykate Tirane e cila ka caktuar në mungesë masën e arrestit me burg.
18 Nëntor 2019, 11:42 -
-
50 mijë euro për të nxjerrë nga burgu të dënuarin me 30 vjet për vrasje, arrestohet 'juristja' mashtruese e Gjykatës së Lartë
Operacioni policor i koduar "Bënça", i ndjekur prej një viti me metoda proaktive, arrestoi me vendim gjykate 'arerst me burg' dhënë në mungesë më 13 nëntor 2019, 33-vjeçaren Amarilda Leka, lindur në Përmet dhe banuese në Tiranë.
15 Nëntor 2019, 13:58 -
-
-
150 km/h! Alkool në timon e gara shpejtësie në Tiranë-Elbasan, në tre orë hiqen 17 patenta
Sipas policisë 11 leje drejtimi janë pezulluar për tejkalim shpejtësie shpejtësi mbi normat e lejuara, duke filluar nga 135-150 km/h, në kohë me fluks të plotë trafiku si dhe 7 leje drejtimi për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit .
15 Nëntor 2019, 08:08 -
Emri/ Vritet 34-vjeçari në Vlorë, u gjet me shenja dhune në kokë dhe plumb në shpatull (VIDEO)
Një 34 vjeçar është vrarë me armë zjarri ditën e sotme në lagjen Kushtrim të Vlorës. Viktima është Kreshnik Dashi, ku fillimisht u raportua se ai kishte vdekur si pasojë e një arresti kardiak por pas ekspertizës mjeko ligjore rezultoi se 34-vjeçari ishte qëlluar me armë.
13 Nëntor 2019, 09:01 -
Lezhë/ 'Ndalo ose të qëlluam...!' Policia shtin në ajër, por i shumëkërkuari arrin të arratiset (VIDEO)
Lezha është tronditur nga të shtëna me armë zjarri ditën e sotme. Kanë qenë efektivët e policisë së Lezhës të cilët kanë qëlluar në ajër në formë paralajmërimi për një të shumëkërkuar, por ky i fundit nuk i është bindur urdhrit për të ndaluar dhe ka mundur të arratiset.
11 Nëntor 2019, 10:13 -
-
Vodhën opinga e kostume popullore në Kurbin, policia i arreston në afërsi të Tiranës
Autorët e vjedhjes po lëviznin me makinë në drejtim të Tiranës. Ata janë janë ndjekur nga policia e Kurbinit, ku në vendin e quajtur “Ura e Tapizës” është konstatuar dhe bllokuar mjeti me të cilën dy autorët po lëviznin.
9 Nëntor 2019, 13:09 -
-
Me shpejtësi skëterr në aksin Sauk-Teg/ Policia në 'këmbë' gjatë natës, hiqen 14 patenta
Sipas njoftimit të policisë në vetëm 180 minuta kontroll me radar duke i monitoruar nga mbikalimi u konstatuan 14 raste te shpejtësisë tej normave te lejuara qe varionin nga 140 km/h deri ne 173 km/h.
9 Nëntor 2019, 07:23 -
Çonin shqiptarët me letra false greke dhe italiane në Angli dhe SHBA, goditet grupi, shkatërrohet laboratori në Durrës, 3 të arrestuar (VIDEO)
Tre pjesëtarë të grupit kriminal të dënuar më parë janë arrestuar, ndërsa është sekuestruar edhe laboratori i falsifikimit në Durrës pas një pune intensive 6-mujore.
8 Nëntor 2019, 12:08
