-
-
RENEA në elitën botërore të forcave speciale ‘SWAT Challenge Dubai 2026’! Vendi ynë përfaqësohet nga dy ekipe (VIDEO)
Policia e Shtetit përfaqësohet në këtë arenë botërore nga Njësia Elite e Forcave Speciale RENEA, e cila këtë vit konkurron me dy ekipe, RENEA “A” dhe RENEA “B”, duke mbajtur lart emrin e Policisë së Shtetit dhe ngjyrat e flamurit kombëtar.
9 Shkurt, 15:36 -
-
Ndërtimi i parkut fotovoltaik në Lushnjë përplas banorët me Policinë, reagon Braçe: ‘Agai i ri’ po grabit tokën publike! Kanë kërcënuar banorët (VIDEO)
Duke ndarë pamje nga protesta e banorëve në njësinë Bubullimë të Lushnjës dhe përplasjet me policinë Deputeti Erjon Braçe denoncon përpjekjet, sipas tij, për marrjen e tokës publike për panele fotovoltaike.
8 Shkurt, 12:31 -
-
-
Mishi shitej në mes të baltës, AKU aksion në tregun e Milotit! Bllokon 75.8 kg mish derri pa certifikatë sigurie, vulë dhe faturë tatimore (VIDEO)
Mishi tregohej në një zonë të papërshtatshme, i ekspozuar në mes të baltës dhe në kundërshtim me ligjet.Tregu i Milotit, i cili funksionon kryesisht ditëve të dielë, nuk plotëson asnjë nga kriteret ligjore dhe higjeno-sanitare të përcaktuara nga legjislacioni në fuqi.
8 Shkurt, 08:03 -
-
Tiranë/ Kallashnikov dhe municion luftarak në banesë, arrestohet 51-vjeçari
Personi me inicialet SH.L mbante kallashnikovin dhe municionin luftarak të fshehur në banesë, por një sinjalizim ia çoi policinë te dera.48-vjeçarI është arrestuar sot në flagrancë në zonën e Pezë Helmësit në Tiranë.
6 Shkurt, 14:53 -
-
-
'E pavërtetë'- Ministrja Koçiu përgënjeshtron lajmin për rikthimin e monopatinave te qytetarët: Udhëzimi i ndalimit mbetet në fuqi!
Ministrja e Brendshme Albana Koçiu ka reaguar sot ndaj lajmeve për rikthimin e monopatinave elektrike tek qytetarët, duke i cilësuar ato si të pavërteta.
5 Shkurt, 19:39 -
Pjesë e Policisë së Shtetit që prej 2005, komisarja Enkela Deraj vlerësohet nga Ilir Proda me Certifikatën e Karrierës
Komisarja, e sprovuar me sfida e vështirësi në disa fusha të shërbimit, është kthyer në një shembull të mirë dhe frymëzues për të gjitha gratë dhe vajzat në Policinë e Shtetit. Pjesë e Shoqatës së Grave në Policinë Shqiptare, ajo kontribuon në mënyrë të vazhdueshme për mbështetjen dhe inkurajimin e kolegeve.
5 Shkurt, 17:22 -
Dyshimet për kontrabandë ilaçesh nga Italia drejt Shqipërisë, arrestohet 53-vjeçari në Vlorë, nisin hetimet për djalin e tij (VIDEO)
Një 53-vjeçar në Vlorë ka rënë në prangat e Policisë, pasi dyshohet si i përfshirë në kontrabandë ilaçesh dhe celularësh nga Italia drejt Shqipërisë. Po ashtu, Policia nisi hetimet edhe ndaj djalit të tij 26-vjeçar.
4 Shkurt, 17:15 -
Siguria/ Togat e zeza duan policë brenda sallës së gjyqit! Qeveria: Në mars shpaloset plani për godinat, nisim nga Lezha dhe Fieri
Kuvendi përfundoi një tur monitorimi në gjykatat e vendit për të inspektuar kushtet e sigurisë pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja. Deputetët shprehen se gjyqtarët kërkojnë policinë brenda sallave të gjyqit, por ministria e brendshme thotë se në këtë fazë nuk ka personel për të përballuar këtë kërkesë. Qeveria merr përsipër ndërtimin e godinave, duke nisur nga Lezha e Fieri.
4 Shkurt, 16:31 -
-
-
Delegacioni i EUROPOL vjen në Tiranë, Policia e Shtetit: Bashkëpunojmë në luftën kundër krimit të organizuar!
Sipas njoftimit zyrtar, palët diskutuan për prioritetet e përbashkëta kundër krimit të organizuar, përfshirë zhvillimin e hetimeve proaktive të bazuara në inteligjencë, shkëmbimin e informacionit me EUROPOL-in dhe shtetet anëtare të BE-së, si dhe goditjen e grupeve kriminale me rrezikshmëri të lartë dhe lidhje ndërkombëtare.
30 Janar, 14:42 -
-
Mashtrim online me oferta për kredi, Policia e Shtetit: Ju marrin paratë, mos dërgoni të dhëna personale e bankare
Policia e Shtetit informon se po qarkullon një mashtrim online lidhur me ofertat e rreme për kredi që synon të marrë paratë e qytetarëve. Persona të dyshimtë paraqiten si përfaqësues të bankave përmes kanaleve të ndryshme të komunikimit. Autoritetet këshillojnë vëmendje dhe kujdes të shtuar, si dhe të denoncohet çdo rast i dyshimtë.
30 Janar, 11:15