-
-
Fëmija i humbur vë policinë në lëvizje për ta gjetur, ndërsa tërmeti në gatishmëri për të ndihmuar/ Episodi i dytë i emisionit '112'
Humbja e fëmijës është makthi për çdo prind! Një nga detyrat e efektivëve të Policisë së Shtetit është dhe gjetja e fëmijëve të humbur ndërsa një denoncim i vë ata në lëvizje për një fëmijë 7-vjeçar që është larguar nga shkolla. Në segmentin e dytë të emisionit "112" për këtë javë do të trajtojmë një ngjarje që do të kujtohet gjatë! Tërmeti i 21 shtatorit por edhe ai i 26 nëntorit. Emisioni i kësaj jave sjell përjetimet e punonjësve të policisë së kryeqytetit dhe pamjet reale të momenteve dramatike që ata kanë hasur teksa kryenin detyrën. Në emisionin e Report TV, transmetohen edhe pamjet nga kamerat e kryeqytetit se si u përjetuan ato sekonda tronditëse.
14 Dhjetor 2019, 20:56 -
Ardi Veliu mbërrin në Elbasan për atentatin, policia shoqëron mbi 10 persona
Foto ilustrueseDrejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Velia ka shkuar në qytetin e Elbasanit pas atentatit të ndodhur mbrëmjen e sotme ku u ekzekutua Andi Zylyfi dhe u plagos Ardit Uruçi. Deri më tani janë shoq&
13 Dhjetor 2019, 22:43 -
Niset drejt Traumës në Tiranë i plagosuri i atentatit në Peqin, mjekët: Është jashtë rrezikut për jetën
Është nisur drejt spitalit të Traumës në Tiranë, i plagosuri 23-vjeçar, Ardit Uruçi. Burime nga mjekët e Elbasanit konfirmojnë se i riu është jashtë rrezikut për jetën, megjithatë &eu
13 Dhjetor 2019, 21:34 -
Pamjet nga spitali/ Daja dhe xhaxhai transportuan Andi Zylyfin në spital me makinën e bërë 'shoshë' nga plumbat
Andi Zylyfi nuk ka mundur të mbijetojë plagëve të marra nga plumbat e atentatit edhe pse është dërguar me urgjencë në spitalin e Elbasanit.Kanë qenë daja dhe xhaxhai i Andi Zylyfit, të cilët e kanë transportuar në spital me makinën në të cilën iu bë atentati nipit të tyre.
13 Dhjetor 2019, 20:51 -
Zbardhen detaje të reja nga vrasja në Peqin, viktima djali i ish-policit të burgut
Zbardhen detaje të reja nga vrasja në Peqin mbrëmjen e sotme. Report Tv mëson se babai i 26-vjeçarit që u vra sonte, Hysni Zylyfi ka qenë polic në burgun e Peqinit disa vite më parë. Djali i tij, Andi Zylyfi&
13 Dhjetor 2019, 20:47 -
Detajet/ Vrasja e Andi Zylyfit me breshëri arme dhe lidhja e tij familjare me tre viktimat e atentatit të një viti më parë në Elbasan
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vrasja e 26-vjeçarit, Andi Zylyfi mbrëmjen e sotme në aksin Peqin-Elbasan. Burime për Report Tv, bëjnë me dije se Andi Zylyfi është kushuriri i parë(djali i hal
13 Dhjetor 2019, 20:31 -
-
Ekzekutohet në Peqin Andi Zylyfi, miku plagoset në kokë! Djali i hallës iu vra për drogë në 2018 (VIDEO)
Një 26-vjeçar është vrarë me armë zjarri në aksin Elbasan-Peqin. Viktimë mbeti Andi Zylyfi, ndërsa nga të shtënat është plagosur edhe Ardit Uruçi, 23 vjeç, i cili është në gjendje të rëndë, pasi ka një plumb në kokë, por sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetën. Atentati ndaj tyre dyshohet për larje hesapesh mes bandash.Viktima ka lidhje familjare me Endrit Alibej e Arben Dylgjeri, të cilët mbetën të vrarë në një atentat në Bradashesh të Elbasanit, një vit më parë.
13 Dhjetor 2019, 19:11 -
Helmimi i çiftit në Librazhd/ Detajet në 'Pa Gjurmë', mjekët: U helmuan me bar miu! Kryeplaku i fshatit: U shokua i gjithë fshati
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga helmimi i çiftit Hajdari në Librazhd, ku humbi jetën 19-vjeçarja Rezarta Hajdari ndërsa u helmua rëndë bashkëshorti i saj 27-vjeçari, Olsian Hajdari. Bluzat e Bardha kanë konfirmuar se dy të rinjtë janë helmuar me bar miu.
13 Dhjetor 2019, 17:56 -
Fier/ Digjet stalla e bagëtive, zonja e shtëpisë: Një person i dyshimtë ishte pranë shtëpisë (VIDEO)
Zonja e shtëpisë Sadija dhe vajza e saj Marsela Martini shprehen se është hera e dytë që banesa e tyre dhe stalla e bagëtive përfshihen nga flakët, ndaj kërkojnë ndihmë pasi dyshojnë si zjarrvënie të qëllimshme.
13 Dhjetor 2019, 16:31 -
-
RENEA arreston Endrik Llukën, atentat në 2016-ën nipërve të gruas së Dasho Alikos...Pranga dhe babait me snajper, pistoletë e dylbi
Arrestohet pas 3 vitesh në arrati, Endrik Lluka i cili në 2016-ën vrau kushëririn e tij dhe i plagosi vëllain pas një sherri për motive pronësie dhe borxhet. Viktima dhe i plagosuri, nipërit e gruas së ish-kryekomunarit të Lazaratit, Dashor Aliko. Endrik Llula djali i një punonjësi policie, i dënuar në mungesë me 35 vjet burg për krimin e 22 marsit 2016. Arrestohet edhe babai i Llukës, Bexhet Lluka pasi në banesë ju gjetën snajper, pistoletë dhe municione luftarake.
12 Dhjetor 2019, 09:48 -
Çmenduri në Sauk me 221 km/h, policia: Mos shpejto të arrish aksidentin (Shikoni pamjet)
Policia e shtetit ka publikuar pamjet nga kontrolli me radar që ka kryer, ndërsa u bën apel drejtuesve të automjeteve që të respektojnë rregullat e qarkullimit për një destinacion të sigurt.
11 Dhjetor 2019, 22:59 -
-
-
Durrës/ Përplasi për vdekje 36-vjeçarin në Spitallë, vetëdorëzohet në polici pas dy ditësh 52-vjeçari
Nga ky aksident i rëndë, humbi jetën 36-vjeçari E.H. teksa udhëtonte me biçikletë dhe u përplas nga një makinë 'Renault Megane' që drejtohej nga 52-vjeçari, S.B i cili sipas policisë është vetëdorëzuar paraditen e sotme dhe më pas i janë vënë prangat.
8 Dhjetor 2019, 16:44 -
Në kërkim për vrasjen e ndodhur në Vlorë 1 vit më parë, kapet në Itali dhe ekstradohet 32-vjeçari nga Memaliaj (EMRI)
Kapet dhe ekstradohet nga Italia Ergest Avdiu i shpallur në kërkim për vrasjen Vasil Dervishaj, pronarit të një lokali të quajtur “Kafe Gimoka” në Vlorë, ngjarje e ndodhur në 4 qershor të vitit të shkuar.
7 Dhjetor 2019, 09:16 -
-
HEROI/ Njihuni me Brandin, qeni i policisë shqiptare që u fut 5 metra nën rrënoja dhe zbuloi njerëz të gjallë
Brandin mund ta keni parë nëpërmjet ekranit të televizioneve teksa kërkonte pa u trembur në rrënojat e pallateve në Durrës.Ndërkohë policia e shtetit bën me dije se ky nuk ishte misioni i parë i ‘Brandit’, pasi ai është përdorur për kërkimin e njerëzve të gjallë nën rrënoja edhe në shërbime të tjera më herët në Shkodër e Tiranë.
5 Dhjetor 2019, 18:44